Vittorino da Feltre
Appearance
Vittorino da Feltre (Feltre, 1378 – 2 shkurt 1446) ishte një mësimdhënës dhe pedagog i shquar humanist italian. Ai ishte njeri me kulturë dhe arsim të lartë. Emri i tij i vërtetë ishte Vittorino Rambaldoni. Vittorino u lind në Feltre, Belluno, Republika e Venedikut. Studimet i kreu në Universitetin e Padovës. Një kohë kishte punuar profesor (lektor) i filozofisë. Kontributi i tij më i madh për arsimin dhe kulturën humaniste mbetet puna e tij në Shtëpinë e Gëzimit. Vittorino mendonte se ideja e Rilindjes së njeriut të plotë, ose l'uomo universale — paraqet shëndetin e trupit, forcën e karakterit dhe pasurinë e mendjes. Vittorino da Feltre vdiq në Mantua më 2 shkurt 1446. [1] [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë. 8 Nëntori, Tiranë, 1983, fq. 194 - 195.
- ^ Durant, Will (1953). The Renaissance. The Story of Civilization. Vëll. 5. New York: Simon and Schuster. fq. 250.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lexime të mëtutjeshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vittorino da Feltre at the Mathematics Genealogy Project
- McCormick, P.J. (1906). "Two Catholic Mediæval Educators: I. Vittorino da Feltre," The Catholic University Bulletin 12, pp. 453–484.