Jump to content

Vllehët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vllahë)
Viset e banuara nga Vllehët

Vllehët ose Vllahët janë një popull që banon kryesisht në Evropës Juglindore. Quhen ndryshe edhe arumunë. Janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, mendohet se vijnë nga ilirët dhe thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.

Prejardhja e emrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri vllah, ka prejardhje gjermane, nga fjala Walha, që do të thotë i huaj, i jashtëm, një fjalë e përdorur nga popujt gjermanë për popujt që flisnin gjuhë romane (latine) dhe për fqinjët keltë. Fjala mund të ketë prejardhjen dhe nga fisi kelt Volcae.

Në trojet shqiptare vllehët janë quajtur me disa emra edhe vllahë, gogë, arumunë, çobenj, llacifacë, llahingë (femër vllehe, tashmë në Shkodër kjo fjalë nënkupton vetëm një femër llafazane), xinxarë etj.

Si shkruajne autoret greke dhe romake, konsulli Paul Emili mbasi e mundi shtetin Maqedon dhe Epirin krijoi Provincen Romake te Maqedonise. Epirin e shkretoi fare duke vrare rreth një te treten e popullsisë, duke shkateruar 70 qytete e kështjella dhe duke marre 150 mije skllever ne Rome përveç floririt, argjendit etj. Rreth viteve 168-146 para eres se re, u sollen 150.000 banore nga Italia Veriore (nga Toskana) dhe u vendosen si ruajtes anes rruges Egnatia ne pika te ndryshme te saj, qe nga portat e kësaj rruge (Durresi, Vlora, e Arta) deri ne Selanik, ndoshta e pak me tej. Keta banore për te mbijetuar, përveç punës si roje filluan te merren dhe me blegtori. Kur erdhen fiset gjermanike ne shek V debuan nga territoret e Ballkanit gjithë nepunesit romake dhe ata qe e quanin veten romake, kurse vllehte i lane, sepse ata gjatë 6 shekujve ishin kthyer ne një popullsi dygjuheshe dhe nuk e quanin me veten për romake, ishin bere vendalinj, por qe ruanin gjuhen e zakonet e tyre duke marre dhe disa zakone e fjale nga gjuha e vendesve, pra ilireve.

Mbas shembjes se Perandorise Romake ata u kthyen ne një popullsi thjesht blegtorale qe shtegtonte gjate veres nga qendrat fushore ne pika malore. Kështu jetuan gjate shekujve. Ata nuk u bene bujq dhe as profesione nuk mesuan. Duke qene se jetuan ne pika te vogla te shperndare pa shume lidhje territoriale ndervedi, shume prej tyre janë asimiluar, prandaj popullsia prej 150.000 nuk u shtua shume gjate 20 shekujve. Gjate shek XIX kur ne Ballkan u perjetua rilindja e kombeve arumunet nuk munden te krijonin një levizje te vertete rilindese, sepse u mungonte bashkesia e territorit, dhe sidomos u mungonte ekzistenca e qyteteve, ku mund te krijohej një elite intelektuale e cila mund te perpunonte ideologjia e rilindjes kombëtare. Vllehte ishin një popull i shperndare dhe mik me te mire njihnin popullin shqiptar, pasardhesin e ilireve, me te cilin kishin jetuar pa u ngacmuar ne shekuj.

Italia nuk mund t'i quante vllehte diaspore italiane, sepse ata vete e kishin humbur idene e origjines se tyre nga Toskana. Kështu Italia nuk tregoi interes për t'i afruar si minoritet te sajin. Nderkohe shteti i ri rumun hodhi hipotezen se arumunet ishin rumune te shperndare. Kjo hipoteze filloi te mbinte dhe te ngjiste me mire. Por fakti qe ne termat e blegtorise dhe ne emrat e orendive te shtepise vllacja ka afersi me italishten dhe jo me rumanishten, tregon origjinen e tyre te hershme.

Disa intelektuale te paket arumune si Petro Vullkani menduan se krijimi i një shteti shqiptaro-arumun mund t'i mbronte nga asimilimi sllav ose grek, por as ky mendim nuk u perhap e nuk u pervetesua si duhej. Abdyl Frashëri propozoi krijimin e një shteti arumun ne malet e Pindit ku kishte mjaft arumune dhe ku mund te mblidheshin arumunet e shperndare ne Ballkanin Jugor. Me këtë propozim ai mendonte te krijonte një shtet te pavarur midis Greqise dhe Shqipërisë, për te ndaluar synimet grabitqare te Greqise ndaj territoreve shqiptare, por greket e sabotuan këtë ide.

Territoret ku banojnë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vllehët banojnë kryesisht në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Rumani. Më parë vllehët banonin dhe në Kosovë e Shqipërinë e Veriut, por sot shumica janë asimiluar ose kanë emigruar. Edit Durham në librin e saj "High Albania", përshkruan se në Prizren kishte 180 shtëpi vllahe në 1909-ën. Në librin e saj ajo tregon se vllehët në Kosovë jetonin dhe në Prishtinë e Mitrovicë. Edit në veprën e saj, tregon se në atë vit, çereku i 2500 shtëpive në Prishtinë ishin ortodokse, dhe shumica e ortodoksëve ishin vllehë. Ajo shton se vllehët dhe shqiptaret takoheshin si vëllezër, dhe Marko, udhërrëfyesi i saj shqiptar, ishte i kënaqur të ishte në shtëpinë e një vllehu. Ajo dëgjon pohime si: "Vllehët, kanë gjak të ëmbël"-thoshte Marko; "Jo si sllavët". "Vllehët janë si ne"--;i thotë një shqiptar tjetër Edit Durhamit, "nje shqiptar e jep vajzën te një vllah, por jo te një sllav".[1]

Disa studiues thonë se vllehët në Kosovë nuk ekzistojnë më dhe sa ata u asimiluan nga komuniteti serb.[2] Vllehët u asimiluan, duke u bërë pjesë e komunitetit serb në shumë raste, por mbiemrat e Kosovës tregojne se disa u bënë dhe shqiptarë, si mbiemri Vlasi, i cili është termi me të cilin sllavët i thërrisnin vllehët.

Shumica e vllehëve në Shqipëri sot jetojnë në zonat jugore të Shqipërisë, si në rrethet e Fierit, Vlorës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Përmetit. Shumë nga vllehët e Maqedonisë dhe Greqisë kanë prejardhje nga zona e Korçës dhe Voskopojës në Shqipëri.

Hipoteza për prejardhjen dhe gjenetikën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjenetika

Ka disa hipoteza për prejardhjen e vllehëve. Elena Bosch në studimin e saj, tregon se asnjë nga hiptozat gjenetike nuk mund të supozohet si e saktë 100%, pasi vllehët kanë ngjashmëri gjenetike me të gjithë popujt kryesorë në Ballkan.

Vllehet janë te njohur për një kulture te gjere duke i prekur te gjitha sferat e jetes dhe duke kontribuar ne bashkjetesen e tyre me shqiptaret.