Vlora Çitaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Vlora Çitaku 2.jpg

Vlora Çitaku (1980)[1][2] është një politikane dhe diplomate shqiptare në Republikën e Kosovës, aktualisht ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara.[3] Paraprakisht ishte Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork.[4]. [5]

Arsimimi[redakto | përpunoni burim]

Vlora Citaku është e lindur në fshatin Runik, Komuna e Skenderajt dhe jeton në Prishtinë. Çitaku ka të mbaruar një MA në Medie dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999. Çitaku po ashtu shërben në një bord bamirësie në Kosovë që angazhohet për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Vlora Çitaku më herët ishte ministre e Integrimit Europian, ish zëvendësministre e jashtme dhe ministre e jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK. Çitaku ishte ministërja e dytë për Integrim Europian që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009.[6] Para kësaj ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zëvendësministre e Punëve te Jashtme, në një ministri të themeluar tek pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Znj. Çitaku ka ndihmuar edhe në themelimin e Ministrisë, në krijimin e korit të parë diplomatik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në baza bilaterale e multilaterale, siç është edhe Këshilli i Sigurimit i KB.

Çitaku po ashtu ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.[7] Ajo ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim europian. Ne zgjedhjet e fundit, Znj. Çitaku është zgjedhur si një nga kandidatet më të votuar në partine e saj.

Ajo po ashtu është anëtare e Kryesisë së partisë më të madhe politike në Kosove, në të cilën u anëtarësua që nga zanafilla e saj ne vitin 1999. Më herët ishte zëdhënëse e partisë, këshilltare për media si dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Twitter
  2. ^ Guide to Women Leaders
  3. ^ "Çitaku dekretohet ambasadore në SHBA". Marrë më 2015-08-19. 
  4. ^ "Vlora Çitaku konsulle e Kosovës në Nju Jork". old.zeri.info. Marrë më 2015-08-19. 
  5. ^ http://www.mfa-ks.net/?page=1,49
  6. ^ "Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku dhe Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi vizituan Berlinin". Ministria e Punëve të Jashtme - Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin. Marrë më 2015-08-19. 
  7. ^ "Profile: Vlora Citaku- Kosovo's new challenge" kijacnews.net 2 March 2010 Link retrieved 21 February 2011