Jump to content

Vranidolli

Coordinates: 42°45′N 21°09′E / 42.75°N 21.15°E / 42.75; 21.15
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

42°45′N 21°09′E / 42.75°N 21.15°E / 42.75; 21.15

Vranidoll
Dafinet
Fshat
Pamje nga Vranidolli
Pamje nga Vranidolli

Vranidoll është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Dafinet.

Fshati Vranidoll është pikërisht në kilometrin e 10 magjistrales Prishtinë-Podujevë.

Ka pozitë mjaft të përshtatshme gjeografike pasi që gjendet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, magjistrale kjo e cila konsiderohet si me e frekuentuara brenda Kosovës. Në fshatin Vranidoll kalon lumi Llap dhe rrjedha të tjera ujore, duke i siguruar keshtu fshatit florë dhe faunë të pasur. Po ashtu në fshatin Vranidoll gjendet mali Kulina i cili është kufi ndarës në mes komunës së Prishtinës dhe asaj të Podujevës. Pas luftës, fshati është emëruar si Dafinet, nga mali shumë i pyllëzuar i këtij fshati Dafina. Në fshatin Vranidoll jetojnë vetëm njerëz të komunitetit shqiptar te cilët kanë prejardhje të ndryshme. Banorët e këtij fshati mbajnë këta mbiemra: Miftari, Abdullahu, Reçica, Kelani, Bekolli, Jashanica, Mehmeti etj. Familja Abdullahu që është më e madhja, ka prejardhje nga Shqipëria Veriore, gjegjësisht janë Shkrel nga Malësia e Mirëditës, prej nga kanë ardhur para mëse 480 viteve përkatësisht në vitin 1528. Po ashtu edhe familja Miftari është nga Shqipëria, ndërsa familjet Reçica, Kelani dhe Jashanica janë muhaxhirë nga fshatrat e Nishit. Edhe familja Bekolli ka rrënjë të njëjta me familjen Abdullahu, ata i takojnë fisit Berish. Në këtë fshat gjendet edhe kazerma e FSK-së "Hakif Zejnullahu".

Fshati Vranidoll ka afërsisht 120 shtëpi ose deri 200 shtëpi dhe rreth 1000 banorë.

Në fshatin Vranidoll gjenden 6 minimarkete, 3 zdrukthtari, 4 servise veturash, 1 kompani për shitjen e dyerve dhe dritareve, 2 mobileri etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]