Vrasja e Agon Zejnullahut
Vrasja e Agon Zejnullahut ishte një ngjarje e rëndë dhe tragjike që ndodhi më 7 korrik 2025, ku Agon Zejnullahu, një qytetar i komunës së Lipjanit, gjatë arrestimit u mbyt në rrethana ende të paqarta nga 5 oficerë të Policisë së Kosovës,[1] të cilët e kishin shtrirë në mes të asfaltit dhe ishin mbi të, të gjithë njëkohësisht duke tentuar ta lidhnin dhe arrestonin.[2][3] Agoni gjatë kësaj ngjarje nuk ishte në kontroll të veprimeve të tij pasi ishte në ndikim të alkoolit apo ndonjë substance tjetër, por ishte i paarmatosur. Njëri nga policët fillimisht e kishe spërkatur me sprej me piper, pra ai nuk shihte mirë por as nuk mund të rezistonte kur po e arrestonin, rreziku që ai mund të shkaktonte ishte neutralizuar. Agoni tashmë kishte ndërruar jetë kur policët ende po mundoheshin ta ngrinin dhunshëm në këmbë që ta fusnin në veturë të policisë, kur arriti ambulanca mjekët e gjetën pa shenja jete. E gjithë ngjarja para dhe pas arrestimit të tij ishte kapur nga kamera të shumëta të sigurisë[4][2] dhe në gjirime të kalimtarëve të rastit ku shihet vrasja brutale.[4]
Reagime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga familjarët,[5] shoqëria civile, dhe analistë të ndryshëm. Ata kanë kërkuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve. Gjithashtu, organizata të ndryshme kanë organizuar protesta[6][5] dhe tubime për të kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun.[6]
Brutaliteti policor po përballet me pakënaqësinë e qytetarëve pasi ka pasur edhe shumë raste të tjera të përdorimit të paarsyeshëm të forcës ose tejkalimit të kompentencave policore, si në rastin e rrahjes së një qytetari në Klinë në oborrin e shtëpisë nga 3 policë pas prangosjes, gjatë arrestimit të tij,[7][8] ose në Ferizaj gjatë arrestimit të personit të gabuar për sulmin me thikë ndaj disa personave të komuniteteve pakicë,[9][10][11][12]. Në një rast tjetër në Gjakovë polici i uniformuar së bashku me djalin e tij rrahin brutalisht dy persona në lokalin e tyre.[13][14] Përveq shumë rasteve të tjera në kohët e fundit.
Pasojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vrasja e Agon Zejnullahut ka nxitur një debat të gjerë në mediat shoqërore dhe në media tradicionale mbi sigurinë dhe rendin publik në Kosovë. Prokuroria dhe Gjykata e Prishtinës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjykimin e autorëve.[15][16]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ T7 (2025-07-08), EKSKLUZIVE - Videoja që shpjegon gjithçka, kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun | T7, marrë më 2025-07-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - 1 2 T7 (2025-07-08), EKSKLUZIVE - Videoja që shpjegon gjithçka, kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun | T7, marrë më 2025-07-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ Express, Gazeta (2025-07-08). ""Vrasja nga pakujdesia" e 27-vjeçarit në Lipjan - 48 orë ndalim për policët që e arrestuan para vdekjes - çfarë dihet deri tash". Gazeta Express. Marrë më 2025-07-15.
- 1 2 RTV Dukagjini (2025-07-08), Pamje EKSKLUZIVE - Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë, marrë më 2025-07-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Vrasja e 27-vjeçarit nga policia në Kosovë, familjarët e Agon Zejnullahut protestojnë në Lipjan: Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje". NEWSBOMB. 2025-07-12. Marrë më 2025-07-15.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Kosovë/ Vrasja e Agon Zejnullahut, mbahet sot protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan". www.balkanweb.com. Marrë më 2025-07-15.
- ↑ https://zeri.info/kronika/583116/polici-e-rrah-qytetarin-e-prangosur-ne-kline-dy-te-tjere-e-mbajne-dalin-pamjet/.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!) - ↑ 17 mijë shikime · 62 reagime | Rrahja e qytetarit nga 3 zyrtarët policorë në Klinë, fillimisht policët kishin dërguar dosje në Prokurori duke pretenduar se qytetari i kishte sulmuar ata – Shefi i Hetimeve të Inspektoratit Policor jep detaje se çka kishte ndodhur në atë rast | Kallxo.com, marrë më 2025-07-15
- ↑ "Ky është burri që u arrestua gabimisht nga policia për therjen e katërfishtë në Ferizaj". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2025-07-15.
- ↑ tëvë1 (2024-11-12). "Një person u arrestua gabimisht për rastin e therjes me thikë në Ferizaj". TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!. Marrë më 2025-07-15.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ Kanal10 (2024-11-12), Arrestohet i dyshuari për therje në Ferizaj, lirohet tjetri që u arrestua gabimisht, marrë më 2025-07-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ NACIONALE (2024-11-12), Policia arrestoi gabimisht një person për sulmin në Ferizaj; sot, i dyshuari kryesor vetëdorëzohet!", marrë më 2025-07-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kallxo.com (2023-07-11), Emisioni #KallxoPernime - Grushtet nga Policia & Intervistë: Ersan Qavolli - 10.07.2023, marrë më 2025-07-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Polici dhe djali i tij dyshohen se rrahën dy persona, shkak një banesë në Gjakovë". Gazeta Online Reporteri.net. 2023-05-23. Marrë më 2025-07-15.
- ↑ Kelmendi, Florinda (2025-07-08). "Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarët policorë të dyshuar për rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2025-07-15.
- ↑ RTV Dukagjini (2025-07-07), Nisin hetime për 27 vjeçarin që vdiq derisa po e arrestonte policia në Lipjan, marrë më 2025-07-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)