Vrugu i patates

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Domate e pjekur e infektuar nga vrugu.
Bimë domate infektuar nga vrugu.
Domate të papjekura të infektuara nga vrugu.
Patatet e infektuara nga vrugu zvogëlohen nga ana e jashtme, dhe kalben nga brenda.

Vrugu i patates (Infestans Phytophthora) është një sëmundje e cila shkaktohet nga një mikroorganizëm i njohur si Alternaria solani prandaj shpesh quhet edhe " zjarri i patates". Përveç patates sëmundja mund të prek edhe domatet duke shkaktuar dëme. Patogjeni favorizohet nga mjedise të ftohta dhe me lagështi: sporulimi është optimale në 12-18   ° C në ambiente të ngopura me ujë ose gati të ngopura, dhe prodhimi i zoospores favorizohet në temperaturë nën 15 ° C. Shkalla e rritjes së lezioneve është zakonisht optimale në një interval të temperaturës pak më të ngrohtë nga 20 deri në 24   ° C. [1] [2] [3]

Përmledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Simptomate sëmundjes shfaqen në gjethe, kërcell, lule, fryte e ndonjëherë edhe në zhardhokë. Simptomat e para shfaqen në gjethet e poshtme të bimës, në formë njollash me ngjyrë të verdhë, më vonë të murrme, të cilat gjatë motit me lagështi zmadhohen, pa ndonjë kufizim të caktuar, përfshijnë një pjesë të madhe të gjethes, e cila nekrotizohet. Përmes bishtit të gjethes miceli depërton në kërcell dhe ndonjëherë ndikon në tharjen e bimës. Përreth njollës nekrotike formohet një zonë e verdhë, ndërkaq në nënfaqe të gjethit, gjatë lagështisë shfaqet një shtresë përhime e mykut me konidiofore dhe konide. Gjatë motit të thatë, gjethet e infektuara përdridhen, kanë njolla me ngjyrë të mbyllur, që nuk zgjerohen, pa organe të riprodhimit. Simptomat e sëmundjes shfaqen edhe në kërcellin e bimëve të ndjeshme, në formë të njollave me madhësi të ndryshme, me ngjyrë të verdhë në të mbyllur. Indi i infektuar nuk ka elasticitet të mjaftueshëm, lehtë thyhet, bimët e infektuara rëndë tërësisht thahen. Në zhardhokë të patates, shenjat e sëmundjes duken si njolla në formë të çrregullt, ngjyrë të mbyllur, me indin e brendshëm të zbutur. Indi i infektuar nga veprimi i mikroorganizmave saprofitë kalbet. Gjatë infektimeve të mëvonshme, në zhardhokë duken njolla të lokalizuara, ku sigurohet dimërimi në formë të micelit. Në qoftë se zhardhoku i infektuar prehet, atëherë pjesa e infektuar, lehtë dallohet nga indi i shëndoshë, me ngjyrë të mbyllur dhe të ujësuar. Pjesët e infektuara teren, marrin ngjyrë tërësisht të mbyllur, ndërsa gjatë ruajtjes në magazina, transhe dhe në depo vazhdojnë të kalben. Në fryte të domates, kërpudha Phytophthora infestans shkakton simptoma në formë të njollave me ngjyrë të mbyllur, madhësi të ndryshme, duken si të ziera, lehtë bien në tokë dhe për një kohë të shkurtë kalben. Frytet me infektim të vogël, pas vjeljes, nuk mund të ruhen për një kohë të gjatë në depo, sepse kalben. Simptomat në gjethe, kërcell dhe në lule të domates, janë të ngjashme me ato që janë përshkruar për pataten.

Shkaktare e vrugut të patates dhe të domates është kërpudha Phytophthora infestans, me micel të thjeshtë njëqelizor pa septe, gjendet në indin e infektuar në mes të qelizave, ndërsa nga qelizat e afërta ushqehet me haustore. Miceli i kërpudhës, pas përfundimit të periudhës së inkubacionit, formon konidiofore me konide që dalin përmes gojëzave. Mënyra e formimit të konideve është specifike. Në majë të degëzuar të konidiofores formohet konidi, degëza vazhdon të rritet, zgjerohet dhe vepron në lirimin e konidit, kurse në vazhdim të degëzës formohet konidi tjetër. Konidet mbijnë në dy mënyra: drejtpërdrejt formojnë tubin gjerminativ ose më shpesh shndërrohen në sporang me tetë zoospore që kanë nga dy flagjela. Mënyra e mbirjes së konideve varet në radhë të parë nga temperatura dhe lagështia. Është konstatuar se në temperatura të ulëta 10-15°C konidet shndërrohen në sporang, ndërkaq në temperaturë mbi 15°C mbijnë drejtpërdrejt dhe formojnë tubin gjerminativ. Konidet mbijnë në pikë të ujit, formojnë hifen infektuese, e cila depërton në gojëza ose pas formimit të apresoriumit depërton në kutikulë. Në praninë e micelit qelizat bimore dëmtohen dhe thahen, ndërkaq kërpudha përhapet në qeliza dhe inde të afërta, pas përfundimit të periudhës së inkubacionit, formon konidiofore me konide. Në temperaturë 18°C dhe lagështi relative 100%, Phytophthora infestans përfundon inkubacionin brenda 7-8 ditësh, me një aftësi të madhe riprodhuese (Shattock 1988). Infektimi i zhardhokëve të patates mund të shkaktohet gjatë vegjetacionit me konide që shpëlahen nga gjethet e bimëve me anë të shiut. Zoosporet që lirohen nga sporangu depërtojnë në indin bimor përmes lëndimeve ose lenticeleve. Miceli zhvillohet në indin ndërqelizor. Këto organe bimore mund të infektohen pas vjeljes nga konidet që gjenden në sipërfaqe të kokrrës me prejardhje nga gjethet e patates. Kokrrat e infektuara rëndë kalben, kurse ato me infektim të lehtë shërbejnë si vendstrehim për micelin dhe njëherësh paraqesin burim të infektimit parësor.

Zhvillimi i vrugut të patates dhe domates varet nga kushtet e ambientit të jashtëm, në radhë të parë nga lagështia dhe temperatura. Organet e riprodhimit Phytophthora infestans, i formon në lagështi të lartë relative dhe në temperaturë 16-22°C. Në lagështi të ulët relative më pak se 80% kanë vitalitet të dobët. Dimërimi i kërpudhës sigurohet në zhardhokë të patates në formë të micelit. Gjatë infektimit të lehtë miceli futet në brendi të indit përçues të njomëzave të patates që ende nuk kanë dalë në sipërfaqe të tokës. Më vonë miceli përfshin pjesën mbitokësore të bimës, formon konidiofore me konide. Këto organe lirohen përmes gojëzave, përhapen me anë të erës apo shiut, në gjethe të patates shkaktojnë infektime të reja.

Vrugu i patates dhe i domates mund të luftohet me sukses me përdorimin e kombinuar të masave agroteknike dhe kimike. Meqenëse Phytophthora infestans, dimëron në zhardhokë të patates në formë të micelit, atëherë duhet pasur kujdes që për mbjellje të përdoret fara e shëndoshë. Bimët e vetëmbira të patates, që janë burim i infektimit, zhduken në mënyrë mekanike ose me herbicide përkatëse. Për mbjellje, përdoren kultivarë të qëndrueshëm të patates dhe të domates. Trajtimi i patates dhe i domates me fungicide, gjatë motit me lagështi, duhet të përsëritet një herë në javë. Në mungesë të lagështisë, infektimet nga kërpudha nuk mund të shkaktohen, prandaj edhe trajtimet me fungicide janë të rralla. Trajtimi i parë bëhet kur bimët kanë lartësi 15-25 cm. Në disa vende me bujqësi të zhvilluar, zbatohet me sukses metoda e vrojtim- sinjalizimit të shfaqjes së kërpudhës patogjene Phytophthora infestans. [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Bary, A. de (1876). "Researches into the nature of the potato fungus Phytophthora infestans". Journal of the Royal Society of Agriculture of England. 2nd series (në anglisht). 12: 239–269.
  2. ^ National Center for Biotechnology Information (USA): Taxonomy Browser: Phytophthora infestans
  3. ^ Gomez-Alpizar, L; Carbone, I; Ristaino, JB (2007). "An Andean origin of Phytophthora infestans inferred from mitochondrial and nuclear gene genealogies". Proc Natl Acad Sci USA (në anglisht). 104 (9): 3306–11. Bibcode:2007PNAS..104.3306G. doi:10.1073/pnas.0611479104. PMC 1805513. PMID 17360643.
  4. ^ Grünwald, N. J.; Flier, W. G. (2005). "The Biology of Phytophthora infestans at Its Center of Origin". Annual Review of Phytopathology (në anglisht). 43: 171–90. doi:10.1146/annurev.phyto.43.040204.135906. PMID 16078881.
  5. ^ Goss, E. M.; Tabima, J. F.; Cooke, D. E. L.; Restrepo, S.; Fry, W. E.; Forbes, G. A.; Fieland, V. J.; Cardenas, M.; Grünwald, N. J. (2014). "The Irish potato famine pathogen Phytophthora infestans originated in central Mexico rather than the Andes". Proceedings of the National Academy of Sciences (në anglisht). 111 (24): 8791–96. Bibcode:2014PNAS..111.8791G. doi:10.1073/pnas.1401884111. PMC 4066499. PMID 24889615.
  6. ^ Grünwald, N. J.; Flier, W. G.; Sturbaum, A. K.; Garay-Serrano, E.; Van Den Bosch, T. B. M.; Smart, C. D.; Matuszak, J. M.; Lozoya-Saldaña, H.; Turkensteen, L. J. (2001). "Population Structure of Phytophthora infestans in the Toluca Valley Region of Central Mexico". Phytopathology (në anglisht). 91 (9): 882–90. doi:10.1094/PHYTO.2001.91.9.882. PMID 18944234.
  7. ^ Flier, W. G.; Grünwald, N. J.; Kroon, L. P. N. M.; Sturbaum, A. K.; Van Den Bosch, T. B. M.; Garay-Serrano, E.; Lozoya-Saldaña, H.; Fry, W. E.; Turkensteen, L. J. (2003). "The population structure of Phytophthora infestans from the Toluca valley of central Mexico suggests genetic differentiation between populations from cultivated Potato and wild Solanum spp". Phytopathology (në anglisht). 93 (4): 382–90. doi:10.1094/PHYTO.2003.93.4.382. PMID 18944351.
  8. ^ Flier, W. G.; Grünwald, N. J.; Fry, W. E.; Turkensteen, L. J. (2001). "Formation, production and viability of oospores of Phytophthora infestans from potato and Solanum demissum in the Toluca Valley, central Mexico". Mycological Research (në anglisht). 105 (8): 998–1006. doi:10.1016/S0953-7562(08)61958-9.
  9. ^ Forbes, G. A.; Escobar, X. C.; Ayala, C. C.; Revelo, J.; Ordoñez, M. E.; Fry, B. A.; Doucett, K.; Fry, W. E. (1997). "Population genetic structure of Phytophthora infestans in Ecuador". Phytopathology (në anglisht). 87 (4): 375–80. doi:10.1094/PHYTO.1997.87.4.375. PMID 18945115.
  10. ^ Spielman, L. J.; Drenth, A.; Davidse, L. C.; Sujkowski, L. J.; Gu, W.; Tooley, P. W.; Fry, W. E. (1991). "A second world-wide migration and population displacement of Phytophthora infestans?". Plant Pathology (në anglisht). 40 (3): 422–30. doi:10.1111/j.1365-3059.1991.tb02400.x.
  11. ^ Flier, W. G.; Grünwald, N. J.; Kroon, L. P. N. M.; Van Den Bosch, T. B. M.; Garay-Serrano, E.; Lozoya-Saldaña, H.; Bonants, P. J. M.; Turkensteen, L. J. (2002). "Phytophthora ipomoeae sp. nov., a new homothallic species causing leaf blight on Ipomoea longipedunculata in the Toluca Valley of central Mexico". Mycological Research (në anglisht). 106 (7): 848–56. doi:10.1017/S0953756202006123.
  12. ^ Goss, E. M.; Cardenas, M. E.; Myers, K.; Forbes, G. A.; Fry, W. E.; Restrepo, S.; Grünwald, N. J. (2011). "The plant pathogen Phytophthora andina emerged via hybridization of an unknown Phytophthora species and the Irish potato famine pathogen, P. infestans". PLOS ONE (në anglisht). 6 (9): e24543. Bibcode:2011PLoSO...624543G. doi:10.1371/journal.pone.0024543. PMC 3174952. PMID 21949727.
  13. ^ Cárdenas, M.; Grajales, A.; Sierra, R.; Rojas, A.; González-Almario, A.; Vargas, A.; Marín, M.; Fermín, G.; Lagos, L. E. (2011). "Genetic diversity of Phytophthora infestans in the Northern Andean region". BMC Genetics (në anglisht). 12: 23. doi:10.1186/1471-2156-12-23. PMC 3046917. PMID 21303555.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]