Vuajtja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vuajtja është dhimbje thellë shpirtërore apo fizike për një kohë të gjatë. Në të kaluarën, vuajtja shpirtërore shpjegohej si futje e së ligës apo ndiejna e nderit të lënduar ndërsa në kohën moderne ndjena shpirtërore e dhimbjes dhe e mërzisë. Si vuajtje fizike merren dhimbjet e trupit dhe sëmundjet e llojeve të ndryshme që zgjasin për një kohë të gjatë. Vuajtja është dukuri plotësisht shpirtërore edhe pse ka anime për të treguar se nisma e vuajtjes është dhimbja, ajo fizike. Sëmundjet dhe dhimbja janë vetëm një nga pikënisjet e shumta por ata nuk janë as nga larg element kryesor sepse në këtë moment, me farmakologjinë e sotshme, është lehtë të ndalet dhimbja dhe me këtë edhe vuajtja. Pra dhimbja nuk është primare në krijimin e një gjendje shpirtërore të quajtur vuajtje, aq më tepër kurrë ajo mund të jetë edhe burim hareje dhe lumturie. As dergja e gjatë nuk është ndonjë element kyq i vuajtjes. Dijmë se numri më i madh i të handikapuarëve fizik nuk ndjenë as prej së largu vuajtje permantente. Pjesa dërmuese thonë se janë të lumtur me mundësitë që kanë dhe janë të kënaqur me jetën e tyre. Përpos kësaj dhimbjet kohëshkurta si ajo e nënës që lind foshnjen ; sportisti që lëndohet në çastin kurr arrin një rezultat të lartë, rekordmenët e ndryshëm që kalojnë etapa të mbushura me peripeci fizike ; të gjithë këta i harrojnë dhimbjet sepse rrënjësorja është lumturia, hareja dhe gëzime të tjera të shumta shpirtërore. Burimet dhe plagët e vuajtjes, plagët shpirtërore, dobësitë dhe zbritja e vetvetes në mohim, zia që ndez shpirtin, e kaluara që ndjek me akuza ose ndjenja e lëshimeve të rasteve e mundësive të pakëthyeshme janë burimi thelbësor i dhimbjes së quajtur vuajtje. Mirëpo a është kjo e gjitha? Natyrisht se ky kapitull nuk mundet të mbyllet me këtë pasiqë kjo gjendje shpirtërore varet dhe formohet nga shumë përbërje e përjetime të tjera jetësore dhe si përfundim krijon personalitetin, ego-në. Nuk sjell dobi të madhe as dëfrimi (film, teatër, muzikë, humor), as zhytja në doza të forta dehëse (alkool, drogë), e as dhënia pas lojërave të fatit. Vuajtja ritet dhe shkrihet në identitetin e subjektit i cili kërkon vetëm të paraqitet në format më të rënda të fatkeqit dhe kështu së paku, tërhjek vemendjen mbi të dhe për një çast, gjindet në epiqendër të interesit.

Nyja qëndron e rëndë edhe nga shkaku se lehtësisht themi dhe kemi bindjen se njeriu e dëshiron lumturinë dhe jo vuajtjen e vetvetiu është i prirur të jetë i lumtur. Thënia është e lehtë por bindja në këtë është vetëm sipërfaqësore. Njeriu është në marrëdhënie të gjithëherëshme me vuajtjen në mënyre aq të ngatëruar dhe vetëm një luftë e rregullt dhe e arsyeshme krijon mbrojtje nga lëvrimet e pandërprera të vuajtjes. Kësaj i shtohet edhe pyetja e krijimit të personalitetit pra të mundësisë së ekzistencës të një vuajtjeje të lindur që vetëm zhvillohet në forma të ndryshme te personë të ndryshëm. Mandej parashtrohet edhe pyetja (ndoshta më kompleksja) se mos njeriu ia mbjellë vetes vuajtjen, duke qenë i ndërgjegjshëm ose jo për këtë tolerim, me një fjalë, ai e lejon depërtimin e saj ose e lufton, e ndjell ose e flakron ?

Shprehjet gjuhësore janë pasqyrë e vërtetë e shprehjes së ndjenjave njerëzore në të gjitha gjendjet e saja duke u nisur nga më banalet gjer në ata më të skajshmet. Në shumë gjuhë, përderisa tregohet ose përshkruhet një dhëmbje, anohet nga përdorimi i foljes kam kurse për të kallzuar gjendje shpirtërore, preferohet folja jam. Në shqip janë disa formulime « kohore » që dallojnë gjatë një paraqitje të gjendjes fizike dhe asaj shpirtërore. Thuhet « kam qenë i sëmurë », por shumë rrallë dëgjohet « kam qenë i vuajtur ». Shprehja më e shpeshtë është « kam vuajtur ». Enkas për vuajtjen qëndron edhe një dallim në kohën e tashme. Përderisa jemi gati të detyruar të themi « jam i sëmurë » për sëmundje të rendit fizik, për vuajtjen themi : « vuaj » pasiqë renditja « jam i vuajtur » merr krejt një dimension tjetër. Dallim thelbësor për të treguar një dhëmbje fizike nga ajo shpirtërore është edhe lokalizimi i gjendjes, kështu pra thuhet « më dhemb dora…, koka… », kurse për shpirtëroren shprehjet kanë kuptim total të qenies pasiqë nuk ka asnjë mundësi gjuhësore e logjike të thuhet « më vuan këmba » ose « më lumturon këmba » derisa për gjendje shpirtërore thuhet « shpirti me vuan nga… » si dhe « vuaj shpirtërisht » … Mandej shprehjet : « jetoj në tmerr », « jetoj në zi », janë dhimbje e përgjithshme që përjetohet si vuajtje në totalitetin e tyre psikofizik dhe andaj, kjo ka një peshë të veçantë në jetën e njeriut.

Vuajtja për dallim nga dhimbja ose pra nga sëmundjet e lokalizuara në trup, është një përjetim shpirtëror në qenien e njeriut. Ajo përbën dhe ndërton egon, është pra vet pjesë e personalitetit dhe përjetohet në brendi si UN e jo si diçka e ardhur të cilën e luftojmë pasiqë është duale me lumturinë e ska të bëjë me rastin e dhimbjeve trupore. Dhimbjen e përjetojmë por dhe është diçka e ardhur, e pësuar dhe kërkohet me ngulm shërimi për të jetuar në kënaqësi. Dihet se çdo gjë në palë nuk mund të flakrohet totalisht sepse dhimbja dhe kënaqsia nuk mund të ndahen plotësisht. Ata janë palë dhe i bartim tërë jetës si të tilla. Ndërron rasti me vuajtjen. Ajo është në palë kundërshtuese me lumturinë por që të dyja janë pjesë e egos dhe për të mbisunduar njëra ndaj tjetrës kërkohet një rregull dhe kuptim i drejt i jetës për të ju shmangur vuajtjeve të panevojshme dhe për t’u qëndruar e pranuar në mënyrë poashtu të drejtë vuajtjet nëpër të cilat kalon njeriu. Vuajtja pra është përjetim intim jetësor i individit dhe nisur nga kjo, duhet mësuar shtjellimi i përjetimeve të tilla shpirtërore dhe kështu zvogëlohet humnera dhe krijohet vend, të them pjellor, për lumturinë. Në rast të kundërt i lirohen krejtësisht jelat dhëmbjes së brendshme që kalon në ndjenjë e gjendje të përkeqësimit të vazhdueshëm.

A ka fund vuajtja[redakto | përpunoni burim]

Është filozofim i dobët apo më mirë, nuk është filozofi ajo që mund të pretendoj se vuajtja nuk ka zgjidhje. Edhepse ajo jetohet në të tashmen, me pasojat që i shifen të vijnë në të ardhmen, pësime që do të vijnë një ditë, thashë më lartë, vuajtja jetohet në të tanishmen. Çdo gjë e kaluar, është vetëm një pakicë krejtë a pahetueshme e cila nuk mund të quhet vuajtje por vetëm një kujtesë e hidhët mbi një ngjarje të kaluar. Mirëpo shpesh humbja e një dashurie, një vlere një ideali nuk përjetohet si e kaluar por si e tashme se barra bartet në të tashmen. Pos të kaluarës që rëndon, është e ardhmja që trazon më së shumti sepse parandjenjat sado që dijmë se janë të pa themel, ata peshojnë rëndë si dhe parashikime të tjera që mund të jenë serioze sepse kanë një pikënisja nga e kaluara ose e tashmja bëhen pjesë e identitetit dhe vuajtja trazon gjithënjë më fortë. Pas gjithë kësaj ; a ka zgjidhje ? Ku qëndron ajo ? Të fillojmë nga disa aspekte që janë motor kundërvenës i vuajtjes. Së pari, janë disa momente që çojnë drejt rezonimi të thellë e të drejt se « vuajtja nuk është pjesë e qenies sime ; vuajtja nuk jam unë por diçka që është në mua, e ngulitur si një dhimbje fizike e kjo sëmundje shërohet. Mbaj një barrë mbi supe por vet unë nuk jam barra, dhe pra atë e shkarkoj se nuk jam i detyruar ta mbaj përgjithmonë ». Është evidente se sëmundja mund të zgjas kurse vuajtja, me një « punë » psikologjike, nuk qëndron gjatë. Evitimi i problemeve të imagjinuara që eventualisht mund ti hasim në ardhmëri, e që janë më tepër prodhim imagjinate se sa pengesa reale, parandalon dhe çkyq dhëmbjen shpirtërore. Vuajtja që bartet si pasojë e kaluarës, gjithashtu mënjanohet nga pjesa e brendshme shpirtërore, me ngadalësi, duhet cekur por ajo shlyhet sa me kohën aq më mirë me një sodtije reale të ngjarjes apo ngjarjeve të kaluara që na bëjnë të vuajtjur. Humbjet janë të pazavendësueshme, është e sigurt disa herë por nga këtu, duhet kërkuar lehtësimet se me miliona njerëz kalojnë nëpër peripeci dhe arrijnë të rivendosen mbi binarë të jetës dhe të arrijnë çaste lumturije. Natyrisht, po edhe thash më lartë se vuajtja është pjesë e identitetit por jo edhe pjesë përbërëse e thellësisë së shpirtit. Mëtej dualja e saj, lumturia qëndron gjithmonë në pozita e gatshme për të kapluar shpirtin. Nga këtu dikush vuan më gjatë, më me intensitet e dhimbje por dalja është gati natyrore e nëse përqendrohet me forcë në flakrimin e saj jashtë intimes, kohëzgjatje e saj është me të vërtetë shumë më e shkurt. Vuajtja pra, sado që të zgjas, ajo është e kufizuar në kohë dhe prandaj them se ajo identifikohet me kohën (kohëzgjatjen). Në jetën e përditëshme, shembujt e mbisundimit të vuajtjes janë të numërt në të gjitha shkallët e shoqërisë pa dallim të kushteve materiale e hierarkike. Para se të shkruaj për vuajtjen, kam kontaktuar shumë njerëz nga shtresa të ekstremeve gjithëpërfshirëse nëpër metropolat evropiane. Asesi nuk mund të themi se një i pa kulm vuan e tjetri me pasuri të « lakmueshme » është i lumtur. Numri i të vuajturve është plotësisht i barabartë me një dallim të vogël në kohëzgjatje të vuajtjes. Ata që i mendojmë si të lumtur vuajnë më gjatë dhe anasjelltas. Përmenda rastet e njerëzve pa kulm, që flejnë rrugëve, nën ura, nëpër stacione metrosh… Në bisedë me ta, numri më i madh thonin të jenë të lumtur se për çdoherë, gjenin zgjidhje fatlume për të kaluar natën të papenguar nga policë ose edhe nga ndonjë kalimtar. Të lumtur në mëngjez se kanë mundur të kalojnë një natë në kabinë telefonike dhe kështu janë mbrojtur nga lagështia apo nga ngrica. Thonë të jenë të lumtur se ka shumë njerëz që ju japin lëmoshë dhe ju bëjnë jetën më të këndshme. Njëri në një kënd të kryeqytetit francez me thoshte se njifte hidhërimin kur policia e përzinte nga stacionet nënkësore të metrosë por s’kishte njohuri për vuajtjen. Këto janë shembuj të cilët vërtetojnë potencialet e shumëfishta shpirtërore të njeriut. Ata janë pra pjesë e identitetit, pjesë e unit dhe nga kjo ngelën që njeriu të bëjë ndoshta zgjidhjen e të përcaktoj vet shkallën dhe kohëzgjatjen e vuajtjes. Një soditje reale e situatës krijon vend të shëndoshë për të ju larguar tmerrit të quajtur vuajtje. Ajo është pjesë përbërëse e njeriut sikur që janë gëzimi, hidhërimi, hareja, mbërzia, friga dhe guximi që përjetohen në mënyra ciklike. Asnjëra nga këta gjendje shpirtërore nuk është e përjetshme. Ata, herë pas here ia lëshojnë vendin njëra tjetrës sikur që ndodh edhe me vuajtjen e lumturinë.

Kuptimi dhe interpretimi i vuajtjes[redakto | përpunoni burim]

Animi nga dhënia veti të shejtërimit vuajtjes vihet re duke filluar nga rastet më të rënda të saja gjer në ato që në vetvete edhe nuk mund te merren si të tilla pasiqë nuk janë të lidhura reciprokisht e në mënyrë të pashkëputur. Të këthehem rasteve kurrë vuajtjen e shofim si kalim drejtë lumturisë së dëshiruar. A nuk thuhet se për të qenë e (i) bukur duhet vuajtur (operacionet estetike, tatuazhet, djersitjet e pafundme gjimnastikore, uria - mosushqimi për humbje të peshës…). Në rastet e humbjes të një të afërmi, njeriu përcakton ditët e zisë e kjo në mënyrë të vet, mundëson dalje më të shpejtë nga një vuajtje që mund të merr përmasa dramatike. Në fenë islame për shembull, zia është e ndaluar e kjo mundëson edhe integrimin më të shpejtë në rrjedhat e jetës dhe kështu mundëson largimin nga vuajtja. Si do që të jetë, dallohet dhe duhet dalluar vuajtjen e zisë duke mbjellur në ndërgjegjen më të thellë të unit se zia është e kalueshme dhe jeta ka begatitë e veta dhe të ju rreket gradualisht rrjedhave të jetës që sjellin momente tjera nga vuajtja. Në këtë fushë, hyn edhe vuajtja nga të vuajturit e një sëmurje sidomos kurr ajo është kronike. Kjo gjëndje përfshinë dhëmbjen fizike të vendosur në një organ apo pjesë të trupit që shkakton trauma, frigë për ardhmërinë dhe pasiguri e pritje që duken të jenë të pafund. Kjo shëndron dhimbjen në ankth shpirtëror dhe dalja nga kjo lehtësohet më së lehti me shërim, pra ndërpreje të dhimbjeve trupore por edhe me kërkimin dhe vurjen në pah të aftësive që janë prezente. Në fund, nuk mund asnjëherë të ndajmë totalisht dhëmbjen dhe sëmundjet nga vuajtja. Nuk ka sëmundje organike e cila është e shkëputur krejtësisht nga mentalja. Këta të dyja formojnë një tërësi e sëmundjet qofshin ata edhe pasojë fatkeqësie (sport, qarkullim rrugor, punë) krijojnë bazë psikologjike që në momentin e arritjes së dëmit fizik. Sëmundjet tjera e kanë pikënisjen në psiqikën njerëzore që më parë, kështuqë ajo është pasqyrim i përjetimeve të brendshme shpirtërore e nga kjo tërhjekim përfundimin se nuk ka sëmundje qindpërqind trupore. Krijimi i një plogshtije shpirtërore që nuk kërkon lumturinë e harenë, ndërton kolltukun ku do të vendosen sëmundjet fizike të cilat nuk vonojnë të dalin në shesh e kjo krijon një rrugë të re drejt rritjes së vuajtjes që çon akoma më larg në depresion psikik. Një « punë », një angazhim i mirë për veten i bazuar në shpirtëroren (praktimi i besimit, arti, nxënia, meditimi), dhe fiziken (sporti) janë parandalimi më i suksesshëm i burimive të sëmundjeve dhe në rastin konkret të vuajtjes shpirtërore.

Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes[redakto | përpunoni burim]

Duke u nisur nga vet jeta për të cilën njeriu nuk ka ndonjë spjegim përse filloi në gjenezën e saj ; përse ajo është e pse të jetë e tillë si që është (digresion i shkurtë : spjegimet fetare janë të qarta në trajtimin e kësajë pyetje : Zoti i krijoi të gjitha dhe padyshim se kjo është një e vërtetë e shenjtë) do të thonjim se vet një diçka e tillë është absurdi themelor i pasuruar me ndjenja të cilat nuk mund të jenë më dukuri e quajtur absurd. Vuajtja pra nuk është një dukuri absurde pasiqë njeriu vuan, e kjo ndjenjë është prezente që në momentin kurr jemi koshient se jeta është një botë e pasur plotë me "pse" të cilat udhëheqin, robërojnë dhe lirojnë njeriun nga gjendje të krijuara prej ngacmimeve të jashtëme ose nga vet brendia shpirtërore. Kështu ndjenja vuajtje, e ardhur nga pikëllimi ose nga një gjendje shpirtërore e krijuar nga UNI, nxit lëvizje dhe justifikon të qenunit gjallë. Shumë mendimtarë laikë e besimtarë, tentuan dhe patën sukses të madh (kanë edhe sot), kurrë e shejtërojnë vuajtjen. Mirëpo, kjo është vetëm një shpjegim i pa themel sepse gabimi është evident. Vuajtjet e profetëve nuk janë tjetër vetëm se dhimbje, në të parën fizike e mandej vuajtje për besimtarët e tyre ose më mirë, dhëmbje për ata që nuk besuan sa dhe si duhet, dhembje për ata që nuk besuan aspak. Profetët nuk vuajtën pse nuk kishin besimtarë në numër të madh ose për mungesë të diçkaje vetanake por pse njeriu nuk ishte besimtar që do të thot se ata ndienin dhembje për neriun e jo për një shprazti a pikllim, si që thash, vetanak. Në këtë kontekst janë përzier edhe flijimet nga vetja që kanë bërë profetët e heronjët për një kauzë që asesi nuk mund të konsiderohen si vuajtje. Ata flijuan nga vetja e flijimi për ideale është harmonizim i jetës dhe lumturisë për të arritur vlera të caktuara të shenjta. Përmenda këto të thëna sepse tendencat për ta paraqitur vuajtjen si diçka të shenjtë që çon në lumturi në jetën tjetër, janë të pa thelb dhe studim i pathelluar fare. Kush vuan në këtë jetë do të jetë i lumtur në jetën tjetër, është absurd në vete dhe duhet mënjanuar me çdo kusht. Vuajta nënkupton gjendje të rëndë ose të rënduar shpirtërore që pasohet pa dyshim nga gëzime e lumturi dhe kjo është cikël i pafund. Njeriu duhet të mësoj t’i adaptohet ndërrimeve që arrijnë pa ndërpre dhe të kërkoj e të anoj lumturinë. Nëse fitohet xhenneti, ai fitohet me lumturi e gëzime se atëherë aktiviteti pozitiv është në kulminacion. Në vuajtje njeriu ka shumë pak gjallëri për t’iu dhënë ndihmës së tjetrit, falje-lutjes Zotit, dhënies lëmoshë. Në robëri mungojnë të gjitha e njeriu vuan. Në këtë degradim, nëse ai zgjat nuk ka jetë të lumtur në amshim se ajo arrihet me punë e jo me shtyrje veten në hall. Duket se qëllimi i numrit më të madh të filozofëve dhe teologëve ishte dhe vazhdon të jetë dhënja kahje vuajtjes me shpresë se kjo ndihmon të kuptohet ajo e me këtë të tejkalohet kjo gjendje. Është akoma një mashtrim një soditje e tillë se edhe po që kuptohet pse-ja dhe çka-ja e vuajtjes, nuk do të thotë se njeriu e flaku atë. Numër i madh mistikësh, mundohen të tejkalojnë pikëllimin e vuajtjen duke kërkuar nëpër labirintet e format e ndryshme të krijimit ose vetkrijimit në njëri të shenjt dhe abstenimit nga begatitë shpirtërore me qëllime të pastrimit të tij dhe gjetjes së shpëtimit nga vuajtja në jetën tjetër; mënyrë kjo që shpërfytyron dëshirën për jetë të hareshme. Të insistohet se vuajtja e dikujtë është e dërguar nga Zoti sepse kështu personi shpëton miliona njerëz, krijon humnerë humane dhe zhvesh krejtësisht adeptët nga realiteti jetësor në mos, krijon mitomanë të cilët i zvogëlojnë gjasat e rimëkëmbjes vetanake si dhe sajojnë ndërlikime shoqërore duke u dhënë, në të shumtën e rasteve sektizmave të errëta e pa ndonjë zgjidhje për ardhmëri fatlume. Dhënja vlerë morale dhimbjes gjer në shejtërim irracional, ngatëron fijet se këto pohime shkëpusin subjektin nga gjendja e mirëfilltë faktike. Vuajtjes njeriu nuk i ik, ai e kërkon ndoshta atë, sidomos nëse i tregojmë atij, si thotë Nietzsche, se vuajtja është ndjenjë e mungesës së diçkaje më të mirë. Nëse njeriun që ka kapluar vuajtja nga mungesa materiale, e që vendos të ndërmarrë masa për dalje nga situata, ai praktikisht nuk vuan më por hulumton gëzimin, lumturinë. I njëjti qëndrim, e njëjta logjikë duhet mbajtur e çfarë do lloji qoftë nisma dhe qëndrueshmëria e vuajtjes. Duhet kërkuar të gjendet e kundërta e asaj që prodhon vuajtjen. Projekte të këtilla nuk kërkojnë shumë zbulimin e vuajtjes; ata kërkojnë daljen nga ajo duke u kapur për zhdukjen e shprazëtirës me ndihmën e dëshirën për të pasur atë që mungon, atë që plotëson një dëshirë.

Kurrë flitet për ta kuptuar vuajtjen, çka është vuajtja e sidomos kurrë kërkohet të dihet e njihet ajo në kohën që përjetohet, të dihet pseja e saj; do të thotë se subjekti mundohet të ik nga kjo gjendje. Të ik, duke lëvruar në të kaluarën, të tashmen dhe në të ardhmen. Në thelb, nuk është kjo thellim për të kuptuar vuajtjen si dukuri shpirtërore por për të kuptuar prejardhjen e saj dhe «pse mbi mua?». Natyrisht, shpesh kërkohet ndihmë nga jashtë e shpjegimet gjithmonë kanë ngjyrat e ndihmësit. Psikiatri do të kërkon një ndodhi tragjike e sidomos një traumë (apo trauma) në të kaluarën, sidomos atë të hershme si pikënisje, mjekë popullorë e religjiozë të ndryshëm, do të flasin për magji (sihir) e magjistarë e ata më të devotshmit në fe do të thonë se vjen nga Zoti kurse nutricionisti gjen mungesa ushqimore të tilla ose të këtilla. Sidoqoftë, nga momenti kur kërkohet kuptimi, sqarimi e prejardhja dhe pse-të e pranisë së vuajtjes e posaçërisht shikimi i vuajtjes drejtpërdrejt, pra shikimi i vetes që përkthehet me pranimin e vuajtjes si ndjenjë dhe pjesë ciklike e jetës, fillon shkrirja dhe dalja nga labirinti i saj.