Shko te përmbajtja

Vulkan (zot)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Furra e Vullkanit” – Diego Velázquez 1630.

Vullkani është perëndia romake e zjarrit ,si të dobishme ashtu edhe të rrezikshme.[1]. Ndërsa Vesta lidhej me zjarrin e shtëpisë në vatër, Vullkani lidhej me zjarret natyrore të shkaktuara nga rrufeja ose nga dielli. Nga frika e zjarreve, tempujt e tij ndërtoheshin jashtë qyteteve. .

Altari më i vjetër kushtuar Vullkanit ndodhej në një kënd të Forumit Romak dhe quhej "Vullkanal "ose "Sheshi i Vullkanit". Për më tepër, ai ishte një nga dymbëdhjetë perënditë të cilëve u shërbenin priftërinj të rangut më të ulët. Etimologjia e emrit të tij ende nuk dihet.

Në mitologjinë greke, ai krahasohej me perëndinë Hefestin, i cili ishte perëndia e zejtarëve dhe e metalurgjisë. Prandaj, ai shpesh paraqitej duke punuar në një furrë me çekan për përpunimin e hekurit.

Vullkani në një monedhë bronzi të prerë nnë Aesernia (shekulli i 3-të p.e.s.). Ai gjithashtu drejtoi punën e prerjes së monedhave.
Herma e Vullkanit e veshur me një kapelë dhe një kurorë dafine. Një monedhë romake që monedhaxhi Lukius e kishte Aurelius Kota farkëtuar rreth vitit 105 p.e.s.

Pas luftërave, romakët shpesh armët e të mundurve ia kushtonin perëndisë së zjarrit, Vullkanit :sepse ai konsiderohej perëndia i zjarrit që shkatërron gjithçka,por njëkohësisht edhe pastron..Në Romë, Vullkani adhurohej sidomos për të larguar rrezikun e zjarreve.

Festa e quajtur “Vullkani”kremtohej me 23 gusht, kur nxehtësia e verës ishte më e madhe dhe ekzistonte rreziku që zjarri të përfshinte drithërat e ruajtura në hambarë. Romakët dëshironin ta qetësonin Vullkanin duke hedhur kafshë të vogla në zjarr si flijim, me qëllim siç duket, të shpëtonin vetveten nga fatkeqësitë. Këto rite zhvilloheshin në Volkanal, pranë Komitiumit. .

Aty pretori i popullit romak, i caktuar përmes shortit për këtë detyrë, flijonte një viç të kuq dhe një derr gjatë festës së Vulkanalisë.

Më vonë, perandori Domitian, pas një premtimi të bërë pas zjarrit që i atribuohej Nero, ndërtoi një hapësirë të re kushtuar Vullkanit. Aty pretori i popullit romak, i caktuar përmes shortit për këtë detyrë, flijonte një viç të kuq dhe një derr gjatë festës së Vulkanalisë.[2] .

Dy ndihmëse të perëndisë Vullkan,të njohura nga dijetarët që kanë studiuar librat priftërorë, ishin Maia dhe Stata Mater.

Njëra prej tyre, Maia, e shtonte fuqinë dhe përhapjen e zjarrit (emri Maia do të thotë “më i madh”) ndërsa tjetra, Stata Mater, e ndalte dhe e qetësonte zjarrin.

Tregimet greke që lidheshin me Hefestin u sollën në Romë nga poetët dhe iu atribuan Vullkanit. Për shembull, në veprën "Iliadë", me lutjen e Tetidës, Hefesti – që ishte perëndia e farkëtarëve dhe vetë një mjeshtër i madh – i punonte dhe i zbukuronte armët e Akilit. Në të njëjtën mënyrë, duke imituar Homerin në Enedia ,me kërkesën e Venusit, Vullkani i farkëtonte armët e Eneut. Qysh në shekullin III p.e.s., në koloninë e Aesernias, punëtorët e metalurgjisë kishin paraqitur në monedha kokën e perëndisë me kapelë farkëtari, së bashku me pincën dhe mbishkrimin “VULLKAN”.

Rreth ditëlindjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas një tregimi mitologjik, Vullkani lindi kur Juno u zemërua me Jupiter, sepse ai solli në jetë Athena pa ndihmën e saj. Atëherë Juno iu lut Gaia (Nënës Tokë) që t’i lejonte të kishte një djalë pa Jupiterin. Kështu ajo lindi Vullkanin, por kur pa se ai ishte i shëmtuar dhe i deformuar, sidomos kur e krahasoi me Athinën, e hodhi nga Mali Olimp. Vullkani ra gjatë gjithë ditës dhe, kur preku tokën, mbeti tmerrësisht i dobët dhe i gjymtuar.

Vullkani martohet me Venusin dhe sa herë që ajo e mashtron, ai zemërohet dhe bën që mali Etna në Sicili të shpërthejë, mbi oxhakun e tij.

  1. Georgius Dumézil (1996). Archaic Roman Religion: Volume One. trans. Philip Krapp. Baltimore: Johns Hopkins University Press. fq. 320–321. ISBN 0-8018-5482-2 (hbk.); ISBN 0-8018-5480-6 (pbk.). {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: simbol i palejuar (Ndihmë!)
  2. Poema ultimum[lidhje e vdekur përfundimisht] 138-9. Ilona Opelt (1970).

Lexoni më shumë nëse dëshironi.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Koka e Vullkanit u zbulua në Tuluzë .

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]