Walter Gargano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Walter Gargano

Gargano në stërvitje me Napolin në vitin 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëWalter Alejandro Gargano Guevara
Datëlindja (1984-07-23) 23 korrik 1984 (39 vjeç)
VendlindjaPaysandú, Uruguaji
Gjatësia1.68 m (5 ft 6 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Peñarol
Numri23
Karriera me të rinjtë
2001–2003Danubio
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2007Danubio102(3)
2007–Napoli189(4)
2012–2013Internazionale (huazim)28(0)
2013–2014Parma (huazim)22(1)
2015–2017Monterrey64(0)
2017–Peñarol30(1)
Karriera ndërkombëtare
2006–2014Uruguaji64(1)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 4 maj 2019
‡ National team caps and goals correct as of 14 qershor 2014

Walter Alejandro Gargano Guevara (Spanjisht: [ˈwalter ɣarˈɣano]; lindur më 23 korrik 1984) është një futbollist profesionist uruguajian i cili luan si Mesfushor mbrojtës për klubin uruguajian Peñarol.

Në periudhën 2006–2014, Gargano ishte lojtar i rregullt i kombëtares uruguajiane, duke zhvilluar 64 paraqitje. Ai ka luajtur në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, duke arritur vendin e katërt në vitin 2010, si dhe dy edicione të Copa Américas, duke ndihmuar ekipin të fitonte në vitin 2011.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gargano filloi të luajë futboll që në moshën tre vjeçare ku luante me klubin Centella në Paysandú, që tani nuk ekziston më. Në klubin e të rinjëve, ai luante në pozicionin e mesfushorit. Gjatë kohës te të rinjtë, Gargano luajti kundër klubit të tij të ardhshëm Danubio, ku më vonë u zbulua nga klubi duke u bashkuar me ta.

Danubio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gargano e filloi karrierën e tij si profesionist me Danubion në vitin 2003 dhe bëri debutimin e tij në ligë në moshën 19 vjeç. Ai fitoi dy tituj kombëtarë me klubin (ligën në sezonin 2004 dhe 2006–07). Gargano zhvilloi 102 ndeshje dhe shënoi tre herë duke qënë dhe një titullar i rregullt në formacion.[1]

Napoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gargano në ndeshje miqësore, me veshjen e dytë të Napolit

Më 30 qershor 2007, Gargano finalizoi një transferim te klubi i sapongjitur në Serie A italiane, Napoli, për 2 milion £.[2] Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[3]

Gargano debutoi më 26 gusht 2007 në fitoren komode 4–0 kundër Cesenës në kampionat. Goli i tij i parë me ekipin erdhi më 20 tetor në barazimin spektakolar 4–4 kundër Romës,[4] e cila u ndoq nga një tjetër gol në një fitore 3–1 kundër Juventusit.[5] Gargano luajti 34 ndeshje në sezonin e tij të parë në Itali, duke u përjashtuar me karton të kuq në dy raste: në rastin e parë ai mori dy të verdhë në 5–2 kundër Milanit më 13 janar 2008 kurse në rastin e dytë u përjashtua me të kuqe direkt në fitoren 2–1 në transfertë kundër Parmës më 20 prill.[6][7]

Në sezonin e ardhshëm, Gargano bëri debutimin e tij në Kupën UEFA më 28 gusht në fitoren 5–0 kundër VllaznisëStadio San Paolo.[8] Napoli u eliminua në raundin e parë të kompeticionit pasi u mposht me rezultatin e përgjithshëm 4–3 nga Benfica; Gargano luajti në të dyja ndeshjet.[9][10] Më 29 shtator 2008, Gargano asistoi Germán Denis për golin e fitores në ndeshjen kundër Bolonjës. Në pjesën e dytë të sezonit, Gargano pësoi një dëmtim në këmbë gjatë një seance stërvitore në mars 2009 duke bërë që të qëndronte jashtë fushave për dy muaj.[11] Ai u rikthye në kohë për të luajtur në dy ndeshjet e fundit në Serie A, respektivisht kundër Catanias dhe Chievos.

Në janar 2010, Gargano rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2015.[12] Ai luajti ndeshjen e 100të me ekipin më 13 mars në disfatën 3–1 kundër Fiorentinës. Në sezonin 2010–11, Gargano luajti në të gjashta ndeshjet e Napolit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke ndihmuar ekipin të kalonte grupin me sukses. Megjithatë, ata u eliminuan nga Villarreali në raundin e parë me eliminim direkt. Gjatë këtij sezoni, Gargano filloi të luante në pozicionin e mesfushorit para mbrojtësve.

Në sezonin 2011–12, mediat raportuan se Gargano mund të largohej nga klubi pas mbërritjes së zviceranit Gökhan Inler nga Udinese, i cili luante në të njëjtin pozicioni si ai. Pavarësisht këtyre raportimeve, Gargano u konfirmua për sezonin e ri.[13] Më 14 shtator 2011, Gargano bëri debutimin e tij Ligën e Kampioneve në barazimin 1–1 në transfertë kundër Manchester Cityt në fazën e grupeve.[14] Napoli kaloi me suksesin grupin e saj, me Garganon i cili luajti në pesë nga gjashtë ndeshjet e ekipit. Napoli u eliminua nga Çelsi në raundin e 16-tave; Gargano luajti në të dyja ndeshjet si titullar. Më 21 dhjetor 2011, ai regjistroi golin e parë pas katër vitesh në fitoren tenistike 6–1 kundër Genoës. Tre muaj më vonë më 9 mars 2012, Gargano shënoi një tjetër gol, këtë herë në fitoren 6–3 kundër Caglarit. Në fund të sezonit, Napoli fitoi Kupën e Italisë duke mposhtur në finale Juventusin me rezultatin 2–0, një ndeshje ku Gargano nuk luajti për shkak të pezullimit prej kartonëve.

Huazimi te Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gargano sëbashku me Balotellin gjatë Derbit të Milanos më 24 shkurt 2013.

Gargano firmosi me Interin më 23 gusht 2012 në formën e huazimit për 1.25 milion me një mundësi për transferim përfundimtar në fund të sezonit për 8.25 milion €.[15] Tre ditë pas trasferimit, ai bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Pescarës, duke kontribuar në një suksesin 3–0 në transfertë.[16] Gargano ishte një titullar i rregullt në mesfushën me tre të trajnerit Stramaccioni. Ai e mbylli sezonin me 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 28 në Serie A, me Interin që e mbylli sezonin me një vend zhgënjyes të 9të, duke dështuar të kualifikohej në kompeticionet evropiane për herë të parë që nga viti 1999.[17]

Huazimi te Parma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 shtator 2013, Napoli njoftoi se Gargano ishte huazuar te klubi tjetër i Serie A, Parma, për sezonin 2013–14.[18] Te Parma, ai u bashkua me Roberto Donadonin, i cili kishte qënë trajneri i tij te Napoli. Gargano zgjodhi numrin 5 për sezonin e ri.[19] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 16 shtator në humbjen 3–1 në transfertë kundër Romës.[20] Gargano shënoi golin e parë me Parmën më 30 shtator në barazimin 2–2 kundër Fiorentinës.[21] Ai e mbylli sezonin me 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku 22 i luajti në Serie A. Në përfundim të sezonit, ai u rikthye te Napoli.

Rikthimi dhe vitet e fundit te Napoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të sezonit 2014–15, trajneri spanjoll Benítez konfirmoi se Gargano do të ishte pjesë e skuadrës. Mesfushori uruguajian zgjodhi fanellën me numrin 77 dhe luajti ndeshjen e parë pas rikthimit më 19 gusht 2014 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Kampioneve kundër Athletic Bilbao, e cila u mbyll në barazim 1–1.[22] Kjo ishte edhe ndeshja e tij e 200të me klubin. Më 22 dhjetor, Gargano luajti si titullar në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit, me Napolin që fitoi trofeun pas gjuajtje të penalltive.[23] Ai e mbylli sezonin e parë pas rikthimit me 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku 24 i luajti në Serie A, me Napolin që e mbylli në vendin e katërt.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gargano (djathtas) duke luajtur në një ndeshje miqësore kundër Austrisë në vitin 2014

Gargano bëri debutimin e tij me kombëtaren më 31 Maj 2006 në një ndeshje miqësore të fituar me rezultatin 1–2 kundër Libisë. Ai më pas u thirr nga trajneri Óscar Tabárez për të luajtur në Copa América 2007, ku Uruguaji e mbylli në vendin e katërt pasi humbi ndeshjen për vendin e tretë kundër Meksikës me rezultatin 3–1, me Garganon që u paraqit në tre ndeshje.

Gargano ishte një lojtarët që u paraqit rregullisht në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, duke u paraqitur në 11të ndeshje. Ai ishte edhe në listën e 23 lojtarëve të thirrur për finalet e turnamentit.[24] Ai bëri debutimin e tij në turnament në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër vendit organizator Afrikës së Jugut më 16 qershor, duke kontribuar në fitoren 3–0. Më 6 korrik, ai luajti në ndeshjen gjysëm-finale kundër Holandës, duke dhuruar assistat e të dy golave të Uruguajit, që humbi me rezultatin 3–2.[25] Ai luajti edhe në "finalen e vogël" kundër Gjermanisë, me Uruguajin që humbi me rezultatin 3–2. Gargano luajti tre ndeshje në turnament.

Gargano shënoi golin e parë me kombëtaren më 29 maj 2011 në ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë; Uruguaji u mposht 2–1.[26] Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje para nisjes së Copa América 2011, ku Gargano ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur. Ai debutoi në turnament më 16 korrik në ndeshjen çerek-finale kundër Argjentinës, ku Uruguaji u kualifikua nga gjuajtet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola. Ai gjuajti saktësisht penalltinë e pestë të ekipit të tij. Ai luajti edhe në ndeshjen gjysëm-finale ku Uruguaji mposhti 2–0 Perunë.[27] Uruguaji në fund fitoi turnamentin duke mposhtur në finale Paraguajin me rezultatin e pastër 3–0.

Falë suksesit në Copa América, Uruguaji u kualifikua në Kupën e Konfederatave 2013, ku Gargano ishte sërisht pjesë e ekipit. Ai luajti në katër nga pesë ndeshjes e skuadrës; në ndeshjen për vendin e tretë, penalltia e tij në gjuajtjet e penalltive u prit nga Gianluigi Buffon për t'i hapur rrugë fitores së Italisë.[28]

Në maj 2014, Gargano ishte në listën e trajnerit Óscar Tabárez për Kupën e Botës 2014 në Brazil. Ai luajti vetëm në humbjen 3–1 kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parë të Grupit D.[29] Uruguaji u eliminua në raundin e 16-tave nga Kolumbia.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gargano është martuar me motrën e shokut të tij të skuadrës Marek Hamšík, Michaela.[30] Sëbashku ata kanë dy fëmijë, Matias, lindur më 7 maj 2010[31] dhe Thiago, lindur më 7 prill 2012.[32]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 1 shkurt 2015[33][34]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Danubio 2003–04 29 0 2 0 31 0
2004–05 14 1 8 0 22 1
2005–06 31 0 31 0
2006–07 28 2 4 0 32 2
Gjithsej 102 3 0 0 14 0 0 0 116 3
Napoli 2007–08 34 2 3 0 37 2
2008–09 26 0 2 0 5 0 33 0
2009–10 36 0 3 0 39 0
2010–11 36 0 1 0 9 0 46 0
2011–12 33 2 3 0 7 0 43 2
2012–13 1 0 1 0
Internazionale 2012–13 28 0 1 0 7 0 36 0
Parma 2013–14 22 1 1 0 23 1
Napoli 2014–15 24 0 3 0 8 0 1 0 36 0
Gjithsej 177 4 12 0 29 0 2 0 235 4
Gjithsej karriera 329 8 14 0 50 0 2 0 410 8

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 3 nëntor 2014[35]
Kombëtarja uruguajiane
Viti Ndsh Gola
2006 4 0
2007 7 0
2008 9 0
2009 6 0
2010 9 0
2011 6 1
2012 8 0
2013 11 0
2014 3 0
2015 0 0
Gjithsej 63 1

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezulteteve me kombëtaren uruguajiane:
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 29 Maj 2011 Rhein-Neckar-Arena, Sinsheim, Gjermani Flamuri Gjermania 2–1 2–1 Ndeshje Miqësore

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Danubio[33]
Napoli[33]
Peñarol[33]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Uruguaji[33]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Walter Gargano". fussballtransfers.com (në gjermanisht). Marrë më 27 nëntor 2012.
  2. ^ "AC Napoli signs Walter Gargano from Danubio FC" [Napoli blen Walter Garganon nga Danubio]. abcgoal.com (në anglisht). 30 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2009. Marrë më 30 qershor 2007.
  3. ^ "Ufficiale: Gargano al Napoli" [Zyrtare: Gargano te Napoli]. sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 24 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2012. Marrë më 19 gusht 2010.
  4. ^ "Roma vs. Napoli 4 – 4" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2007. Marrë më 29 korrik 2020.
  5. ^ "Napoli vs. Juventus 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 27 tetor 2007. Marrë më 29 korrik 2020.
  6. ^ "Milan vs. Napoli 5 – 2" (në anglisht). Soccerway. 13 janar 2008. Marrë më 29 korrik 2020.
  7. ^ "Parma vs. Napoli 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 20 prill 2008. Marrë më 29 korrik 2020.
  8. ^ "Napoli vs. Vllaznia Shkodër 5 – 0" (në anglisht). Soccerway. 28 gusht 2008. Marrë më 29 korrik 2020.
  9. ^ "Napoli vs. Benfica 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 18 shtator 2008. Marrë më 29 korrik 2020.
  10. ^ "Benfica vs. Napoli 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 tetor 2008. Marrë më 29 korrik 2020.
  11. ^ "Maggio goes under the knife" [Maggio shkon në thikë] (në anglisht). Sky Sports. 10 mars 2009. Marrë më 27 nëntor 2012.
  12. ^ "Walter Gargano Renews Napoli Contract Until 2015" [Walter Gargano rinovon kontratën me Napolin deri në vitin 2015] (në anglisht). Goal.com. 4 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2016. Marrë më 9 qershor 2015.
  13. ^ "Gargano set for Napoli stay" [Gargano gati të qëndrojë te Napoli] (në anglisht). Sky Sports. 11 gusht 2011. Marrë më 27 nëntor 2012.
  14. ^ "Manchester City vs. Napoli 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 14 shtator 2008. Marrë më 29 korrik 2020.
  15. ^ "Transfers: Gargano signs for Inter" [Transferimet: Gargano firmos për Interin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 23 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2021. Marrë më 23 gusht 2012.
  16. ^ "Interi bën një nisje perfekte, "bombardon" Peskarën". Panorama Sport. 27 gusht 2012. Marrë më 27 gusht 2012.
  17. ^ "Viti horror mbyllet me turp për Interin e Stramës". Panorama Sport. 21 maj 2013. Marrë më 21 maj 2013.
  18. ^ "Gargano al Parma" [Gargano te Parma]. sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 1 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013.
  19. ^ "UFFICIALE: ecco Gargano! Indosserà la maglia numero 5" [Zyrtare: Ja Gargano! Do të veshë fanellën me numrin 5] (në italisht). Parma Live. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013.
  20. ^ "Roma s'e llogarit Parmën, vazhdon të mbajë kreun". Panorama Sport. 17 shtator 2013. Marrë më 17 shtator 2013.
  21. ^ "Fiorentina-Parma 2-2 Rimonta viola con Rodriguez e Vargas" [Fiorentina-Parma Kthim i violëve me Rodriguez dhe Vargas] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 30 shtator 2013. Marrë më 30 shtator 2013.
  22. ^ "Honours even between Napoli and Athletic" [Napoli dhe Athletic ndahen në paqe] (në anglisht). UEFA. 19 gusht 2014. Marrë më 19 gusht 2014.
  23. ^ "Napoli mposht Juven, fiton Superkupën e Italisë (VIDEO)". sport.albeu.com. 22 dhjetor 2014. Marrë më 22 dhjetor 2014.[lidhje e vdekur]
  24. ^ "Uruguay, Gargano nella lista definitiva dei 23 convocati" [Uruguaji, Gargano në listën e 23 të thirrurve] (në italisht). Tutto Napoli. 30 maj 2010. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  25. ^ "Sneijder-Robben show, Olanda prima finalista" [Sneijder-Robben show, Holanda finalistja e parë] (në italisht). Corriere Dello Sport. 6 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  26. ^ "Germany 2:1 Uruguay" [Gjermania 2:1 Uruguaji] (në anglisht). World Football. 29 maj 2011. Marrë më 29 maj 2011.
  27. ^ "Uruguai në finalen e Kupës së Amerikës". Kosova Online. 20 korrik 2011. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  28. ^ "Italia "kthjellet" nga penalltitë". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 30 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2021. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  29. ^ "Triumfon Kosta Rika, surpriza e bukur e Botërorit". Panorama Sport. 14 qershor 2013. Marrë më 10 qershor 2015.
  30. ^ "Gargano e Mikaela sposi, è festa grande in casa Hamsik" [Gargano dhe Mikaela martohen, festë e madhe në shtëpi Hamsik] (në italisht). Sky Sport Italia. 24 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2013. Marrë më 27 dhjetor 2012.
  31. ^ "Walter Gargano papà, è nato Matias" [Walter Gargano baba, lind Matias]. sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 7 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2012. Marrë më 27 dhjetor 2012.
  32. ^ "Hamsik: "Congratulazioni a Miska e Gargano per il secondo figlio"" [Hamsik: "Urime për Miska dhe Garganon për fëmijën e tyre të dytë] (në italisht). Tutto Napoli. 9 prill 2012. Marrë më 27 dhjetor 2013.
  33. ^ a b c d e "Walter Gargano" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014.
  34. ^ "Football : Walter Gargano" (në anglisht). Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014.
  35. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Walter Gargano" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]