Shko te përmbajtja

Wikipedia:1 Shkollë, 1 Artikull, 2026

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Posteri për lansimin e fushatës nga WoALUG.

1 Shkollë, 1 Artikull është një fushatë që synon të përfshijë shkollat në Kosovë dhe Shqipëri për të krijuar ose përmirësuar 1 artikull për shkollën e tyre në Wikipedia me burime të besueshme dhe të verifikueshme.

Fushata është e hapur edhe për shkollat e komuniteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi, veçanërisht me pjesëmarrje në internet.

Në Wikipedia lejohet të shkruhet apo të përmirësohet një artikull për një shkollë, nëse ajo përmban burime të besueshme dhe të pavarura. Mjafton të jetë e përmendur dhe e trajtuar në mënyrë domethënëse nga burime që nuk janë vetë shkolla.

Fushata zgjat nga 5 shkurti deri më 20 mars. Në fund të fushatës, kontribuuesit do të marrin certifikata për punën e tyre vullnetare dhe dhurata.

Kush mund të marrë pjesë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollat fillore dhe të mesme. Rekomandojmë të krijohen ekipe me rreth 5 nxënës të udhëhequr nga një mësues ose staf i shkollës. Ju lusim të regjistroheni në këtë formular dhe në Dashboard. Artikulli mund të krijohet dikund tjetër si në Google docs ose Etherpad ose tek Livadhi vetjak në Wikipedia i ndonjë nga pjesëmarrësit. Inkurajojmë të gjithë ekipën të marrë pjesë në shkrim, Wikipedia është projekt bashkëpunues.

Rregullat e pjesëmarrjes

[Redakto nëpërmjet kodit]

Para se të nisni shkrimin, sigurohuni që zotëroni të paktën 2–3 burime të pavarura për shkollën.

Burime të mira

  • artikuj nga media serioze (me autor, datë etj.)
  • libra, monografi lokale, botime studimore
  • raporte, publikime dhe dokumente institucionale (kur kanë përmbajtje reale)

Rregullat kryesore:

Shmangni fjali si "shkolla më e mirë", "tradita vazhdon", "nivel i shkëlqyer" apo krahasime me shkolla të tjera për të nxjerrë rivalitete, fjali me gjuhë marketingu dhe deklarata pa burime, p.sh.: "ka rezultate të larta", "ka emër të mirë", "është shkolla më e kërkuar", etj. Shamngni edhe tekstet si: misioni dhe vizioni, sepse mund të shërbejnë si reklama.

Struktura e artikullit

[Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Hyrje (3–4 fjali përmbledhëse)
  2. Historia e shkollës (2–3 paragrafë)
  3. Objekti, zona që shërben
  4. Aktivitetet jashtëshkollore (sportive, kulturore, klubet etj)
  5. Arritjet e shkollës
    1. Çmimet/mirënjohjet
  6. Ish-nxënës (alumni) të shquar
  7. Referime

Kutia e informacionit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Infobox janë kutitë informuese për subjektin në Wikipedia. Kopjojeni këtë kod dhe vendoseni në faqen tuaj:

{{Infobox school
|name=
|image=
|alt=
|motto=
|established=
|principal=
|president= 
|enrollment=
|city=
|website=
|teaching_staff=
|logo=
|type=
}}

Kohëzgjatja e fushatës

[Redakto nëpërmjet kodit]
  • 5 shkurt–20 mars 2026

Prezantimi dhe ndihma

[Redakto nëpërmjet kodit]

Ne do të kemi mundësinë të takohemi disa herë virtualisht në Jitsi për t’ju informuar dhe për t’ju udhëzuar për fushatën dhe si të shkruani artikuj në Wikipedia:

  • 16 shkurt, ora 16:00-17:30 — Prezantim i fushatës, rregullat, si organizohet puna në grup etj.
  • 18 shkurt, ora 16:00–17:30 — Udhëzim praktik se si gjenden burimet, si vendosen referencat, si ndërtohet artikulli, shembuj etj.

Office hours për ndihmë: Gjithashtu janë edhe 3 takime të tjera, ku mund të kërkoni ndihmë për: burime, referenca, strukturë artikulli, vendosje të imazheve etj.

  • 2 mars, ora 16:00–17:30
  • 5 mars, ora 16:00–17:30
  • 9 mars, ora 16:00–17:30

Materiale udhëzuese

[Redakto nëpërmjet kodit]
  • Si redaktohet një artikull me burimet dhe referencat. Shihni këtu.
  • Rregullat e redaktimit në Wikipedia mund t'i shihni edhe këtu.
  1. Regjistroni në Outreach dashboard për të marrë pjesë.
  2. Përmbledhje e redaktimit:#1Shkolle1Artikull

Për ndihmë dhe pyetje mund të na kontaktoni në emailin tonë info@wikimediashqip.org, WhatsApp, ose në rrjetet sociale Facebook, Instagram ose X.

Wikimedianët e Gjuhës Shqipe

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo