Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Edukatori
Ky diskutim është mbyllur, kandidatura për administrator qe E SUKSESHME.
Edukatori (diskutim · kontribute) - Kandidatura përfundon minimalisht më 5 qershor 2025, 09:28 (CEST), maksimalisht më 20 qershor 2025, 09:28 (CEST)
Votimi
[Redakto nëpërmjet kodit]PËR - Edukatori ka mbështetjen time të plotë. Është kontribuues i madh në një gamë të gjerë temash, bashkëpunues online dhe offline dhe kontributi i tij në nivel administratori do të jetë vlerë e shtuar për komunitetin tonë. --Arianit (diskutimet) 29 maj 2025 09:19 (CEST)
PËR - Edukatori është prej anëtarëve më punëtorë në komunitet dhe mendoj se do të kontribuojë akoma më shumë edhe si administrator. E ka mbështetjen time! Berishasinan (diskutimet) 29 maj 2025 09:37 (CEST)
PËR -@Edukatori është një nga kontribuesit më të angazhuar dhe seriozë që kontribuon rregullisht në Wikipedia dhe i ka dhuruar komunitetit tonë artikuj me vlerë. E meriton të jetë administrator.--Vyolltsa (diskutimet) 29 maj 2025 09:40 (CEST)
PËR - Kontribute të shumta, sidomos me kategoritë. Vullneti i mirë për punë e justifikon kërkesën. - Klein Muçi (diskutimet) 2 qershor 2025 18:40 (CEST)
PËR - @Edukatori, Një kontribues intensiv, me një cilësi shumë të mirë në artikuj, vështirë t’i gjenden gabime. Gjatë krijimit të artikujve të rinj prek tema esenciale që janë të dhëna të një rëndësie të veçantë për lexuesin shqiptar. Personalisht, aq sa kemi pasur komunikim, mund të them se ka një qasje të pjekur dhe të matur. Komuniteti ka nevojë në këtë moment për administratorë të rinj, por në veçanti për administratorë me përvojë të gjatë dhe largpamës, siç është Edukatori. - Leutrim.P (diskutimet) 7 qershor 2025 00:52 (CEST)
Diskutimi
[Redakto nëpërmjet kodit]Reagimi i kandidatit të vetë propozuar
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje komunitet,
Jam duke paraqitur kandidaturën time për të marrë përgjegjësitë e administratorit në Wikipedia në gjuhën shqipe. Që prej fillimit të angazhimit tim si përdorues aktiv, kam kontribuar me mbi 53,000 redaktime në Wikipedia shqip dhe mbi 94,000 redaktime në të gjitha projektet Wikimedia, përfshirë edhe Wikidata, Wikimedia Commons, si dhe Wikipedia në gjuhë të tjera si anglishtja, italishtja, serbokroatishtja e të tjera. Gjatë angazhimit tim shumëvjeçar si wikipedian, me këtë llogari me emrin Edukatori që nga 9 marsi 2019, kam krijuar mbi 10 000 faqe në Wikipedia Shqip dhe mbi 100 faqe në Wikipedia Anglisht. (Do theksuar se si wikipedian "eksperimental" kam kontribuar që nga 28 nëntori 2015)
Kam marrë pjesë në edit-a-thone, konferenca dhe seminare organizuar nga komuniteti në Shqipëri dhe Kosovë duke nisur që nga OSCAL 2016 (14-15 Maj 2016) e deri më sot.
Kontributet e mia janë përqendruar në:
- krijimin e artikujve të rinj dhe përmirësimin e artikujve ekzistues në fusha si arsimi, shkollat, edukimi, mësimdhënia, pedagogjia dhe shkencat (kryesisht ato shoqërore), historia, kultura, etj.
- mirëmbajtjen e përmbajtjes dhe përmirësimin e strukturës së artikujve,
- pastrimin e vandalizmit dhe respektimin e politikave enciklopedike,
Qëllimi im si administrator do të ishte të kontribuoj në mënyrë edhe më të efektshme në ruajtjen e cilësisë së përmbajtjes, mbështetjen e përdoruesve dhe menaxhimin e çështjeve teknike e administrative me maturi dhe paanshmëri. Besoj se përvoja ime ndërprojektuale dhe përkushtimi im afatgjatë ndaj misionit të Wikipedia-s janë dëshmi e seriozitetit dhe vullnetit për ta çuar këtë komunitet përpara.
Ju falënderoj për konsideratën dhe ju ftoj të shprehni lirshëm mendimin tuaj.
Me respekt, --Edukatori (diskutimet) 21 maj 2025 11:28 (CEST)