Wikipedia:Administrata/Dorëheqje/Sadsadas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

Sadsadas (diskutim · kontribute)

  • Hapet ky votim për të kërkuar heqjen e privilegjeve administrative për Përdoruesin Sadsadas. Votimi, dhe disa prej argumenteve të mëposhtëme sponsorizohen *** edhe nga Përdoruesi:Liridon (administrues) - përveçse nga unë (Mr. Pseudo - administrues) që po i parashtroj.

Argumentet janë disa:

  1. Shkelje e normave të Wikipedisë dhe e ligjeve mbi të drejtën e autorit në mënyrë të përsëritur gjatë 2 viteve të fundit (praktikisht gjatë gjithë kohës së angazhimit të tij në Wikipedia.). Këtu linkështë kritika që i kam drejtuar personalisht përdoruesit në fjalë: (Ndërsa këtu link është njoftimi i mëparshëm që vendosa para disa ditësh në Kuvend).
  2. Përdorim i një llogarie tjetër të krijuar enkas për të shtrembëruar/manipuluar rezultatin e votimit rreth emërimit të një artikulli (të punuar kryesisht prej tij) si artikull të përkryer. Këtu linkgjendet votimi. Nofka e përdorur prej tij është "Tifoz i Futbollit" dhe është krijuar në datë 29.06.2015.
    Rezultati i hetimit gjendet këtu: link dhe tregon se nofka "Tifoz i Futbollit" dhe "Sadsadas" kanë të njëjtën IP dhe të njëjtin software. (Hetimi u kërkua nga unë në meta.wikimedia sepse deyshoja për një tjetër përdorues...)
  3. Arsye tjetër që gjykoj e lehtëson largimin e privilegjeve është se: Sadsadas nuk njeh as normat më bazike të Wikipedisë. Si pasojë ai jo vetëm që nuk i ka përdorur kurrë këto privilegje në ndihmë të Wikipedisë, por i ka keqpërdorur ato vetëm duke shkelur norma dhe rregullore të rëndësishme. Kështu, edhe nëse do t'i hiqen privilegjet administrative puna e tij nuk do të preket ndjeshëm - ai do të mund të vazhdojë të krijojë dhe përmirësojë artikuj por nuk do të ketë më mundësi që të keqpërdor privilegjet administative...

Votimi

Diskutimi

Shënim:Përmbajuni fakteve dhe argumenteve sipas normave dhe rregulloreve të Wikipedisë.

Perdoruesit iu largua privilegji i administratorit [1]. Nese deshiron, mund te aplikoje pereseri kur te kete rifituar besimin e komunitetit. --Olsi (diskutimet) 30 korrik 2015 02:18 (CEST)