Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Ylber Idrizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ylber Idrizi u lind në Rashçe - Shkup më 12 shtator 1984. Është një këngëtar i cili muzikën e ka jo vetëm të krijuar por edhe trashëgim nga babai i tij. Idriz Çilafi babai i ndjerë i këngëtarit Ylber Idrizi ishte një këgëtar shum i njohur në botën e muzikës folklorike. Ai jetoi dhe veproi gjer në vdekje nën tingujt e muzikës së mirëfillt folklorike shqipe, ishte admirues dhe profesionist i lartë andaj shquhej si një ndër RAPSODËT më të mirë në trevat Shqipëtare. Dashuria dhe Atdhetarizmi i të krijuarit dhe kënduarit këngë të bukura në gjuhën amë nuk u shua asnjëher, ngaqë la pas të birin e tij Ylberin për të vazhduar atë që ai kishte filluar dhe që tani tradita po vazhdon, dhe se këngët dhe veprat e tyre po kultivohen nga të gjithë. Ylber Idrizi është një këngëtarë i talentuar në të gjitha zhanret muzikore. Ka një zë që dallon nga të tjerët dhe është i mirëpritur kudo.

Këngëtari ka filluar të luaj me instrumentet e muzikës qysh në fëmijëri atë kohë kur babai i tij e merrte me vete kudo dhe ia kishte ëndja ta mësonte të birin të luante më së miri në çifteli e sharki. Nga pasioni që kishte për muzikën pas mbarimit të shkollës fillore, vazhdoi shkollën e mesme profesionale të muzikës dhe më pas në akademinë e arteve në Tetovë dhe në Shkup.

Lidhur me muzikën Ylberi filloi të këndoj që në moshë të re duke i përcjellur hapat e babit të tij. Ai këndonte në koncerte e mbrëmje nga më të ndryshme që organizoheshin. Gradualisht, aktiviteti i tij prej këngëtari po rritet çdo ditë e më shumë, përpos në kocerte e festivaleve në të cilat është prezent, këngëtari ëmbël dhe zëshëm këndon në gjuhën shqipe edhe nëpër ahengje të ndryshme jo vetëm në Maqedoni dhe Kosovë, por edhe në e Diasporë duke u paraqitur nëpër shum organizime të ndryshme si në Gjermani, Belgjik, Zvicër etj.


Ylber Idrizi ka të relizuara tre albume si dhe katër videoklipe: Albumet qe i ka realizuar janë: 1. Knaqu zemër (2011) 2. Jeta Vazhdon (2012) 3. Ylber Idrizi - Live (2013)

Videoklipet e realizuara nga kengetari janë: 1. Është e kotë 2. Knaqu zemër 3. Sot ose Nesër


Festivalet: Këngë Jeho Sharri Këndon Hasi Jehon Çelësi muzikor


Shpërblimet: Në festivalin “Sharri Kendon 2008”

  • Ylberi nderohet me çmimin “Interpretimi më i mirë”

Në festivalin “Çelësi muzikor 7“ Ylberi fiton dy cmime:

  • Cmimin “Kënga më e mirë popullore” si dhe
  • “Vendin e tretë “ ne festival…