Kërceni tek përmbajtja

Wikipedia:Artikuj të përkryer/Kritere

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artikuj të përkryerKandidaturaKritereRivlerësimeArkivi
Artikujt e përkryer përfaqësojnë punën më të mirë në Wikipedia, duke pasqyruar cilësi të larta të shkrimit, paraqitjes dhe referimit. Përveç respektimit të udhëzimeve të përgjithshme të përmbajtjes, ata janë dhe:
  1. të mirëshkruar – Përmbajtja është e plotë dhe e rrjedhshme, në gjatësinë e duhur, me një hyrje të qartë dhe nëntituj të radhitur logjikisht;
  2. të hulumtuar – Çdo pohim është i mbështetur në burime të besueshme, të formatuara sipas udhëzimeve të referimit;
  3. të pasur – Artikulli përfshin fotografi dhe materiale multimediale me përshkrime plotësuese, duke respektuar udhëzimet për përdorimin e tyre;
  4. të qëndrueshëm – Informacioni është pa ndërhyrje të vazhdueshme kontradiktore dhe çdo këndvështrim trajtohet në mënyrë asnjanëse dhe të barazpeshuar;
  5. të rregullt – Teksti është i pastër nga plagjiatura dhe shmang parafrazimin e tepërt;
  6. të saktë – Materiali është i saktë nga ana teknike, pa stampa apo lidhje të prishura, gabime me kodin apo probleme me kategorizimin.