Wikipedia:Faqe e mbrojtur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Pothuajse të gjitha faqet e Wikipedias janë të lira dhe kushdo mund t'i redaktojë. Faqet e mbrojtura nga redaktimi mund të redaktohen vetëm nga një administrues dhe faqet e mbrojtura nga zhvendosja mund të zhvendosen vetëm nga një administrues. Liria e redaktimit është një nga themelet e Wikipedias, por nevojitet dhe mbrojtja e faqeve në disa raste:

  1. Faqet në hapësirën MediaWiki: Këto janë faqe që kanë të bëjnë me pamjen e projektit prandaj nuk duhet të ndryshohen shpesh. Ndryshimi i disave nga këto faqe mund të ketë pasoja edhe tek funksionimi i projektit.
  2. Faqet që kanë të bëjnë me rregullat rreth të drejtave të autorit apo rregullave të Wikipedias: Këto nuk duhet të ndryshohen nga kushdo se mund të kenë pasoja ligjore.
  3. Artikuj që janë nën një sulm vandalizmi: Këto faqe nuk duhet të qëndrojnë të mbrojtura për ndonjë kohë të gjatë.
  4. Faqe të mbrojtura nga zhvendosja: Disa faqe duhet të qëndrojnë nën të njëjtin titull për të mos prishur lidhje si p.sh. Faqja Kryesore.
  5. Faqet personale të përdoruesve: Këto janë më të rralla, por nën dëshirën e përdoruesit mund të mbrohen.

Mund të ketë edhe faqe të tjera që nuk bien në këto kategori dhe në qoftë se i hasni mund të pyesni tek Kuvendi. Në qoftë se keni ndonjë kërkesë redaktimi apo zhvendosjeje për ndonjë nga faqet e mbrojtura, mund të kontaktoni një administrues ose të pyesni tek Kuvendi.


Faqe të mbrojtura

Artikuj të mbrojtur

Përdorues

Wikipedia

Kategori

Stampa

Kërkesë për mbrojtjen e një artikulli

Shkruani më poshtë titullin e artikullit që duhet të mbrohet si dhe arsyen pse ju mendoni që ky artikull duhet të mbrohet. Mos harroni nëshkrimin (--~~~~) tuaj në fund, që të dihet se kush e ka parashtruar kërkesën.

  • Titulli i artikullit - Arsyeja - Nënshkrimi (--~~~~)

Kërkesë për lirimin e një artikulli

Shkruani më poshtë titullin e artikullit që duhet të lirohet si dhe arsyen pse ju mendoni që ky artikull duhet të lirohet. Mos harroni nëshkrimin (--~~~~) tuaj në fund, që të dihet se kush e ka parashtruar kërkesën.

  • Ttulli i artikullit - Arsyeja - Nënshkrimi (--~~~~)


Shikoni edhe