Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/46

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Atë Marin Sirdani

...në revistën "Hylli i Dritës" Atë Marin Sirdani bashkëpunëtor i ngushtë i kësaj reviste, flet për historinë e françeskanve në Shqipëri mbështetetur, pos në tjera dokumente edhe në një Regjistër – siç e quan ai të Provincës Françeskane Shqiptare të vitit 1720?

...në Pallatin e Sportit në Shkodër është përkrahur fort edhe përfaqësuesja shqiptare Anisa Petrela e cila ka marrë kurorën e Shoqërueses së Parë të Miss Globe 2014 ?

...dy ikona prej guri me figurën e Shën Nikolla dhe të një shenjtoreje Shna Prendes të cilat mendohet se i përkasin shekullit të XII – XIII (12-13) janë zbuluar në Kishën e vogël të fshatit Arst Miliska, e cila gjendet rreth tre orë larg qytetit te Pukës në një fshat që shtrihet mbi liqenin e Fierzës përgjatë rrugës Qafë Mali – Bajram Curri?

...për ata që duan ta kenë më të thjeshtë udhën në labirintin e veprës së Ismail Kadaresë do të kenë një ndihmesë që do tu shërbejë si një GPS në veprën e jashtëzakonshme vëllimi i parë bibliografia e shkrimtarit të njohur nga autorja Jorina Kryeziu nën kujdesin e pedagoges Lili Sula ?

...Sofika Stathi është pasardhëse e Marigo Posios qëndistares së njërit prej flamurëve shqiptar të ngritur në 28 Nëntor 1912 dhe bartëse e një koleksioni historik familjar që nga fillimet e Pavarsisë në Shqipëri?

...këngëtaret Motrat Mustafa kanë realizuar këngën e tyre të re "Kuq e Zi" e cila trajton edhe ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë si dhe dronit që u lartësua atje?

...Skenaristi dhe regjizori i famshëm Andamion Murataj e bëri të njohur artin shqiptar në shkallë ndërkombëtare i cili arriti të fitojë çmimin prestigjioz "Ariu i Argjendtë" për Skenarin më të Mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin 2014 ?

...festivali i skulpturës "Sculp’edu" trajtoi në këtë edicion "Mbrojtjen e Mjedisit" duke patur parasysh faktin që sistemi edukativo-arsimor në Kosovë me gjithë përpjekjet për reformim ende ofron një qasje tradicionale sivjet të gjitha aktivitetet i ka bazuar në nxitje të mendimit kritik dhe në shprehje të lirë të kreativitetit?