Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/17
Pamja

- ... 18 Prilli njihet si dita e monumenteve dhe e vendbanimeve historike e UNESCO dhe iniciativa "Ta pastrojmë Kosovën" vlerësoi se kalatë e Kosovës si ajo e Prizrenit janë burime të pashfrytëzuara plotësisht në funksion të turizmit kulturor ?
- ... faqja "Humans of New York" (Njerëzit e Nju Jorkut) ka postuar dëshminë e një amerikani i cili ka treguar se suksesin e jetës ia kushton motivimit që i dha kolegu i tij shqiptar ?
- ... një dosje arkivore e veçantë në Vjenë prej Pjetër Logorecit ku ruheshin 7 letra të Dom Nikoll Gazullit drejtuar albanologut Norbert Jokl mbi një bashkëpunim mes të dyve për mbledhjen e një varg fjalësh të rralla të shqipes janë botuar në median e shkruar shqipe ?
- ... një klasifikim i passaport index tregon se Shqipëria renditet e 40 -ta dhe përmes pasaportës shqiptare mund të lëvizësh në 91 vende të botës ?