Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/25

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Foto e Saturnit e krijuar nga Cassini-Huygens me 27 mars 2004 (ESA)
Foto e Saturnit e krijuar nga Cassini-Huygens me 27 mars 2004 (ESA)

...Saturni ose shtuni (dikur Shëtuni) u emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke? Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë.

Brendësia e Saturnit është e ngjashme me atë të Jupiterit. Ka një bërthamë të vogël shkëmbore në qendër dhe ajo është shumë e nxehtë; temperatura e tij arrin deri në 15,000 K (26,540 °F, 14,730 °C). Është aq nxehtë sa ajo lëshon dy herë e gjysëm herë më shumë nxehtësi sesa sasia që merr nga Diellit.

Saturni është më së shumti i njohur për unazat e tij që lehtësisht shihen me teleskop. Unazat e bëjnë Saturnin një nga gjërat më interesante për t'u parë në qiellin e natës. Unazat u zbuluan për herë të parë nga Galileo Galilei në vitin 1610, i cili përdori teleskopin. Në fakt ato nuk dukeshin si unaza për Galileon, por ai i quajti ato "veshë".