Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/24

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Matrioshka të hapura

Një kukull matrioshka (Rusisht: матрёшка; IPA: [mɐˈtrʲɵʂkə]matrëška), e njohur edhe si foleja e kukullave ruse ose kukulla ruse, i referohet një grupi kukullash prej druri me madhësi të atilla që futen njëra në tjetren. Emri besohet se vjen nga "Martiosha" ose "Matriona", që janë emra femrash që gëzonin popullaritet të madh ndër fshatarët rusë. Emri tregon matriarkun e një familjeje të madhe ruse. 

E para fole kukullash ruse u bë në vitin 1890 nga Vasily Zvyozdochkin me dizajn të Sergey Malyutin, i cili ishte piktor i zanateve popullore në Abramtsevo. Tradicionalisht shtresa e jashtme është një grua, e veshur në sarafan, një fustan- bluzë tradicionale e fshatarëve rusë, e gjatë dhe pa formë. Figura përbrenda mund të jetë e gjinisë tjetër; më e vogla, kukulla e fundit është tipikisht një foshnjë nga një copë e vetme druri. Shumica e mjeshtërisë është në pikturimin e secilë kukull, e cila mund të jetë mjaft e përpunuar. Kukullat shpesh përcjellin një temë, e cila mund të ndryshojë nga karakteret e përrallave e udhëheqësit sovjetik. Kukullat matrioshka shpesh janë quajtur gabimisht babushka që do të thotë "gjyshe" ose "grua e vjetër".







Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]