Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/20

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Struga

Struga është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.

Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudhat e zhvillimit të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën Maqedonisë dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorisht, Oktisi dhe Dollogozhdë.





Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]