Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/11

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diagrama e levizjes se syrit të një satelit rreth tokës, duke treguar shpejtësinë pingul dhe frenimit (forcës) vektorëve.

Mekanika klasike (që zakonisht ngatërrohet me mekaniken Njutoniane, e cila është një nën-fushe e saj) është një term që përdoret për të përshkruar lëvizjen e objekteve makroskopike, që nga lëvizja e projektileve (ose lëvizja e predhave) deri të pjesët e makinerive, si dhe gjithashtu për përshkrimin e objekteve astronomike, si sondat kozmike, planetët, yjet, dhe galaktikët. Përvec faktit që ajo jep rezultatet shume të sakta në këto fusha, duhet theksuar se ajo është një nga degët më të vjetra dhe më të mëdha në shkencë dhe teknologji.

Brenda kësaj fushe shumë dege specializimi ekzistojnë të cilat merren me gazet, lëngjet, dhe trupat e ngurte. Mekanika klasike përforcohet nga teoria speciale e relativitetit për objekte që lëvizin me shpejtësi të madhe, që afrohet me shpejtësinë e dritës. Për më tepër, teoria e përgjithshme e relativitetit aplikohet në ato raste kur duhet një trajtim me rigoroz i gravitacionit në një shkallë më të rafinuar. Duhet theksuar se teoritë e relativitetit ndyshe nga perceptimi i zakonshëm janë teori klasike (pra nuk marrin parasysh efektet kuantike).

fizikë, mekanika klasike është një nga dy nën-fushat kryesore në studimin e shkencës së mekanikës, e cila merret me bashkësinë e ligjeve fizike që përshkruajnë matematikisht lëvizjene e trupave dhe bashkësive të trupave. Dega tjetër është mekanika kuantike. Stadi fillestar i zhvillimit të mekanikës klasike njihet si Mekanika njutoniane, e cila lidhet me konceptet fizike dhe metodat matematike që u shpikën dhe u përdoren nga vete Njutoni, si dhe paralelisht nga Lajbnici, e të tjerë. Kjo jepet më poshtë me detaje më të shumta. Metoda më abstrakte dhe më të përgjithshme jepen nga mekanika e Lagranzhit dhe mekanika e Hamiltonit. Pothuajse shumica e materialeve të mekanikës klasike u formua gjatë shekujve të 18-te dhe 19-te, këto punime zgjerojnë (në veçanti persa i përket metodave analitike) punene e filluar nga Njutoni.