Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/38

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Angela Merkel
Angela Merkel

Më 22 shtator të vitit 2013, Angela Merkel dhe partia Kristian Demokrate fitojnë zgjedhjen në Gjermaninë Federale me rezultatin më të mirë që nga viti 1990.

Angela Dorothea Merkel (mbiemri i vajzërisë: Kasner; shqiptimi: Angela Dorotea Merkël) lindi më 17 korrik 1954Hamburg, Gjermani. Është politikane gjermane. Angela Merkel që nga 22 nëntori 2005 është Kancelarja Federale e Gjermanisë. Që nga 10 prilli 2000 është kryetarja e Unionit Demokristian të Gjermanisë(CDU).

Merkel u lind Angela Dorothea Kasner në vitin 1954 në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore, e bija e Horst Kasner (1926-2011), një vendas i Berlinit, dhe gruaja e tij Herlind, e lindur në vitin 1928 në Danzig (tani Gdańsk, Poloni) si Herlind Jentzsch, një mësuese e gjuhës angleze dhe latine.