Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/7

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje verore në Rugovë Pejë

Bukuritë e rralla natyrore dhe kulturore, e bëjnë trikëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Në këtë hapësirë të brezit kufitar Peja, komunë perëndimore e Kosovës, kryeson në zhvillimin dhe e promovimin e turizmit të Kosovës si në rajon ashtu edhe më gjerë në botë. Bjeshkët e Rugovës si stacion i rëndësishëm i itinerarit Parku Ballkanik i Paqes ndodhen në gjerësi gjeografike 42°44’N 20°3’E, në largësi nga Prishtina prej 93 km. Nëpër Rugovë kalojnë rrugë të rëndësishme: Lugu i Shkodrës lidh Rugovën me Tropojën dhe Shkodër, Qafa e Çakorrit çon në Plavë e Guci , Qafa e Dasmorëve e lidh me Rozhajën dhe Qafa e Hajlës me Dacaj e Husaj dhe përfshin një territor me sipërfaqe prej 20330 ha. Ka shtrirje Lindje - Perëndim me gjatësi prej 23 km. Gjendet në mes të maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik.