Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/1

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kisha në filmin artistik Skënderbeu


Kisha e Shën Prokopit është ndërtuar për nder të Shenjtorit mbrojtës të Tiranës, Shën Prokopit, i cili kremton më 8 Korrik. Në historinë e kishës së Shën Prokopit bën pjesë gjithashtu edhe Skënderbeu (film) (1953). Në ambientet përreth kishës është inskenuar ngjarja e Kuvendit të Lezhës, takimi me të dërguarin e Venedikut dhe largimi nga jeta i Skënderbeut. Në vitin 1967 edhe kisha e Shën Prokopit pati fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Ajo u gjymtua, duke iu hequr pjesët harkore. Në vend të saj u ngrit kafe-restorant "Liqeni". Çfarë mbeti nga kisha e Shën Prokopit iu kthye funksionit të mëparshëm, vetëm pas gati 30 vjetësh, në 1993-shin.