Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/07/23

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Nata e Lejletul Kadrit nga fjala "Kadr" ka disa kuptime ku njëri prej tyre është dhe nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë. Kuptim tjetër i kësaj fjale është se Kadr don të thotë dhe shtrëngim, në kuptimin se dituria e saktë se kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit siç do ta shohim më poshtë. El-Halil Ahmed, një dijetar i njohur ka thënë: "Është quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin në këtë natë". Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm (siç do ta shohim më vonë). Në një ajet Kur’anor Allahu e quan Natë të Begatshme për mirësitë e shumta që u jepet njerëzve.

Suretu El Kadr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

  • 1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
  • 2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?
  • 3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
  • 4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
  • 5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.