Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/14

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje nga kodra e Belvederes mbi qytetin e Korçës

Tyler Brûlé gazetar i njohur kanadez e rendit të parin qytetin e Korçës në listën e dhjetë qyteteve në Shqipëri në të cilat jetohet më mirë : "Korça e meriton pa mëdyshje vendin e parë kryeqendra e Juglindjes. Një qytet me planimetri shembullore, me parqe pa fund, mpleksje arkitekturash me gjurmë nga pushtuesit otomanë, grekë, francezë, italianë dhe gjurmët 50 vjeçare sovjetike që dizenjoi regjimi komunist i Hoxhës. Traditat e shkëlqyera në kulinarizëm, art e muzikë, nikoqirllëk dhe pastërti, me infrastrukturë në përmirësim, kryqëzim rrugësh mes Greqisë e Maqedonisë rendisin Korçën në qytetin ku mund të jetohet normalisht pa dhimbje koke si ato të kryeqytetit. Ka një popullsi rreth 90 mijë banorë dhe qendër e rëndësishme administrative, ndër qytetet e rrallë me 24 orë ujë të rrjedhshëm. Qyteti që të ofron mundësi të pëlqyeshme investimi, punësimi dhe arsimimi."