Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/16

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qyteti Bajram Curri i Tropojës

Iniciativës së studentëve të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës iu bashkua edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe bashkë me klubin social «campusALBANIA», qëmtuan me kujdes standardin në të cilin jetojnë qytetarët e Shqipërisë, nuk e komplikuan shumë renditjen e qyteteve shqiptare por thjesht respektuan kriteret bazë të një jetese të mirë. në listën e 10 qyteteve ku jetohet më mirë rendit të tretin qytetin e Bajram Currit : "Tropoja shtrihet në pjesën shqiptare të Malësisë së Gjakovës jo larg Alpeve të mrekullueshme mahnitëse. Kriminaliteti, një shqetësim i mbartur prej vitesh, pothuajse është ulur ndjeshëm ndërsa vendasit janë tepër bujarë dhe mikpritës. Në këtë qytet mund të jetosh mirë pa shpenzuar shumë dhe hapja e rrugëve me Kosovën ka ndihmuar në rritjen e nivelit ekonomik.Udhëtimi për të shkuar në të nëpërmjet Komanit është mbresëlënës por ende infrastruktura e dobët ta zbeh paksa këtë aventurë. Investimet private në zonën e Valbonas po atraktojnë mjaft vizitorë, ndërsa kjo trevë shënohet në hartën e turizmit kombëtar prej vitesh duke e justifikuar veten me bukuritë natyrore dhe shërbimet që po bëhen cilësore kohë pas kohe."