Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/20

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Takimi me Papa Gjon Pali II i Haxhi Dede Reshat Bardhi


Papa Gjon Pali II përherë ka qenë i gatshëm dhe e ka mobilizuar Kishën në ndihmë të Shqipërisë. Thirrjet e tij të vazhdueshme dhe lutjet për Shqipërinë nuk kanë munguar në asnjë rast të daljeve publike. Vatikani në përgjithësi është përpjekur të hyjë në Shqipëri dhe ta çlirojë besimin, por deri në '90-ën ka qenë e pamundur. Regjimi totalitar me slloganin e "njeriut të ri" e zhveshi njeriun nga besimi në fetë mijëravjeçare. Më 3 shtator 1951, Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, vendosi që Radio "Vatikani" të flasë edhe në gjuhën shqipe.

  • 5 tetor 1960, gjatë vizitës në Otranto të Italisë, Papa Gjon Pali II nga brigjet e përtejme të Adriatikut, i drejtohet popullit shqiptar, duke sensibilizuar mbarë botën: "E kështu sot nuk mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike në Shqipëri tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj: ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë rregulltare e besimtarë të thjeshtë". Duhej të vinte 1990, që më 11 nëntor të kremtohej Mesha Solemne në Kapelën e varrezave të Rrëmajit, nga i persekutuari dhe i vuajturi në burgjet komuniste, Dom Simon Jubani.
  • 02 Qershor 1991, në solemnitetin e Korpit të Krishtit kremtohet Mesha Solemne me përfaqësues dhe një delegacion të veçantë të Selisë së Shenjtë, duke vendosur marrëdhëniet diplomatike në rang nunciature apostolike për Selinë e Shenjtë dhe ambasadë për Shqipërinë.
  • 22 prill 1993, vetëm dy ditë para vizitës së Papës Gjon Pali II në Shqipëri, ambasadori i parë në Selinë e Shenjtë, Willy Kamsi paraqet letrat kredenciale.
  • 24 Prill 1993, vetëm një ditë para udhëtimit për Shqipëri, Papa Gjon Pali II i drejtohet popullit shqiptar: "Të dashur vëllezër e motra shqiptarë, po vij te ju në emër të Zotit. Po vij, që të lutem me ju dhe për ju, për një të ardhme qetësie dhe paqeje". E në shqip shton: "Mirupafshim nesër! Zoti ju bekoftë!"