Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/10

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Verdi

Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më i njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit të XIX. Ai mbetet si njeri ndër kompozitoret më të njohur të botës në historinë e operës. Pas suksesit të parë të madh radhiten operat e tjera të Verdit, i cili u bë i njohur dhe i popullarizuar jo vetëm në Itali por edhe në Evropën e kulturuar. Verdi dallon nga bashkatdhetaret e vet, kompozitorët të cilët vite të tëra jetonin larg atdheut. Ai tërë jetën e tij e kaloi në atdhe Itali i lidhur me popullin si një patriot i vërtet, duke studiuar historinë jetën dhe mbi të gjitha muzikën popullore dhe artistike të traditës nga e cila hoqi disa mungesa eventuale që vëreheshin veçanërisht në operat serial. Ai bëri sintezën e vetive pozitive të operës italiane, veçmas duke ruajtur traditën e bel kantos jo për qellim ne vete por për shërbim të përmbajtjes.