Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/23

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shën Gjergji


Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eliminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjera. Disa thonë se ishte një bishë nga anët e Lindjes dhe kishte shpellën afër burimit të vetëm të një qyteti të madh dhe pengonte njerëzit të merrnin ujë. Thuhet se dragoi ndodhej në krahinën e Atalisë në qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, një kundërshtar i të krishterëve. Dragoi për shumë vite me radhë tmerronte qytetin, duke e detyruar ti jipnin ushqime por edhe njerëz, fëmijë, dhe vajza të reja. Shumë burra të qytetit u munduan ta vrisnin por asnjëri nga ata nuk ja arriti. Shpella e tij ndodhej përtej një liqeni, dhe dragoi jetonte brenda një vendi që ngjante kënetë. Erë e keqe përhapej në të gjithë vendin përreth. Ndërsa fryma e tij, e nxehtë dhe e pisët helmonte çdonjëri që ju afronte. Zgjidhja që kishte propozuar mbreti i zonës, kur banorët u drejtuan tek ai, ishte se çdo familje duhet të jepte një fëmi për dragoin, në mënyrë që të ishte vazhdimisht i ngopur dhe në këtë mënyrë qyteti nuk do të ishte në rrezik nga sulmet e papritura të dragoit. Kështu filluan çdo ditë një familje sakrifikonte një fëmi për dragoin, me zemër të rëndë, pasi të gjitha përpjekjet e tjera kishin dështuar. Një dite erdhi dhe radha e bijës së mbretit për të vajtur për tu sakrifikuar. E zbukuruar ashtu siç i kishte hije një princeshe, u nis për të takuar vdekjen, ndërsa i ati po përgatiste anijen mbretërore që do të përshkonte liqenin që ndante qytetin nga shpella e dragoit, dhe një turmë e madhe njerëzish e ndiqnin nga pas, duke e shoqëruar në udhëtimin e tij të fundit. E vetme do të shkonte të takonte dragoin, dhe kur arriti jashtë shpellës së tij, shikoi një oficer të ri duke ardhur drejt saj mbi kalë. E pyeti se çfarë bënte atje e vetme ? Princesha ju përgjigj se po priste dragoin që ta gëlltiste në këmbim me qetësinë e qytetarëve të tjerë. Shën Gjergji atëherë, pasi kërkoi ndihmen e Zotit u hodh në luftë kundër dragoit dhe arriti ta mundte atë. E nxori jashtë shpellës së tij dhe e tërhoqi zvarrë deri në sheshin e qytetit. Aty pasi deklaroi se arriti të burgoste dragoin me ndihmën e Zotit, dhe kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpëton banorët nga rreziku i zhdukjes. Në këmbim për këtë të mirë që bëri, mbreti i dha vajzën e tij për grua.