Shko te përmbajtja

Wikipedia:Fillimi (Regjistrimi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Faqja kryesore   Redaktimi   Formatizimi   Lidhjet e brendshme   Lidhjet e jashtme   Faqet e diskutimit   Mbani  mend   Regjistrimi   Direktivë e themelore    shumë    

Regjistrimi nuk është i detyrueshëm, por rekomandohet.

Çdokush mund të kontribojë në Wikipedia, pavarësisht nëse dëshiron të regjistrohet ose jo. Sidoqoftë, duhet të jeni të regjistruar për të krijuar artikuj të rinj.

Këto janë arsyet kryesore pse ju inkurajojmë të regjistroheni:

Duke pasur një llogari fitoni disa përfitime, përfshirë opsione më të shumta të redaktimit dhe preferencave. Një vegël e dobishme është Lista mbikëqyrëse, që e bën të lehtë të shihni ndryshimet në artikujt që ju interesojnë. Një tjetër është mundësia për të zhvendosur një faqe.

Një përdorues i paregjistruar identifikohet nga IP adresa e kompjuterit të tyre, e cila përdoret si identifikues publik kur ata kontribojnë (dhe nënshkruajnë komente në faqet e diskutimit). IP adresa juaj mund të përdoret për të gjetur informacione rreth jush, kështu që regjistrimi ju rrit privatësinë duke e fshehur atë. Gjithashtu, meqë IP adresat shpesh ndryshojnë, përdoruesit e paregjistruar shpesh e kanë të vështirë të fitojnë besueshmëri te redaktuesit e tjerë. Përveç kësaj, është më e vështirë të bisedohet me këta përdorues sepse nuk kanë një faqe të vetme diskutimi. Për këto arsye, shumë Wikipedianë e konsiderojnë regjistrimin si shenjë e një vullneti më të madh për të qëndruar prapa redaktimeve dhe komenteve tuaja. Kjo do të thotë se kontributeve tuaja do t'u jepet një peshë më e madhe.

Dhe në fund, vetëm përdoruesit e regjistruar mund të bëhen administratorë. Nëse regjistroheni, mos harroni fjalëkalimin ose nofkën. Nëse i harroni, sigurohuni që keni shënuar një adresë e-mail-i dhe verifikojeni atë në mënyrë që t'ju dërgohet një fjalëkalim i ri në rast nevoje.

Shih Pse të krijojmë një llogari? për më shumë.

Si të regjistroheni

Për t'u regjistruar, klikoni më sipër ose klikoni lidhjen Regjistrohu në qoshen e djathtë sipër të çdo faqeje. Nuk do të jetë e lehtë të ndryshoni nofkën pasi ta keni zgjedhur, kështu që rekomandohet leximi i politikave të nofkave para se të regjistroheni.

Përfundojmë këtë doracak me një vlerësim dhe informacione të tjera