Shko te përmbajtja

Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Agron Rexhepi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky diskutim është mbyllur, vendimi ishte TË GRISET. Kandidatura përfundon minimalisht më 23 shtator 2025, 16:11 (CEST)
Nominuar nga subjekti, që pohon mungesën e shquarësisë dhe shkeljen e privatësisë. Historiku i faqes tregon se u provua disa herë të fshihet komplet përmbajtja e tij hiç më larg se prej 2013. Artikulli nuk ka burime dhe nuk ka pasur kurrë, mirëpo personi në pyetje është një nutricionist që ka botuar një libër, hulumtime të ndryshme në lëminë e tij, dhe është paraqitur në mediume të ndryshme. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 9 shtator 2025 18:14 (CEST)[përgjigjuni]

Votimi

  • Grise - Pasi nuk ka pasur ndonjë burim që nga fillimi në përmbajtje dhe nuk mund të vërtetohen ato pretendime që janë shkruar edhepse mund të jenë të vërteta, por as nuk mund t'e vërtetojmë me siguri se a është fshirësi i përmbajtjes vet personi për të cilin është shkruar artikulli, ne kemi të drejtë ta fshijmë, jo për mungesë shquarësie në këtë rast por për mos përmbushje kriteresh dhe mungesë vërtetueshmërie (përveq që edhe ka kërkesë nga vetë personi për grisjen e tij). Po të jetë i nevojshëm dhe shumë i vlefshëm sigurisht ne nuk do e pengojmë rikrijimin e tij në të ardhmen, ose po të jetë vullnetarë dikush t'e ripërpunojë tani, por do duhet të jetë brenda kritereve enciklopedike. (jam për grisje në parim, vota ime mund të ndryshojë nëse ka vullnet dikush ta ripërpunojë) - Leutrim.P (diskutimet) 12 shtator 2025 15:16 (CEST)[përgjigjuni]
  • Grise - Lanceloth345 (diskutimet) 3 nëntor 2025 18:37 (CET)[përgjigjuni]
  • Grise sipas argumentit të Leutrimit. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 12 dhjetor 2025 12:01 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Përshëndetje, po kërkoj fshirjen e faqes për mua: https://sq.wikipedia.org/wiki/Agron_Rexhepi . Faqja është krijuar pa pëlqimin tim dhe nuk dëshiroj që ky informacion të jetë publik. Nuk jam figurë publike me rëndësi të gjerë dhe prania e faqes prek privatësinë time. Ju lutem, të ndërmerrni veprimet e nevojshme sipas politikës së Wikipedia-s për Biografitë e Personave të Gjallë (BLP). Faleminderit për mirëkuptimin. Me respekt, Agron Rexhepi

— tekst fillimisht i shkruar nga @~2025-54067-6 dhe i transportuar nga ky redaktim i artikullit tek diskutimi nga Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 9 shtator 2025 17:39 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje z. Rexhepi, për të mbajtur veten larg konfliktit të interesit ju lutemi që diskutimin ta vazhdojmë këtu.
Biografitë në Wikipedia krijohen zakonisht për personat që kanë shquarësi sipas standardeve tona të shquarësisë mbi njerëz dhe shquarësisë së përgjithshme, prandaj ekzistenca e një artikulli vendoset prej përdoruesve tanë dhe jo prej subjekteve të tyre. Mirëpo, po pohoni që faqja nuk është me shquarësi, gjë që duhet të ketë konsensus mes përdoruesve. Nëse kam të drejtë në leximin tim të historikut të faqes, paskeni provuar ta fshini përmbajtjen e tekstit disa herë. Ky konsiderohet vandalizëm dhe nuk e pranojmë në këtë projekt.
Vërejta përndryshe edhe që faqja nuk ka pasur deri tash asnjë burim për t'ia mbështetur deklaratat, edhe pse keni si subjekt mbulim të bujshëm nga mediat si dhe jeni autor i hulumtimeve të shumta si hulumtues. Përmbajtja e biografive assesi nuk duhet të mbesë pa burime. Meqenëse politika e Wikipedisë shqip për Biografitë e Personave që Jetojnë (në shqip quhet BPJ) është pak më e varfër, kërkova për ju shqyrtimin e kërkesës nga publiku në Forumin e Grisjes. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 9 shtator 2025 18:12 (CEST)[përgjigjuni]
U miratuaLeutrim.P (diskutimet)