Wikipedia:Kriteret e një artikulli të mirë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Një artikull i mirë është një artikull i pëlqyeshëm që plotëson kriteret e artikullit të mirë, po nuk i plotëson ende kriteret e artikullit të përkryer. Kriteret e artikullit të mirë masin artikuj të pranueshëm, po nuk janë aq kërkues sa ata të artikullit të përkryer, të cilët janë artikujt më të mirë të wikipedias.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Një artikull i mirë është:

1. I shkruar mirë.

(a) Proza është e qartë dhe koncize, ligjet e të drejtave të autorit janë të respektuara, drejtshkrimi dhe gramatika jane korrekte, dhe
(b) Përputhet me udhërrefyesin e manualit të stilit

2. I saktë dhe i verifikueshëm:

(a) Përmban një listë me referenca (burime të informacionit), të paraqitura në përputhje me rregullat e manualit të stilit;
(b) Jep citime online nga burime të besueshme me kuotime, statistika, opinione të publikuara për ato pjese që mund të kundërshtohen në të ardhmen, apo janë të diskutueshme.
(c) Nuk ka kërkim origjinal

3. Është i gjerë në mbulimin e përmbajtjes:

(a) Adreson gjithe argumentet e subjektit e
(b) Rri i fokusuar pa dhënë detaje të panevojshme.

4. I paanshëm: paraqet pikëvështrimet në mënyrë të qartë dhe duke i dhënë peshën e duhur të gjithave.
5. Stabël: nuk ndryshon shumë nga dita në ditë si rrjedhojë e luftërave të editimit apo të grindjeve për përmbajtjen.
6. I ilustruar, ku është e mundur, me imazhe

(a) Imazhet kane status të mirë për të drejtat e autorit dhe mund të perdoren
(b) Imazhet jane të lidhura me subjektin dhe kane dicitura të duhura.