Wikipedia:Kriteret e një artikulli të përkryer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Këtu do të përmblidhen si fillim kriteret mbi përcaktimin e një artikulli si i përkryer.

Artikuj të përkryer

Këtu mund të njihesh me kriteret e nevojshme për vlerësimin e një artikulli të përkryer. Në qoftë se dikush dëshiron të propozojë një artikull si të tillë, atëherë ai duhet të kontrollojë në fillim, nëse ky artikull plotëson kriteret e duhura. Përveç kësaj votuesit rekomandohet të bëjnë krahasimin me faqen e mënyrës së redaktimeve, dhe të vendosin pikësëpari nëse paraqitja e artikullit i përmbahet udhëzimeve të parashtruara atje.

Cilët artikuj lejohen të propozohen për tu zgjedhur si të përkryer?

  • Të gjitha artikujt me përmbajtje nga jeta dhe të gjitha artikujt me tema profesionale, të cilat sipas mendimit tuaj plotësojnë kriteret minimale të renditura si më poshtë.

Cilat janë kriteret minimale që duhen plotësuar?

  • Së pari duhet të plotësohen kriteret minimale për artikujt që ja vlen për tu lexuar.
  • Përmbajtja e artikullit duhet të pasqyrojë drejtë dhe qartë njohuritë aktuale shkencore, burimi informativ i së cilave të jetë i mundshëm nga të gjithë.
  • Aspektet e ndryshme të temave duhet të paraqiten në një parametër të baraspeshuar. Zgjedhja e paragrafëve kryesore dhe atyre të nënrenditura duhet të bëhet e tillë, që madhësia e tyre të përputhet me interesat enciklopedike.
  • Për të gjithë artikullin duhet të dalë qartë, se nga cilat burime ato rrjedhin. Shpjegime të hollësishme e me rëndësi, citate apo tekste tepër të diskutueshme, duhet të shoqërohen me një dëshmi më vete. Ki parasysh se në rast se ty ose ndonjë kolegu profesional diçka i duket e vetëkuptueshme, një personi tjetër mund t'i lindi dyshimi për vërtetësinë e një pjese teksti. Burimet duhet sipas temave të jenë me vlera të larta, aktuale dhe konform normës së zakonshme të mënyrës së redaktimeve në Wikipedia. Informacione më të hollësishme do të gjesh tek artikulli Wikipedia:Dëshmitë
  • Një artikull i përkryer enciklopedik duhet të krijojë sipas mundësive aktin e vështirë të balancimit, që stili i tij gjuhësor të mos jetë monoton. Përkundrazi, teksti duhet të ngjallë tek lexuesi, sado i gjatë që të jetë ai, vazhdimisht kureshtje, e cila bëhet e mundur me anën e formulimeve të shumëngjyrshme, të gjalla e të sakta.
  • Po ashtu lexuesit do t'i ngjallte më shumë interes vendosja në vendin e duhur e figurave, fotografive, etj., të cilat do të ilustronin mjaftueshëm artikullin. Rekomandohet që fotot të zgjidhen nga më të mirat e të shoqërohen me një sqarim të shkurtër poshtë saj.

Çfarë mund të tolerohet tek artikujt e përkryer?

  • Asgjë nuk mund të tolerohet. Në qoftë se pas hedhjes së kandidaturës për artikull të përkryer dikush parashtron një pyetje, pasi ai mund të ketë pretendime mbi formën, burimet, normat, lidhjet e jashtme e të tjera si këto, atëherë patjetër do të duhet të jepet një shpjegim përkatës e i arsyetueshëm. Në shumicën e rasteve pas kësaj rezulton një përmirësim i dukshëm i artikullit.