Wikipedia:Kujdestari i artikujve/Burimet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ndihmë e drejtpërdrejtë: irc • web

4. Burimet
5. Përmbajtja
6. Fundi
Shëmbuj të burimeve

Burime të mira përfshijnë:

  • Librat
  • Gazetat
  • Revista të njohura
  • Artikuj akademikë

Burime jo të besueshme:

  • Blogjet
  • Faqet e rrjeteve sociale
  • "Njohuria personale"
  • Çdo burim që nuk muk mund ti verifikohet neutraliteti nga një redaktor tjetër.

Informacioni në Wikipedia duhet të jetë i besueshëm dhe i verifikueshën.

Faktet, pikëpamjet, teoritë dhe argumentet mund të përfshihen në artikuj vetëm nëse ato janë të botuara nga burime të besueshme dhe të njohura. Burimet duhet të jenë të njohura në mënyrë që të verifikohet saktësia, si dhe të jenë të pavarura nga subjekti. Citimi i burimeve është një nga elementet thelbësore të Wikipedia-s dhe është politikë zyrtare për çdo artikull në Wikipedia. Çdo material jo i bazuar në burime (apo referenca) mund të kundështohet dhe të fshihet. Për tematikat akademike, burimet preferohen të jenë të shqyrtuara nga kolegët. Sipas politikës zyrtare të komunitetit, "për të ruajtur cilësinë e artikujve është e nevojshme të paktën një referencë, nga një burim i besueshëm dhe i verifikueshëm".

Hapi i parë

Nëse ju nuk keni burime, hapi i parë është ti kërkoni, në mënyrë që ju mund të shkruani një artikull me informacion të verifikueshme. Shikoni për burime nga faqet e ndryshme të internetit si Google, Yahoo! apo Bing. Po ashtu njëlloj të vlefshme janë "burimet e shtypura", të tilla si librat, revistat apo gazetat.


Vini re: artikujt e Wikipedive të tjera nuk janë burim i besueshëm (megjithatë, natyrisht ju mund të kopjoni burime të besueshme nga artikujt e Wikipedive të tjera).


Burime cilësore? Që një burim të cilësohet i vlefshëm duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  1. të ketë kredibilitet: të jetë burim i besueshëm;
  2. të jenë të pavarur nga subjekti për të cilin ata flasin;
  3. të janë të verifikueshme nga redaktorët e tjerë.


Nëse artikulli juaj nuk citon burime të besueshme dhe të pavarura, do të griset menjëherë.


A mbështetet artikulli juaj në burime cilësore?

Artikulli i propozuar prej meje ka mjaftueshëm burime cilësore

Artikulli i propozuar prej meje nuk ka (ende) mbështjetje në burime cilësore