Wikipedia:Kujdestari i artikujve/Shqueshmëria e biografisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ndihmë e drejtpërdrejtë: irc • web

3. Rëndësia
4. Burimet
5. Përmbajtja
6. Fundi
Shqueshmëria

Nëse një person ka arritur mbështetje të mjaftueshme nga burime të besuara të cilat janë të pavarura nga subjekti, atëherë mund të supozohet që personi i përmush kriteret për të patur një artikull më vete në Wikipedia.

Nga gjithë njerëzit e botës, shumë pak prej tyre janë mjaftueshëm të shquar për t'u përfshirë në Wikipedia. Si çdo enciklopedi tjetër, Wikipedia përmban biografi të personave me rëndësi historike dhe njerëz të lidhur me ngjarjet aktuale.

Rregulli i përgjithshëm për biografitë është se duhet të ketë mjaftueshëm burime informacioni të besueshme nga palë të treta në mënyrë që të demostrohet interes publik për individin. Individët të cilët përmbushin të paktën një nga pikat më poshtë mund ta meritojë një artikull në Wikipedia, në rast se për ta ofrohet informacion i gjerë dhe interes publik. Kjo listë nuk është e plotë, por ilustron shembuj të nivelit të shquarësisë që kërkohet nga Wikipedia:

  • Një person që ka dhënë një kotribut të njohur gjerësisht e që është vazhdueshmërisht pjesë i të dhënave historike në fushën e tij specifike.
  • Figura politke që mbajnë poste ndërkombëtare, kombëtare shtetëtore apo provinciale.
  • Persona të njohur të botës së medias (komikë, opinionisë, artisë). Në gjuhën e rëndomtë ata që quhen "Persona shumë të rëndësishëm".
  • Sportistë që kanë luajtur në një ligë profesioniste, ose në një kampionat të barazvleshëm për nga rëndësia për sportet që nuk organizohen në liga si p.sh. noti, ose sporte që luhen në Lojërat Olimpike apo Kampionate Botërore
  • Shkrimtarë që kanë botuar libra, gazetarë dhe fotografë të cilët kanë mjaft kritika dhe studime të pavarura për çmimet (mirënjohjet) dhe veprën e tyre.
  • Piktorë, skulptorë, arkitektë, inxhinierë, dhe profesionistë të tjerë; puna e të cilëve është e njohur gjerësisht (për mirë apo për keq) dhe të cilët kanë të ngjarë të bëhen pjesë e qendrueshme e dokumentave historikë të asaj fushe
  • Persona të cilët kanë arritur famë ose u ka dalë nami për përfshirje në ngjarje të rëndësishme.
  • Një person i cili është subjekt kryesor i veprave të shquara të botuara, burimi i të cilave është i pavarur nga personi (referenca të ndryshme që përshruajnë të njëjtn ngjarje, llogariten si një shëmbull i vetëm i mbulimit me burime).

Shënim: Për rastet e personave që janë të njohur për rolin e tyre në vetëm një ngjarje të caktuar, dhe që nuk janë figura publike, nuk duhet krijuar artikull i veçantë biografik, por të jepet për të një përshkrim i shkurtër në faqen e ngjarjes për të cilën u bë i njohur.

Në Wikipedia, mos shtoni pretendime të rreme në lidhje me njerëzit që aktualisht jetojnë, ju mund të paditeni për shpifje.



A i plotëson artikulli i propozuar prej jush kërkesat e shquarsisë?

Artikull i propozuar prej meje është për një person të shquar

Artikull i propozuar prej meje është për një person që mund të mos jetë i shquar (çfarë mund të bëj?)

Artikulli i propozuar prej meje është për mua