Wikipedia:Kujdestari i artikujve/Shqueshmëria e kompanisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ndihmë e drejtpërdrejtë: irc • web

3. Rëndësia
4. Burimet
5. Përmbajtja
6. Fundi
Shqueshmëria

Nëse subjekti ka arritur mbështetje të mjaftueshme nga burime të besuara të cilat janë të pavarura nga subjekti, atëherë mund të supozohet se subjekti mund të qëndrojë në një artikull më vete.

Shqueshmëria (Rëndësia)

Janë të pakta kompanitë apo korporatat që janë të përshtatshme për tu përfshirë në Wikipedia.Në botë ka me miliona kompani por më pak se një e dhjeta e një përqind të këtyre kompanive janë mjaftueshëm të shquara për tu marrë në konsideratë në Wikipedia.

Në mënyrë që kompania të përfshihet në Wikipedia, detyrimisht duhet të plotësojë:

  • të ketë referenca nga punime prestigjoze të botuara, burimi i të cilave është i pavarur nga vetë kompania, OSE
  • të listohet në tregues të rëndësishëm të kompanive të botuara nga organizma të mirënjohur dhe të pavarur, OSE
  • të hyjë në llogaritjen e indekseve të bursave.

Nëse do të shkruani për një produkt ose shërbim të kompanisë, ai produkt ose shërbim duhet:

  • të ketë referenca nga punime prestigjoze të botuara, burimi i të cilave është i pavarur nga vetë kompania që ofron shërbimin ose produktin, OSE
  • të njihet aq sa marka që e prodhon të përdoret si emër gjenerik (p.sh. Windows, një nga sistemet e famshme operative).

Konflikt interesi/reklamimi

Nëse je i lidhur ngushtë me kompaninë për të cilën ti dëshiron të shkruash, atëherë ju bini në konflikt interesi dhe do ta keni shumë të vështirë të shkruani një artikull enciklopedik neutral. Ju do ta keni shumë të vështirë të shkruani artikullin i cili për redaktorët e tjerë do të duket më tepër si reklamë – dhe përdorimi i Wikipedia-s për reklamim është kundër politikave tona zyrtare. Për ta përmbyllur, nëse artikulli i krijuar prej jush i ngjan më tepër reklamës dhe është kundër udhëzimeve të shqueshmërisë të përmëndura më sipër, sipas të gjitha gjasave do të griset menjëherë. Në këtë rast, këshilla më e mirë është të mos bëni asgjë: nëse kopania juaj është mjaftueshëm e shquar, herët a vonë dikush tjetër do të shkruajë për të. Ndërkohë, ju mund të kërkoni një tjetër tematikë për të cilën të shkruani nga lista e Artikujve të dëshiruar.



A pajtohet artikulli juaj me kërkesat tona?

Artikulli im i propozuar është për një kompani të shquar dhe nuk është reklamë

Artikulli im i propozuar mund të konsiderohet reklamim (ndihmë!)

Artikulli im i propozuar është për një kompani që mund të mos jetë e shquar (ç'mund të bëj?)