Wikipedia:Kujdestari i artikujve/Tematika
Ndihmë e drejtpërdrejtë: irc • web
A ekziston në Wikipedia një artikull me temën që ti ke zgjedhur?
Wikipedia ka 78.467 artikuj të cilët mbulojnë një numër të caktuar tematikash. Tema për të cilën ju mendoni ndoshta mund të ekzistojë me një titull tjetër apo kapitalizim të ndryshëm të shkronjave. Për të shmangur një dyfishim të panevojshëm të artikullit, sigurohu që keni kontrolluar më parë në Wikipedia edhe për titujt alternativë. (Nëse e gjen temën tënde të mbuluar nën një tjetër titull, e dobishme do të ishte që titulli i menduar prej jush të ridrejtojë tek ajo faqe - shiko Wikipedia:Ridrejto ose pyet tek Kuvendi).
Artikulli im i propozuar tashmë ekziston nën një titull tjetër (shtyp ridrejto)
Jo, artikulli im i propozuar nuk ekziston në Wikipedia (vazhdo me kujdestarin)
A i përmbush tematika udhëzimet tona për përfshirje?
A e dini se?
Sidoqoftë, edhe në qoftë se tematika e propozuar prej jush nuk mbulohet në Wikipedia, 'jo gjithçka është e përshtatshme për këtë enciklopedi'. Komuniteti i Wikipedias ka vendosur disa udhëzime, nën titullin "shqueshmëria", që tregon se çfarë është dhe çfarë nuk është e përshtatshme të shkruhet në Wikipedia. (Më tepë detaje jepen në hapin tjetër të "Kujdestarit të artikujve".)
Ju jeni të lutur të mos shkruani artikuj mbi:
- veten tuaj, kompaninë apo organizatën tuaj. (Konflikt interesi)
- mikun tuaj, bandën tuaj, apo uebsajt-in tuaj. (Shqueshmëria)
- përpjekjet apo hakmarrjet tuaja personale. (Shqueshmëria)
Nëse arsyetoni se ju, organizata juaj, miku juaj, banda juaj muzikore apo faqja e internetit janë të shquara, jeni të lutur të që para se të shkruani artikullin të pyesni një palë të tretë asnjëanëse mbi temën që ju sugjeroni (ideale do të ishte të pyesni redaktorë të Wikipedias që kanë shkruar artikuj të ngjashëm më parë).
Ki parasysh se, njerëzit që shqyrtojnë propozimet tuaja janë thjesht vullnetarë të cilët shpenzojnë kohë të çmuar në mënyrë që të rishikojnë artikujt. Nëse jeni të pasigurt për rëndësinë e artikullit tuaj, ndjehuni të lirë të kërkoni ndihmë në kanalin IRC (#wikipedia-en-ndihmë lidhu).
Për se bën fjalë artikulli juaj i propozuar?
Për të vazhduar, kliko një nga opsionet më poshtë:
Do të shkruaj për një kompani, organizatë, fondacion
Do të shkruaj për një ueb-site
Do të shkruaj për një fjalë/frazë të re
Do të shkruaj për një grup muzikor, artist, album, film apo këngë