Kërceni tek përmbajtja

Wikipedia:Marrëveshja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vendimet në Wikipedia janë marrë kryesisht me marrëveshje të përgjithshme (Anglisht: consensus; nga latinishtja: cōnsēnsus), e cila është pranuar si metoda më e mirë për të arritur qëllimet e Wikipedisë, pra, pesë shtyllat. Marrëveshja në Wikipedia nuk nënkupton unanimitet (që është ideale, por jo gjithmonë e arritshme), as nuk është rezultat i votës. Marrja e vendimeve dhe arritja e marrëveshjes përfshijnë një përpjekje për të përmbajt të gjitha çështjet e propozuara nga redaktorët, duke përkatur politikat dhe udhëzimet e Wikipedisë.

Arritja e marrëveshjes

[Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktorët zakonisht arrijnë marrëveshjen si një proces natyror. Pas ndryshimit të një faqeje, të tjerët që e lexojnë atë mund të zgjedhin nëse do të ndryshojnë atë më tej. Kur redaktorët nuk arrijnë marrëveshje nëpërmjet redaktimit, dialogu në faqet e diskutimit të lidhura vazhdon derisa të arrihet marrëveshja.

Një vendim marrëveshje merr parasysh të gjitha çështjet e duhura të ngritura. Idealisht, ai arrin me një mungesë kundërshtimi, por shpesh ne duhet të vendosim për një marrëveshje aq të gjerë sa mund të arrihet. Kur nuk ka një marrëveshje të gjerë, ndërtimi i marrëveshjes përfshin përshtatjen e propozimit që tërheq kundërshtarët pa humbur ata që pranuan propozimin fillestar.

Nëpërmjet redaktimit

[Redakto nëpërmjet kodit]
Si arrihet marrëveshja. Kur të bëhet redaktimi, redaktorët e tjerë mund ta pranojnë atë, ta ndryshojnë ose ta kthejnë atë. Kërkoni një kompromis do të thotë "përpiqeni për të gjetur një zgjidhje përgjithësisht të pranueshme", ose nëpërmjet redaktimit të vazhdueshëm ose nëpërmjet diskutimit.

Marrëveshja është një proces normal dhe zakonisht i nënkuptuar dhe i padukshëm në të gjithë Wikipedian. Çdo redaktim që nuk kundërshtohet ose kthehet nga një redaktor tjetër mund të supozohet të ketë një marrëveshje. Duhet që redaktimi më vonë të rishikohet nga një redaktor tjetër pa debat edhe mund të supozohet se është arritur një marrëveshje të re. Në këtë mënyrë, enciklopedia gradualisht shtohet dhe përmirësohet me kalimin e kohës.

Të gjitha redaktimet duhet të shpjegohen (nëqoftëse arsyeja për to nuk është e dukshme) ose me përmbledhje të qartë të redaktimit që tregon arsyen pse ndryshimi është bërë ose me bisedim në faqen e dikutimeve të shoqëruara. Përmbledhje substanciale dhe informative të redaktimeve tregojnë cilat çështje duhet të adresohen në përpjekjet e mëvonshme për të arritur marrëveshjen. Përmbledhjet e redaktimit janë veçanërisht të rëndësishme kur kthehen veprimet e një tjetër redaktori në mirëbesim. Rikthimet e përsëritura janë në kundërshtim me politikën e Wikipedisë nën "luftën e redaktimeve", me përjashtimin e rasteve të përcaktuara të bazuara në politika dhe e rikthimeve të vandalizmave.

Me përjashtim të rasteve të prekura nga politikat dhe udhëzimet e përmbajtjes, shumica e mosmarrëveshjeve mbi përmbajtjen mund të zgjidhen nëpërmjet ndryshimeve të vogla në vend që të merret një pozitë të ngurtë. Shpesh, një riformulim i thjeshtë do të kënaqë të gjitha shqetësimet e redaktorëve. Nëse ndryshimet vijnë përmes redaktimit ose përmes diskutimit, enciklopedia është përmirësuar më së miri përmes bashkëpunimit dhe marrëveshjes, jo përmes luftimit dhe dorëzimit.

Duhet të jeni të guximshëm, por jo të pamatur. Në shumicën e rasteve, gjëja e parë që duhet provuar është një redaktim në faqe, dhe nganjëherë duke bërë një redaktim të tillë do të zgjidhë një mosmarrëveshje. Përdorni përmbledhje të qarta të redaktimit që shpjegojnë qëllimin e redaktimit. Nëse redaktimi është rikthyer, provoni të bëni një redaktim kompromisi që adreson shqetësimet e redaktorëve të tjerë. Përmbledhjet e redaktimeve janë të dobishme, por mos u përpiqni të diskutoni mosmarrëveshjet në shumë përmbledhje të redaktimeve, veprim i cili konsiderohet përgjithësisht si luftë redaktimi dhe mund të shkaktojë sanksione. Nëse një redaktim është rikthyer dhe redaktimet e mëtejshme duken të ngjarë të përmbushin të njëjtin fat, krijoni një seksion të ri në faqen e diskutimit për të shtjelluar çështjen.

Nëpërmjet diskutimit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kur marrëveshja nuk mund të arrihet vetëm nëpërmjet redaktimit, procesi i arritjes së marrëveshjes bëhet më i qartë: redaktorët hapin një seksion në faqen e diskutimit dhe përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjen nëpërmjet dialogut. Këtu redaktorët përpiqen të bindin të tjerët, duke përdorur arsye të bazuara në politika dhe në burime; ata gjithashtu mund të këshillojnë zgjidhje alternative ose kompromise që mund të kënaqin të gjitha shqetësimet. Rezultati mund të jetë një marrëveshje që nuk kënaq secilin plotësisht, por që të gjithë e njohin si një zgjidhje të arsyeshme. marrëveshja është një proces i vazhdueshëm në Wikipedia; shpesh është më mirë të pranosh një kompromis më pak se perfekt – me kuptimin që faqja po përmirësohet gradualisht – sesa të përpiqesh të luftosh për të zbatuar menjëherë një version të preferuar. Cilësia e artikujve me redaktorët luftarakë është, zakonisht, shumë më e ulët se ajo e artikujve ku redaktorët marrin një pamje më të gjërë.

Kur redaktorët kanë kaluar disa kohë pa arritur marrëveshjen, mundet të merren disa rrugë për ndërtimin e marrëveshjes (mendimet e palëve të treta, kërkesat për komente) dhe rrugë edhe më ekstreme që do të marrin hapa autoritare për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes (ndërhyrja e administruesve, ndërhyrie zyrtare, arbitrazhe). Megjithatë, mbani parasysh se administruesit janë kryesisht të përqendruar me udhëzimet dhe sjelljen e redaktorëve dhe nuk do të vendosin në mënyrë autoritare çështjet e përmbajtjeve. Ata mund të bllokojnë redaktorët për sjelljet që ndërhyjnë në procesin e marrëveshjes (të tilla si ndërhyrjet në ndryshimet e versioneve, keqpërdorimi i llogarive të shumëfishta ose mungesa e mirësjelljes). Ata gjithashtu mund të marrin vendime nëse redaktimet janë apo s'jan në përputhje të udhëzimeve, por zakonisht nuk shkojnë përtej veprimeve të tilla.

Ndërtimi i marrëveshjes

[Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktorët që mbajnë një qëndrim neutral, të shkëputur, dhe civil mund të arrijnë një marrëveshje në një artikull përmes proceseve të përshkruara më lart. Në ca raste mund të ndodhë që hasin një ngërç, ose sepse s'mund të gjejnë një bazë racionale për ta zgjidhur mosmarrëveshjen, ose njëra apo të dyja anët e diskutimit tani janë të investuar (me emocione apo me ideologji) në fitoren e argumentit. Më poshtë vijojnë disa sugjerime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhshme, bashkë me përshkrimet e disa proceseve formale dhe joformale që mund të ndihmojnë.

Në faqet e diskutimit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Në përcaktimin e marrëveshjes, konsideroni kualitetin e argumenteve, historinë se si u shpërfaqën, kundërshtimet e atyre që nuk pajtohen, dhe politikat e udhëzimet ekzistuese. Më shumë rëndësi ka kualiteti i argumentit sesa nëse është duke përfaqësuar një pikëpamje pakicë apo shumicë. Argumentet "nuk më pëlqen" dhe "thjesht më pëlqen" zakonisht nuk kanë kurrfarë peshë.

Kufizojeni bisedën e faqeve të diskutimit deri tek diskutimi i burimeve, fokusit të artikullit, dhe politikave të Wikipedisë. Nëse një redaktim sfidohet ose ka mundësi të sfidohet, redaktorët duhet ta përdorin faqen e diskutimit për ta shpjeguar pse një shtesë, heqje, apo ndryshim e përmirëson artikullin, dhe njashtu enciklopedinë. Marrëveshja mund të supozohet nëse nuk ka kundërshtim ndaj një ndryshimi. Redaktorët që injorojnë faqet e diskutimit dhe prapë vazhdojnë të vendosin apo të rivendosin material të kundërshtuar, ose që i vë çimento bisedimeve, mund të kuptohen si redaktim përçarës dhe të pësojnë ndëshkim. Marrëveshja nuk mund të kuptohet gjithherë vetëm se redaktorët që veç kanë marrë pjesë në bisedë kanë ndaluar së përgjigjuri.

Synimi i një bisede të ndërtimit të marrëveshjes është që të zgjidhen konfliktet në një mënyrë që reflekton synimet dhe politikat e Wikipedisë duke nervozuar sa më pak veta që mundemi. Redaktorët që kanë aftësi të mira sociale dhe aftësi të mira negocimi kanë më shumë gjasa të suksesit në këtë fushë sesa ata që janë më pak civilë ndaj të tjerët.

Duke kërkuar mendime prej jashtë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kur dështojnë bisedat në faqe të diskutimit—zakonisht sepse dy redaktorë (ose dy grupe redaktorësh) thjesht nuk takohen sy më sy për një problem—Wikipedia ofron mundësinë e sjelljes së problemit tek Kuvendi, ku një njoftim i shkruar në mënyrë neutrale rreth mosmarrëveshjes mund të merr edhe vëmendjen e redaktorëve tjerë që mund të ndihmojnë. Shumë prej këtyre bisedave mund të përfshijnë anketa të ndonjë lloji; mirëpo meqë marrëveshja caktohet përmes kualitetit të argumenteve (jo veç prej një shumice të thjeshtë të numëruar), anketat duhet llogaritur më shumë si diskutime të strukturuara e më pak si votim.

Ndërhyrja administrative apo e komunitetit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Në disa raste, mosmarrëveshjet janë personale apo ideologjike, më shumë sesa mospajtime të thjeshta rreth përmbajtjes, dhe këto mund të kërkojnë ndërhyrjen e një administruesi apo të komunitetit në përgjithësi. Administruesit nuk japin gjykim mbi përmbajtjen, por mund të ndërhyjnë për ta përforcuar rregulloren (siç janë ato për WP:Biografitë e personave që jetojnë) ose të vëjnë sanksione mbi redaktorët që po e përçajnë procesin e marrëveshjes. Zakonisht mjafton veç ta kërkoni vëmendjen e administruesit në faqen e tyre të diskutimit; si rregull, administruesit kanë një numër të madh të faqeve nën vëzhgim, dhe me shumë gjasa dikush e sheh dhe përgjigjet.

Kurthet dhe gabimet

[Redakto nëpërmjet kodit]

Këto janë disa gabime të shpeshta që bëhen prej redaktorëve kur provojnë të merren vesh:

  • Diskutimi jashtë wikit. Marrëveshja arritet përmes diskutimit në wiki ose përmes redaktimit. Diskutimet kudo tjetër nuk llogariten. Në raste të caktuara, diskutimi jashtë wikit mund të ngjallë dyshim dhe mosbesim.
  • Fushatat, përdoruesit e shumëfishtë, ose përdoruesit me të njohshëm. Çdo tentativë për të mbledhur pjesëmarrës në një bisedë komuniteti që ka efektin e anësisë së asaj bisede është e papranueshme. Edhe pse është plotësisht në rregull—bile e inkurajuar—të ftohen njerëz në një bisedë që mund të sjellë pikëpamje dhe argumente të reja, aspak nuk pranohet të ftohen vetëm njerëzit që favorizojnë një pikëpamje të caktuar, ose të ftohen në një mënyrë që lind paragjykime mbi opinionet e tyre rreth asaj çështjeje. Përdorimi i një llogarie alternative për ta ndikuar marrëveshjen është absolutisht e ndaluar. Mesazhet e paanshme dhe informative tek projektet, Kuvendi apo tek redaktorët tjerë janë të lejuara, por veprimet që mund të interpretohen bindshëm si tentativa për të "mbushur kupën" ose përndryshe e dëmtojnë procesin e marrëveshjes konsiderohen përçarëse.
  • Redaktimi me agjendë. Përndjekja e vazhdueshme dhe agresive e një qëllimi editorial konsiderohet përçarëse, dhe duhet shmangur. Redaktorët duhet të dëgjojnë, përgjigjen dhe bashkëpunojnë për të ndërtuar një artikull më të mirë. Ata që refuzojnë çfarëdo marrëveshje përveç asaj që e insistojnë, dhe bëjnë llaf pafund, rrezikojnë dëmtimin e procesit të marrëveshjes.
  • Bërja e pazarit me forume apo administratorë. Sjellja e të njëjtit problem në platforma dhe faqe të ndryshme diskutimi, ose tek administratorë apo kontrollues të ndryshëm, ose cilëndo në përsëritje, është e padobishme drejt gjetjes dhe arritjes tek marrëveshja. Nuk zhvillohet marrëveshja kur provohen forume të ndryshme duke shpresuar të gjeni atë që ju jep përgjigjen që ju e doni. (Ndryshe mund të përshkruhet si "po e pyes prindin tjetër".) Pyetjet duhet të shtjellohen në mënyrë sa më neutrale, për të marrë mendime të paanshme. Kur ekzistojnë më shumë konflikte, atëherë mund të jetë e arsyeshme të sillen konfliktet në faqet e tyre përkatëse, por mirë është që edhe të jipen wikilidhje tek vendet shtesë ku u shtrua pyetja.