Shko te përmbajtja

Wikipedia:Përkthimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shumë artikuj në Wikipedinë Shqip janë shtuar ose zgjeruar duke përkthyer informata nga artikuj në Wikipeditë e gjuhëve të tjera. Kjo faqe shtjellon metodat, konsideratat, dhe stampat për përkthimin e artikujve apo kërkimin e tyre.

Mbaje parasysh që kjo faqe nuk është për përkthimin e burimeve me të drejta autoriale jashtë Wikipedisë. Ajo nuk është as për artikujt që gjenden në Wikipedinë Shqip që nuk janë në shqip.

Përkthimi nga një gjuhë tjetër në shqip

[Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse ka një artikull në Wikipedinë e një gjuhe tjetër për një temë që akoma nuk mbulohet nga një artikull këtu, dhe don ta përkthesh vetë, përcjelli procedurat dhe kushtet më poshtë. Mund të kërkosh nëpër artikujt që kërkojnë përkthim nga Wikipeditë e gjuhëve të huaja për të gjetur diçka që të intereson. Ti mund ta përmirësosh edhe një artikull ekzistues me përmbajtje të përkthyer nga një Wikipedia tjetër. Të njëjtat kushte rreth vërtetimit të burimit duhet të zbatohen këtu për përmbajtje të pjesshme, ashtu si për një përkthim të plotë.

Kërkimi i një përkthimi nga Wikipedia e një gjuhe tjetër është i thjeshtë:

  • Nëse një artikull në shqip ekziston (por një përkthim do të ishte i dobishëm sepse artikulli në gjuhën tjetër është më cilësor ose ka më shumë informata): veç vendose stampën {{Zgjero gjuhë}} dhe caktoje gjuhën prej të cilës duhet të zgjerohet. Për shembull, për të kërkuar përmirësimin e artikullit shqip për bendin Rolling Stones, bazuar mbi artikullin homolog në anglisht, vendose {{Zgjero gjuhë|langcode=en|otherarticle=Rolling Stones}} në artikullin shqip Rolling Stones, ku en është kodi i shkurtër që përfaqëson gjuhën angleze.[a]
  • Nëse një artikull në shqip nuk ekziston: ti mund ta hartosh një artikull fillestar (të paktën një cung) në shqip, sipas procesit në udhëzuesin Artikulli i parë; pasi ta kesh krijuar artikullin, etiketoje me stampën e zgjerimit siç përshkruhet më sipër.

Të gjithë artikujt në Wikipedinë Shqip duhet të zbatojnë detyrimet e tre parimeve themelore: jo hulumtime vetjake, pikëpamja neutrale, dhe vërtetueshmëria. Kjo është posaçërisht e vërtetë për biografitë e personave që jetojnë. Krahas kësaj, artikujt duhet t'i konformohen politikave të të drejtave autoriale dhe shquarësisë.

Pritet që artikujt e përkthyer nga gjuhët e tjera t'i zbatojnë vijat udhëzuese të shquarësisë në Wikipedinë Shqip; veç ekzistenca e një artikulli në një projekt tjetër të Wikipedisë nuk e dëshmon shquarësinë vetvetiu.

Të gjitha materialet në një artikull, duke përfshirë gjithçka në listat, tabelat, dhe përshkrimet, duhet të jenë të vërtetueshme. Kjo dmth. që njerëzit mund ta kontrollojnë nëse informata vjen prej një burimi të besueshëm.

  1. Për një listë të plotë, shiko kolonën e parë tek meta:Table of Wikimedia projects#Projects per language codes.