Wikipedia:Unë Redaktoj Wikipedia-n 2023

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Unë Redaktoj Wikipedia-n 2023

Unë Redaktoj Wikipedia-n është fushatë online e redaktimit masiv dhe gjithëpërfshirës, e cila zhvillohet gjatë datave 10 janar - 10 shkurt, 2023. Qëllimi i kësaj fushate është redaktimi dhe strukturimi i artikujve nga redaktorë të ndryshëm e veçanërisht nga Wikipedian-ë të rinj.

Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të bëheni pjesë e fushatës “Unë Redaktoj Wikipedia-n” e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përmirësojnë dhe zgjerojnë përmbajtjen e artikujve në Wikipedia shqip dhe të aftësohen si t'i redaktojnë artikujt.

Enciklopedia më e madhe online redaktohet nga të gjithë njerëzit. Ndaj, në një kohë, ku të gjithë ne e marrim informacionin direkt në Wikipedia, le të bëhemi pjesë e komunitetit të Wikipedian-ëve shqipfolës dhe të ndihmojmë sadopak në përmirësimin e artikujve për tema të ndryshme.

Kontributet tuaja për “Unë Redaktoj Wikipedia-n” mund t’i bëni në forma të ndryshme:

  • Të përmirësoni artikuj ekzistues që kanë nevojë të redaktohen ose mund të përdorni këto materiale nga lista e artikujve për përmirësim (gabime drejtshkrimore, gabime në përmbajtje, mungesë referimesh, informacione të pasakta, etj.);
  • Të zgjeroni artikujt e shkurtër nga lista e artikujve cung.

Rregullat për pjesëmarrje[Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Për këtë fushatë, pjesëmarrësit duhet të jenë redaktorë që redaktojnë për herë të parë.
  2. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.
  3. Regjistrohuni në këtë link për t’u bërë pjesë e fushatës.
  4. Redaktoni artikullin që keni përzgjedhur në njërën nga mënyrat e përmendura më lart.
  5. Redaktorët më aktivë do të marrin kartolinë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre.
Si të bëheni pjesë e fushatës "Unë Redaktoj Wikipedia-n 2023"

Nëse keni nevojë për ndihmë me redaktimet e para, lexoni udhëzimet në faqet e mëposhtme:

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org, rrjetet sociale: Facebook, Twitter, Instagram apo kanalin tonë në Youtube.

Wikimedians of Albanian Language UG Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo