Wikipedia:Vlerësimet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Q315 noun 36122 ccLucianDinu speak.svgMe pak fjalë:
Vlerësimet në Wikipedia janë medaljet dhe çmimet. Medaljet mund të dhurohen nga kushdo ndërsa çmimet fitohen me një votim 1 vjeçar.


Ylli është simboli i vlerësimeve në Wikipedia.

VlerësimetWikipedia janë mënyra virtuale për të nxitur një komunitet të shëndetshëm e të bashkuar. Aktualisht ekzistojnë dy lloje vlerësimesh në Wikipedia: medaljet dhe çmimet. Të dyja pjesë kryesore kanë yllin. Ylli, i njohur në anglisht si barnstar (yll hangari), është bërë një simbol për vlerësimet në komunitetin botëror të Wikimedia-s që pas përdorimit të tij në Wikipedia-n anglisht. Atje ylli filloi të përdorej si vlerësim nxitur nga komunitete të tjera Wiki pasi shumë hangarë në Amerikën Veriore janë të dekoruar me një yll në pjesën ballore. Në shekullin XVIII dhe XIX në SHBA ekzistonte praktika e ndërtimit bashkërisht të hangarëve nga i tërë komuniteti rural për një person të caktuar dhe kjo praktikë u mor si simbolikë me vlerë tradicionale për punën në Wikipedia, ku i tërë komuniteti ndihmon në "ngritjen" e një artikulli të caktuar.

Medaljet në Wikipedia[përpunoni burim]

Medalja e parë e krijuar në Wikipedia

Medaljet janë stampa që mund të dhurohen nga kushdo për këdo që përmbush kushtet e përshkruara në to. Dikush shkroi një artikull të gjatë duke punuar njëkohësisht me tepër kujdes dhe për detajet më të vogla? Pse të mos e përgëzojë dikush për punën e tij me zell në komunitet? {{Medalje zelli}} mund të vendoset në faqen e tij të diskutimeve dhe kështu t'i tregohet se kontributet e tij vlejnë goxha për komunitetin dhe nuk mbesin pa u vlerësuar. Një vullnetar tjetër mund të bëjë shumë ndyshime të vogla, një tjetër mund të ndihmojë të zgjidhë konfliktet që lindin dhe një tjetër mund të shkruajë disa artikuj të shkurtër nga një tematikë e caktuar. Çdo gjë vlen dhe çdo gjë duhet vlerësuar. Për këtë arsye lëmi i medaljeve është tepër i gjerë duke synuar të përfshijë sa më shumë tematika në të. Aktualisht gjenden 250 stampa vlerësimi të ndryshme dhe numri është vazhdimisht në rritje.

Llojet[përpunoni burim]

Stampat e vlerësimit ndahen në disa lloje sipas funksionit që ato kryejnë.

Medaljet e komunitetit[përpunoni burim]

Medaljet e komunitetit janë medalje që shpërlejnë sjellje të mira të përgjithshme që ndihmojnë që komuniteti ynë të mirëfunksionojë dhe të vazhdojë të jetë i shëndetshëm. Dikush sjell një ide të re në komunitet? Stampa {{Medalje ideje}} është posaçërisht për të! Dikush ndihmon gjithmonë me komente komike për të krijuar një fryme pozitive? Në faqen e tij të diskutimeve duhet stampa {{Medalje humori}}. Aktualisht gjenden 22 medalje të tilla të renditura sipas rendit alfabetik.

Medaljet tematike[përpunoni burim]

Medaljet tematike janë medalje që shpërblejnë kontributet në tematika të ndryshme. 60 medalje të tilla të renditura në rend alfabetik synojnë të arrijnë një mbulim të gjerë të tematikave të ndryshme që mund të gjenden në një enciklopedi. {{Medalje animesh dhe mangash}}, {{medalje jurisprudence}}, {{medalje hinduizmi}}, {{medalje LGBT}}, {{medalje ushtrie}} janë vetëm disa nga medaljet e ndryshme tematike që ekzistojnë aktualisht.

Medaljet shtetërore[përpunoni burim]

Medaljet shtetërore janë medalje që shpërblejnë kontributet në lidhje me shtete të caktuara. Nëse dikush kontribon në fusha të ndryshme në lidhje me Shqipërinë, pse të mos i japim stampën {{Medalje Shqipëria}} përveç medaljeve tematike përkatëse? 150 shtete (duke përfshirë dhe Antarktidën) të renditura në rend alfabetik gjenden në lëmin e medaljeve duke synuar përfshirjen e sa më shumë kulturave në Wikipedia. Aktualisht i tërë kontinenti evropian dhe ai aziatik janë të mbuluar me medaljet përkatëse.

Medaljet ndërshtetërore[përpunoni burim]

Medaljet ndërshtetërore janë medalje që shpërblejnë kontributet në lidhje me organizata ndërshtetërore si Bashkimi Evropian apo Gjykata e Krimeve Ndërkombëtare. Aktualisht këtu gjenden 4 medalje të renditura në rend alfabetik. Vullnetari që shkruan vazhdimisht artikuj për Organizatën e Kombeve të Bashkuara e meriton stampën {{Medalje OKB}}.

Gostitje[përpunoni burim]

Stampat e gostitjeve janë stampa që synojnë shoqërizimin mes anëtarëve. Duke u bazuar në traditën shqiptare, me një karakter pak komik, 8 stampa të ndryshme të renditura në rend alfabetik përfaqësojnë ushqime e pije të njohura. Një miku yt sapo iu bashkua komuniteti? I takon një {{Karamele Zana}} mirëseardhjeje!

Si dhurohen[përpunoni burim]

Medaljet mund të dhurohen nga kushdo për këdo që përmbush kushtet. Për të dhuruar një të tillë, mjafton të shkoni te faqja e përdoruesit që dëshironi t'i dhuroni një medalje, të shtypni zemrën e vogël, të kuqe në krye të saj e të zgjidhni medaljen që doni të dhuroni.

Kur dhurohen[përpunoni burim]

Secila medalje ka kushte të caktuara për dhurimin e saj. Ndihuni të lirë t'i interpretoni sipas dëshirës këto kushte. Një këshillë e përgjithshme për tu pasur parasysh është që çdo gjëje i bie vlera në bollëk. Për pasojë, si me çdo gjë tjetër, mirë është të mos ekzagjerohet.

Kur nuk dhurohen[përpunoni burim]

Stampat vlerësuese janë ideuar me qëllimin parësor mbarëvajtjen e komunitetit dhe motivimin e punës. Megjithëse ironia mbetet pjesë e zhanrit të humorit, përdorimi i tepruar i stampave të tilla me qëllime ironike del jashtë arsyes kryesore të krjimit të tyre e për pasojë, është i ndaluar.

Gjithashtu, dhënia e medaljeve pa u përmbushur kushtet e përshkruara në to - për shembull, dhënia e një medaljeje aviacioni dikujt që nuk ka shkruar kurrë një artikull për aviacionin vetëm se medalja ngjan bukur - është praktikë e ndaluar pasi sjell zhvlerësimin e medaljeve.

Nga kush dhurohen[përpunoni burim]

Nga kushdo! Nëse sheh se një vullnetar po ndihmon vazhdimisht në diçka, merr mundimin të shohësh nëse një medalje ekziston për të dhe dhuroja në faqen e tij të diskutimeve.

Si mund të krijohen stampa vlerësuese të tjera[përpunoni burim]

Medaljet ndjekin një standard të caktuar në krijimin e tyre. Paraqitja grafike dhe teksti është i standardizuar në bazë të llojit të medaljes dhe për figurat e përdorura përdoren gjithmonë figura të të njejtës formë në kualitete të larta. Praktikisht stampa vlerësuese të tjera mund të krijohen thjesht duke kopjuar shabllonin nga një stampë ekzistuese dhe duke përshtatur tekstin, titullin dhe figurën sipas nevojës. Ama, për të ruajtur standardin, vlerën dhe unikalitetin e tyre përpara krijimit është i nevojshëm një diskutim paraprak në lidhje me stampën e re te faqja e diskutimit të medaljeve. Nëse askush nuk përgjigjet brenda 1 jave, ju lutemi të kontaktoni me një administrator.

Çmimet në Wikipedia[përpunoni burim]

Trofeu i çmimit të parë

Çmimet janë stampa të cilat fitohen pas një votimi 1 vjetor në Qendrën e votimeve. Aktualisht ekzistojnë 15 çmime të cilat vlerësojnë detaje të ndryshme të komunitetit si çmimi për mirëmbajtjen teknike, ai për faqen e përdoruesit më të mirë apo ai për paanësinë në diskutime të ndryshme. Kushdo mund të propozojë (e për pasojë, të votojë) dikë kurdo për një çmim të caktuar përveç vetes. Në fund, me datë 15 shtator, 3 fitues të ndryshëm për secilin nga 15 çmimet do të marrin çmimin e parë, të dytë ose të tretë respektivisht në bazë të numrit të votave që kanë grumbulluar.

Kush mund të dhurojë një çmim[përpunoni burim]

Dhurimi i çmimeve bëhet nga administratorët pas numërimit të votave me datë 15 shtator.

Si mund të krijohen çmime të tjera[përpunoni burim]

Duke qenë të një natyre disi serioze pasi kërkojnë votim dhe gjithashtu ndryshime në disa stampa që të funksionojë, çdo çmim i ri duhet propozuar më parë në faqen e diskutimeve të çmimeve. Nëse askush nuk përgjigjet brenda 2 javëve, ju lutemi të kontaktoni me një administrator.

Nëse një çmim i ri miratohet për krijim, çmimi hyn në fuqi menjëherë.

Unikaliteti Çmime/Medalje[përpunoni burim]

Për të ruajtur vlerën e secilit çmim e medalje duhet që për një fenomen të caktuar mos të ketë dhe një medalje, dhe një çmim njëkohësisht që e vlerësojnë. Çmimet janë të një natyre më serioze e për pasojë, nëse ekziston një rast i tillë, mirë është që të ruhet çmimi e medalja të fshihet.