Wikipedia:WikiGap 2023

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Së bashku ne mund të ngushtojmë hendekun gjinor në internet! Wikipedia është enciklopedia më e madhe online në botë. Përmbajtja e saj krijohet vullnetarisht dhe ka potencialin t’i japë ngjyra këndvështrimit tonë për botën. Si në shoqërinë tonë ashtu edhe në Wikipedia ka një pabarazi të madhe gjinore. Informacioni mbi gratë dhe vajzat në Wikipedia është katër herë më i vogël se informacioni për burrat dhe djemtë. Në Wikipedia-n shqipe, hendeku gjinor është edhe më i madh. Vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh. Ne duam ta ndryshojmë këtë! Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2023, grupi shqiptar i Wikipedian-ëve organizon eventin #WikiGap #GenderGap mbi gratë shqiptare në Wikipedia. Eventi organizohet me mbështetjen e ambasadës suedeze në Tiranë dhe Prishtinë.

Kush mund të marrë pjesë? Të gjithë të rinjtë, studentët dhe aktivistët e rinj që duan të kontribuojnë në ngushtimin e hendekut gjinor në internet dhe forcimit të figurës së gruas në enciklopedinë e Wikipedia-s. Inkurajojmë pjesëmarrjen e vajzave, të rinjve nga zonat rurale, të rinjtë me aftësi ndryshe, të rinjtë LGBTI, romë & egjiptianë etj. Ky event do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Wikigap në Kosovë[Redakto nëpërmjet kodit]

Fushata do ndahet në dy pjesë:

  • Trajnimi online që do të mbahet më datë 6 mars në ora 18:00 këtu. Në këtë ditë do bejmë trajnimin e pjesëmarrësve.
  • Edit-a-thona që do të organizohet më datë 8 mars dhe do të mbahet në Ambasadën Suedeze në Prishtinë.
Detaje[Redakto nëpërmjet kodit]

- Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.

- Regjistrohuni në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.

- Do të shkruhen dhe do të redaktohen artikuj biografikë për gratë dhe vajzat.

- Redaktorët do të marrin certifikatë digjitale për kontributin e tyre.

Wikigap në Shqipëri[Redakto nëpërmjet kodit]

  • Eventi dhe trajnimi do të zhvillohet pranë ambasadës suedeze në datë 8 mars, ora 10:00 për 4 orë.
Detaje[Redakto nëpërmjet kodit]

- Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë llogari në Wikipedia. Për të hapur llogari, klikoni këtu.

- Regjistrohuni në linkun këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.

- Do të shkruhen dhe do të redaktohen artikuj biografikë për gratë dhe vajzat. Lista e artikujve për t'u punuar gjenden këtu.

- Redaktorët do të marrin një certifikatë digjitale për kontributin e tyre.

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter dhe Instagram.

Wikimedians of Albanian Language UG

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo

Ambasada Suedeze në Tiranë

Ambasada Suedeze në Prishtinë