Jump to content

Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/10 vendet me te vizituara ne bote

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

10 Vendet më të vizituara në botë

[Redakto nëpërmjet kodit]
Qyteti më i madh në Republikën e Kinës dhe një popullësi rreth 23 milion banorë.Vend me ndikim në tregeti,kulturë,financa,media,mode,teknologji dhe transport.Ka monumentet historike si:”Bund”,”Qyteti i Perandorisë Tempull” dhe “Yu Yuan Garden”.
Shumë tërheqëse për turistët e bëjnë lagjet si:
  • Lagjia financiare e Pudong-ut ne brigjet e lumit Huangpu,është një zingjir ndërtesash të shkëlqyera.Është Oriental Pearl Tv Tower,në formë lahute me 5 sfera në brendësi të të cilit ndodhet një retaurant rrotullues,një muze dhe një hotel.
  • Jin Mao Tower-është një faltore gjigande.Pa frymë të lë edhe World Financial Center-i ashtuquajturi nxjerrësh topash.
  • Lagjia Yu Garden-antike,merr emrin nga kopshtet e mrekullueshme me tempuj,lumenjë dhe liqene por edhe dy vende tjera për të vizituar:Old Street dhe God's Temp.
  • Në anën tjetër ndodhet lagjia Bund me 50 ndërtesa historike.
  • Lagjia Expo-ku organizohen Ekspodita,shtrihet gjatë dy brigjeve të lumit.
  • Lagjia më e frekuentuar është ajo e People Square ku nis një rrugë shumë e gjatë për këmbësorët e quajtur Nanjing Road,ku ka dyqane,qendra komerciale,restorante.
Po ashtu"Spektakli i mijëra dritave neon"apo siç njihet vendi ku perëndon dielli,është një nga karakteristikat e Shangait.


Hong Kong është njëra prej 2 regjioneve administrative te Republikës popullore te Kinës.Ka nje popullsi prej 7 milion banorësh dhe sipërfaqe prej 1104 km2.Ka horizont të shtrirë dhe port të thellë natyrorë.
Është qendër e madhe financiare botërore,gjë që e ndihmon të tërheq rreth 7 milion vizitorë çdo vit.









Nëntori eshte muaji kur kushtet atmosferike të mundësojnë shëtitje në -"Victoria Peak"(Maja Victoria).Nëse me një imazh të vetëm mund të përfshijmë Hong Kongun ajo do të jetë panarama nga Victoria Peak.Nga kjo pikë mund të shihni një ndër portet më të mira në tokë si dhe një horizont kaq të madherishëm e dramatik si është Hong Kongu.Ju mund të arrini majën përmes Tramvaj Peak,teleferikut hekurudhor 120 vjeqar që niset nga terminali i saj në Xhennet Road.









Kepi i Hong Kongu-t është atraksioni më i famshëm i ish-kolonis britanike që u vizitohet nga miliona turistë çdo vit.
Hong Kong gjenden edhe hotelet më të bukura dhe më të mëdha në botë,përderisa pamja dhe arkitektura moderne e këtij qyteti e bënë atë edhe më mbresëlënës.
Është qytet që ndodhet në dy kontinente,një pjesë në Evropë dhe pjesa tjetër në Azi.Shtrihet pranë ngushticës Bosfor,Detit Egje dhe Detit të Zi.Plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryeqendra e botës pasi është një nga qytetet më tërheqëse me afër 7.5milion turistë në vit.
Stambolli është një qytet me histori të pasur.Ishte epiqendra e tri perandorive te mëdha:Perandorisë Romake,Perandorisë Bizantine,Perandorisë Osmane.
Turistët që e vizitojn këtë vend tërhiqen nga kultura unike dhe atraksionet e shumta që përfshijnë rrënjët bizantine,pazaret,xhamitë dhe hamamet.
Objektet arkitektonike më tërheqëse të Stambollit janë :
  • Agia Sofia”(Ora Bizantine)-më herët ka qenë një kishë pastaj u bë xhami.përbrenda është zbukuruar me kaligrafi dhe mozaikë të kishtera që pasqyrojnë kontrastin e këtij monumenti fetar.



  • “Xhamia e Sulltan Ahmetit” apo siç njihet Xhamia Blu-ndodhet në zonën kryesore të qytetit të quajtur Sulltanahmet.Kjo xhami ka disa kupola dhe është simboli i së kaluarës islame të Stambollit.Xhamia është quajtur xhamia e kaltërt masi është e dekoruar me pllaka blu dhe të bardha që formojnë motive të lules.Është e këshillueshme që të mbulohet koka me një kapele ose vello kur vizitoni Xhamine Blu.“Pallati Topkapi”-ky muze është i vendosur në një nga muret që e rrethojnë Stambollin.Në të kaluaren ishte pallati ku banonte njeri prej sulltaneve të perandorisë osmane.



Shumë i dashur për vizitor është edhe Bosfori,ku gjatë lundrimit në Besfor ju mund të zbuloni pallate të shumta,fortesa,shtëpi tradicionale osmane,gjithashtu uren e Bosforit dhe uren e Fatih Sulltan Mehmetit.
Pazaret e Stambollit-Pazari i madh në Stamboll është një nga pazaret më të vjetër dhe më të medhenj në botë,një shpellë me thesare të vërtetë.Pazari është një labirinth rrugësh të vogla plotë me stenda që shesin qilima,batanje, rroba etj.
Edhe tregu egjiptian në Stamboll është mjaft i frekuentuar.
Ështe një nga shtatë emiratet e Emirateve te Bashkuara.Çdo vit vizitohet nga rreth 7.6 milionë turistë.Topografia e Dubait është ndryshe nga shumë pjesë jugore të Emirateve te Bashkuara Arabe ku peisazhi i Dubait përbëhet nga shkretëtirat me rërë dhe shkretëtirat me zhavorr nga të cilat kjo e fundit dominon pjesën më të madhe jugore të shtetit.
Atë e bëjnë më magjik  :
  • "Metro stacioni AL Fahidi"- i cili ka një shtrirje prej 23 km dhe përbëhet nga 18 stacione.
  • "Dubai Creek"- është një det që ndan qytetin në dy seksione kryesore Deira dhe Bur Dubai. Është element i rëndësishëm në krijimin e pozitës tregtare të Dubait,duke qenë porti kryesori i tregtisë së këtij vendi.


Pastaj monumentet e tilla si:Muzeu i Dubait,Kulla Burij Khalifa,Plazhi Jumeirah.




Qyteti ka një arkitekturë moderne,hotele dhe restorante ndër më luksozet,plazhet,si dhe qendrat e mëdha tregtare si dhe qendrat për:bizhuteri,argjentari,suvenire etj.
Po ashtu"Spektakli i mijëra dritave neon"apo siç njihet vendi ku perëndon dielli, është një nga karakteristikat e Shangait.
New York-i njohur ndryshe si kryeqyteti kulturor i botës është qyteti më i populluar në SHBA me një popullsi rreth 18.9 milion banorë.Ka një ndikim të madh në tregti,financa ,media,art,teknologji dhe arsim.
Monumentet e bukura e kanë bërë ndër vendet më të vizituara në botë me 8.7milion vizitorë në vit,ku ndër më të vizituarat janë:
  • "
  • Times Square" (Sheshi i New York )-që është një nga festimet më të famshme në periudhën e Krishtlindjeve e deri në Janar.






  • "Trader Brodway" -një ndër qendrat më të frekuentuara nga vizitorët në botë dhe njëherit ndër qendrat më të mëdha të indrustrisë së botës argëtuese.
  • "Rockefeller Center"-është koha e ftoftë e dimrit që e bënë këtë qender të mbledhë një numër te madh të vizitorëve.Ajo ndez pemen e saj madhështore dhe hap pistën e patinazhit,që është një tjetër atraksion shumë i dashur në këtë stinë.
  • New York ka edhe kolegje e universitete te njohura si:Universitetni e Kolumbias, Universitetin e New Yorku-ut,dhe Rockefeller University.
Kuala Lumpur mban vendin e pestë në renditjen e vendeve më të vizitura në botë.Ndodhet në Malejzi dhe ka 8.9 milion vizitorë në vit.Ky qytet është shtëpia e kullave Petronas, të cilat ishin ndërtesat më të larta në botë gjatë viteve 1998-2004.Qyteti përfshinë një hapësirë prej rreth 243 km2 dhe me popullsi prej 1.6 milion banorësh.Këtu turizmi udhëheqet nga vendet me llojlloshmëri kulturore,me çmime relativisht të ulta dhe me mundësi të mëdha për shoping.Destinacionet më të mëdha të turizmit të Kuala Lampurit janë : Merdeka Square,shtëpia e parlamentit,pallati kombëtar,ndërtesa e lartë e Kuala Lampur,muzeumi kombëtar etj.
Shtëpia e parlamentit është një ndërtesë komplekse ku grumbullohen anëtarët e parlamentit.Është e lokalizuar pranë liqenit Gardens dhe muzeumit kombëtar.Ndërtesa përbëhet nga dy pjesë kryesore dhe ka gjithsej 17 kate.Ndërtimi i saj ka kushtuar RM 18 milion.
Ndërtesa e gjatë e Kuala Lumpur është ndërtuar për të plotësuar nevojat e komunikimit dhe karakterizohet nga një antenë që arrin të kap deri në 421 metra larg.Kjo ndërtesë ka një kafaz shkallësh dhe një ashensor për të arritur deri në pjesën më të lartë të ndërtesës.Është pika më e lartë në Kuala Lumpur dhe është e hapur për publikun.





Pallati kombëtar (Istana Negara) përfshinë një zonë prej 50.000 m².Është ndërtuar nga një milioner kinez i asaj zone.Në fillim është quajtur shtëpia e madhe dhe është shfrytëzuar si rezidenca e guvernatorit japonez të asaj kohe.Më pas ajo është shfrytëzuar për një ekspozitë mbretërore dhe më shumë se 314.757 njerëz vizituan atë.Oborri përfshinë një zonë me lule dhe bimë të llojllojshme dhe një pishinë.Në hyrjen kryesore ndodhet një pikturë që është mjaft e adhuruar nga vizitorët.Tërë zona përrreth pallatit është e fortifikuar.
Kullat binjake Petronas deri në vitin 2004 ishin ndërtesat më të gjata në botë.Motivet e interierit janë një reflektim i mjeshtrisë së punës me dorë që është traditë e asaj zone dhe e ndërthurjes së modeleve prej çeliku dhe qelqi të kombinuara në mënyrën më të mirë të mundshme duke japur pamjen e një ndërtese islamike.Ka gjatësi prej 452 metra dhe ka 88 kate.Kulla e parë është plotësisht e zaptuar nga një numër i filialeve dhe kompanive të saj,përderisa hapësira më e madhe e zyrave në kullën e dytë është e lirë për t'u dhënë me qera për kompanitë tjera.
Këto që u përmendën e shumë e shumë elemente tjera me rëndësi të mëdha kulturore e rendisin Kuala Lumpur si vendin e pestë më të vizituar në botë.
Singapori ka 9.7 milion vizitorë çdo vit.Renditet i katërti për nga numri i vizitorëve e disa nga arsyet që kanë ndikuar në një numër kaq të madh të vizitorëve do ti japim në vazhdim.Është një vend aziatik me llojllojshmëri kulturore,me shumë gjuhë dhe shumë religjione.Një lokacion i rëndësishëm që ia vlen te vizitohet në Singapor është në qendër të Chinatown në të cilën ndodhen më shumë se 100 tezga ku mund të furnizohesh me një laramani ushqimesh lokale të Singaporit.
Një prej evelimenteve më të rëndësishme qe mbledh një numër të madh të vizitorëve është festivali i ushqimit,ku shumë kuzhinjer të talentuar lokal dhe internacional demonstrojnë specialitetet e tyre.Ky është një festival i jashtëzakonshëm që tërheq në numër rekord vendasit dhe turistët.







Më pas vjen rruga Orchard që ka qendrën tregtare me një sipërfaqe prej 66.000 m² , të mbushur me emërtime të firmave luksoze,markave të larta,galeri artesh dhe restaurante të klasit të lartë.Labelat kryesore mbajnë emrat e këtyre firmave : Dior,Louis Vuitton dhe Ermenegildo Zegna.Për ata që se dinë kjo është rruga në të cilën ndodhet dyqani më i madh i firmës Prada në mbarë Azinë.Ky dyqan është dizajnuar nga arkitekti Roberto Baciocchi,ka një sipërfaqe prej 1200 m² dhe ka dy kate.Dyqani ofron produktet më të fundit nga Prada siç janë çantat,aksesorët dhe këpucët për femra dhe meshkuj.
Sa i përket jetës së natës ne Singapor mund të frekuentosh një numër të madh të klubeve të natës qe të ofrojnë një koleksion drithërues dhe argetim pa fund.Përpos muzikës ekziston një laramani ushqimesh që mund t'i konsumosh edhe natën për shkak se ekzistojnë një numër i madh i restauranteve që qëndrojnë hapur deri vonë.Pa marrë parasysh se a kërkon ndonjë meze të lehtë apo diçka pak më të rëndë për të rikuperuar energjinë e humbur nga argëtimi në klube mundësitë për zgjedhje janë të shumta.
Përpos historisë,kulturës,njerëzve,shopingut dhe ushqimit ka ende më shumë tipare që qytetin e lulëzuar të Singaporit që e bëjnë të jetë atraktiv dhe tërheqës për vizitorët.
Bangkoki është kryeqyteti i Tajlandës dhe vendi më i vizituar në Azi me 10.2 milion turistë në vit.Ka një sipërfaqe prej 1568.7 km2 dhe popullësi prej mbi 8 milion banorësh.Ato çka njihen më tepër për këtë qytet janë muzeumi kombëtar i Bangkokut dhe tempujt budiste brenda pallatit madhështor. Mjediset për blerje,të frekuentuara si nga vendasit ashtu edhe nga turistët,fillojnë qysh nga dyqanet e vegjël e deri te qendrat e mëdha tregtare siç janë Chatuchak Weekend Market dhe Taling Chan Floating Market.
Ndërtesat e pallatit që përfshijnë Amanta Samakhom Throne Hall dhe Ratchadamneon Avenue refkektojnë influencën e bollshme në arkitekturën evropiane të asaj kohe.Zyrat kryesore të qeverisë shtrihen përgjatë kësaj rruge sikur edhe Democracy Monument.Më pas pjesë e rëndësishme e kulturës së këtij vendi është edhe Victory Monument ,i lokalizuar ne qendër të një rrethi të trafikut.Pjesë e këtij monumenti janë pesë statujat që përfaqësojnë ushtrinë,marinën,forcat ajrore,policinë dhe burokracinë civile.Ato janë të ndërtuara në një stil standart perëndimor heroik nga skulptori Cerrado Feroci,i cili nuk e pëlqeu kombinimin e punës së tij me lapidarin prandaj monumenti u quajt ndryshe "fitorja e vështirësisë".










Siam Ocean World është një nga akuariumet më të mëdha në Azi dhe njëkohësisht një vend mjaft atraktiv për të huajt.Ky akuarium përfshin afërsisht 10.000 m² me qindra specie të ndryshme në një shfaqje ekzibicionale brenda 5.000.000 litrave ujë ku ndodhen ato.Vizitorët mund të shohin grabitçarët vdekjeprurës ne tunelin nëntokësor prej qelqi.Eksitojnë diku rreth 30.000 mijë gjallesa brenda këtij akuariumi duke e vendosur atë si një nga vendet më atraktive të qytetit.
Londra është qytet me një sipërfaqe prej 1,570 km2.Ekzistojnë një mori elementesh kultrurore dhe atraktive që e arsyetojnë pozicionimin në vend të dytë me 14 milion vizitorë çdo vit.Ndërtesat e Londrës janë aq të llojlloshme sa që nuk mund t'a përcaktosh ndonjë stil arkitektural të veçantë për ndërtimin e tyre e sidomos për shkak se kanë vite të ndryshme të ndërtimit.Në hapësirat e dendura ,koncentrim më i madh i vizitorëve është arritur te ndërtesat e larta.Disa prej tyre qe veçohen më shumë janë 30 St Mary Axe,Tower 42,Broadgate Tower dhe One Canada Square.
Muzeu britanik i cili i dedikohet kulturës dhe historisë është një nga muzetë më të mëdha dhe gjithëpërfshirës.Ai u ndërtua në vitin 1753 ,por për publikun u hap për herë të parë ne vitin 1759.Ai është unik për atë se në të njëjtën ndërtesë është strehuar edhe muzeu kombëtar i gjërave antike por edhe biblioteka kombëtare.Ndërtesa ka 44 shtylla me gjatësi 14m.Në pjesën e sipërme të hyrjes kryesore janë 15 figura alegorike.Diku rreth 100 galeri janë të hapura për publikun duke përfshirë 3.2 km nga hapësira për ekspozitë.
Pas kësaj vjen syri i Londrës që padyshim është një nga elementet më të njohura në mbarë botën.Është një rrotë gjigande e vendosur në brigjet e lumit Temza.Struktura e tërë është 135m e gjatë dhe rrota ka një diametër prej 120m.Ajo vizitohet nga më shumë se 3.5 milion njerëz në vit.Njëkohësisht ajo paraqet edhe pikën më të lartë publike të qytetit.Në fillim ajo u quajt British Airways London Eye e më pas Merlin Entertainments London Eye ndërsa emri zyrtar i saj është Energy London Eye.Zyrtarisht ajo u hap nga Tony Blair me 31 dhjetor 1999 mirëpo për publikun ajo nuk u hap deri në mars të vitit 2000 për shkak të disa problemeve teknike.
Ndërtesa e Londrës (Tower of London) është një kështjellë historike në veri të brigjeve të lumit Temza.Ajo është bërë një nga krijimet më atraktive turistike dhe qysh nga koha e Elizabetës ishte pjesë e shumë shkrimeve nga të huajt.Kulla e bardhë që është pjesë e saj ka përmasa 36 me 32 metra në bazë dhe një gjatësi e cila arrin deri në 27m në pjesën jugore të murit mbrojtës.Struktura origjinale e saj ka 3 kate,që përbëhen nga një dysheme në bazament dhe një hyrje për secilin kat.
Muzeu Victoria and Albert është muzeu më i madh në botë për artin dekorativ që mban një koleksion prej më shumë se 4.5milion objekteve.Është emëruar për nder të mbretëreshës Viktoria dhe princit Albert.Përfshin një sipërfaqe prej 51,000 m2 dhe 145 galeri.Koleksioni përfshin artin e 5000 vjetëve qysh prej kohës antike e deri në ditët e sotme.Gjërat që mban ky muze siç janë: gjërat nga qeramika,qelqi,tekstili,argjendi,veshjet e ndryshme,stolitë,mobiljet,skulpturat,vizatimet,fotografitë e shumë e shumë të tjera janë prej atyre më gjithëpërfshirëse në botë.






Parisi i ashtuquajtur "qyteti i dashurisë" konsiderohet si qyteti më i vizituar në mbarë botën me 14.8 milion vizitorë në vit.Ka sipërfaqe prej 105.4 km2 .Tre nga monumentet më të famshme pariziane janë katedralja Notre Dame e Parisit e shekullit të 12-të, Harku i Triumfit dhe Kulla Eiffel.Poashtu është edhe pallati Garmier në të cilin ndodhet opera e Parisit dhe baleti i Parisit dhe pallati i Luvrit që tani është një nga muzeumet më të mëdha në botë.Dy prej lulishteve me të vjetra dhe më të famshme pariziane janë lulishtja Tuileries e krijuar mbi brigjet e Senës pranë Luvrit dhe lulishtja e Luksemburgut që i përkiste pallatit të ndërtuar për Marie de Medici.Padyshim që këto janë një pjesë fare e vogël e asaj çka ofron qyteti i dashurisë.
Kulla eiffel përbën simbolin madhështor të parisit.U ndërtua në vitin 1889 nga mekaniku Gustavo Eifel.Kulla është e ndërtuar prej çeliku dhe është monumenti më i vizituar në botë me pagesë.Ajo është ndërtesa më e gjatë në Paris me gjatësi prej 324m.Poashtu është ndërtesa më e madhe në botë e ndërtuar nga dora e njeriut.Kjo kullë ka tri nivele për vizitorë dhe biletat mund të blihen për tu ngjitur me shkallë apo ashensor në nivelin e parë dhe të dytë.Niveli i parë dhe i dytë përfshijnë restaurante,ndërsa niveli i tretë është i arritshëm vetëm me ashensor.Këmbët e kullës janë të vendosura në katër pikat e horizontit me distancë 125m nga njëra tjetra.Kulla peshon 10.000 ton.
Katedralja Notre Dam konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze.Shumë statuja të vogla janë të vendosura përrreth për të shërbyer si shtylla mbështetëse.Statujat ishin ngjyrosur në mënyrë origjinale sikurse edhe shumica e pjesës së jashtme.Katedralja ka një tatëpjetë të ngushtë me 387 shkallë deri në majë të shkallëve spirale.Ndërtesa përfshinë 5 këmbana të kishës.Këmbana Bourdon peshon 13 ton dhe gjithmonë tingëllin e para,së paku 5 sekonda para të tjerave.Në janar të këtij viti janë sjellë në katedrale 9 këmbana të tjera të dizajnuara në atë mënyrë që ti përputhen plotësisht kualitetit dhe peshës së këmbanave origjinale.
Harku i triumfit është një nga monumentet më të famshme franceze.Harku i triumfit nderon ata të cilët luftuan dhe vdiqën për Francën gjatë revolucionit francez dhe luftërave të Napoleonit.Monumenti ka gjatësi 50m dhe gjerësi 22m.Harku i madh ka gjatësi 29.19m dhe gjerësi 14.62m.Për një kohë qëndroj si harku më i madh në botë.Në pjesën e sipërme me skulpturat plot shkëlqim të luftëtarëve janë 30 mburojat e gdhendura me emrat e revolucionarëve më të mëdhenj.
Bukuritë mbresëlënëse,ndërtesat gjigande e atraktive,muzetë kulturorë e shumë mrekulli të tillë e bënë Parisin vendin më të vizituar në botë.