Jump to content

Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Arkeologjia Industriale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arkeologjia Industriale

[Redakto nëpërmjet kodit]


Arkeologjia Industriale ështe një botim me autorë Ilir Parangoni.

Libri ka 170 faqe dhe është njerrë në treg në dhjetor 2012.

Parathënia e librit është bërë nga Brian Ayers.

Zhvillimi industrial mbërriti vonë në Shqipëri. Në prag të Pavarësisë, njëqind vjet më parë, vendi ishte në thelb një ekonomi bujqësore. Ndërkohë që qytetet e pakta kishin një klasë të vogël tregtare në zhvillim, shfrytëzimi i pasurisë ekzistuese dhe asaj potenciale në shtetin e ri u përqendrua kryesisht në aktivitetet tradicionale të bujqësisë dhe peshkimit, të plotësuara nga aktivitete të përafërta, si prodhimi i kripës. Zhvillimi i vonuar industrial, megjithatë, nuk barazohet me një zhvillim të parëndësishëm. Përkundrazi! Shqipëria është një vend i ri, po ajo tashmë ka një histori të pasur dhe të gjallë, e cila është një mikrokozmos i historisë shpesh të tmerrshme të Evropës në shekullin e 20-të. Për më tepër, rruga e këtij vendi në zhvillim mund të studiohet përmes rënies, rritjes, dhe kohët e fundit, rigjallërimit të saponisur të ekonomisë së saj industriale.

Në të vërtetë, mund të argumentohet se monumentet industriale të Shqipërisë kanë një rëndësi më të madhe të drejtpërdrejtë për shumicën e shqiptarëve bashkëkohës, sesa thesare të tilla të rëndësishme kombëtare si Berati, Butrinti apo Gjirokastra. E shkuara helenistike, romake, bizantine, veneciane dhe otomane e Butrintit është një burim mahnitjeje, që vlen për t’u admiruar, por nuk është diçka me të cilin njerëzit arrijnë të identifikohen. Ky është produkt i të tjerëve, atyre perandorive dhe popujve të cilët pushtuan Shqipërinë dhe e përdoren atë, shpesh për përfitime. Në të kundërt, trashëgimia industriale e vendit është diçka që është krijuar dhe përdorur nga vetë shqiptarët. Industria ndihmoi në formimin modern të vendit, të vetëdijes dhe kuptimit rreth rolit të industrializimit; ndërsa monumentet që ajo ka lënë pas dhe komunitetet që ajo ka arritur të ndërtojë, i krijojnë mundësi shoqërisë moderne që të njohë më mirë veten dhe të marrë vendime të informuara për të ardhmen e saj.