Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Halil Matoshi - Nje biografi e shkurtë
Halil Matoshi: Një biografi e shkurtë
[Redakto nëpërmjet kodit]I lindur më 1961 në Gmicë të Kamenicës (Kosovë). Është diplomuar në Fakultetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji në Universitetin e Prishtinës (me titull profesor i filozofisë dhe sociologjisë – sistemi katërvjeçar).
- Ka punuar gazetar në gazetën e studentëve “Bota e re” 1984-1986; - Gazetar, redaktor dhe kryredaktor në “Zëri i rinisë” 1986-1988; - Redaktor dhe Kryredaktor në Javoren Shqiptare “Zëri” 1988 -2004; - Readaktor dhe Kryredaktor në gazeten “Lajm” 2004-2006; - Redaktor në gazeten Express 2006-2008; - Redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën KOHA Ditore 2008 – 2011; - Kolumnist i rregullt në gazetën KOHA Ditore 2011 – vazhdon ende; - Ekspert për analizë politike (Monitorimi i Kuvendit të Kosovës) në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) 2012; - Është anëtar i bordit të Lëvizja “Fol” nga viti 2011;
- Shkruan poezi, tregime, eseistikë&publicistikë dhe studime filozofike e letrare.
- Ese dhe studime ka botuar në Revistën për art, kulturë e filozofi “Sheshi”, në “Jeta e re”, KOHA Ditore Shtojca për kulturë).
- Është autor i librave:
1. “Frymë varresh në dallgore” (poezi), ‘bota e re” 1988; 2. “Udhëtim nëpër ëndërr të keqe” (libër mikst), 1994; 3. “Lajmësi memec” (tregime) 1996; 4. “Udhëtim nëpër zgjëndërr të keqe (ditar lufte dhe ese) 2000; 5. “Hija e Krishtit” (poezi), 2004. 6. “Katedralë letre” (Studime, ese dhe portrete, 2012) 7. “N’zanafillë”, poezi (në shtyp); 2013; 8. “Pesë breza ushtarë Kosove” – monografi (në shtyp), 2013;
- Poezi të tij janë përkthyer në gjermanisht (Lichtungen, Grac, 2006); spanjisht në Mexico, 2010; rumanisht (Bukuresht, 2006); greqisht, 2011; anglisht, Prishtinë;
Matoshi më 1990 së bashku me Blerim Shalën, Ylber Hysen, Astrit Salihun, Mufail Limanin, Hysen Gashin etj. ka qenë bashkëthemelues i organizatës demokratike “Parlamenti rinor”, ndër të parat organizata që thyen njëmendësinë totalitare në Kosovë. Atëbotë nga një gjyq komunist në Prishtinë u akuzua së bashku me tetë pjesëtarë tjerë të kësaj organizate për “cenim te rendit kushtetues” dhe “thirrje për kryengritje” – dhe pas dy javësh në arrest – në burgun e Prishtinës, Gjykata e Apelit e Kosovës i liroi nga akuza, mirëpo Gjykata Federale e Jugosllavisë e riktheu lënden në rishqyrtim. Jugosllavia federale u shpërbë ndërkohë – por ky gjyq nuk u mbajt kurrë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë (maj 1999) është marrë peng lufte nga forcat serbe të sigurisë dhe është mbajtur pa gjyq në një kamp përqendrimi në Lipjan (Kosovë) dhe në Pozarevac (Serbi) deri në shkurt 2000 – kur me intervenimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe komiteteve të ndryshme ndërkombëtare të lirive dhe të Drejtave të Njeriut është liruar. Aktualisht shkruan kolumne javore në gazetën e përditshme të Prishtinës, “Koha Ditore.”