Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/NAIM FRASHERI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vendos përmbajtjen e materialt në vazhdim...

Zona Operative e Drenicës Zona Drenicës, është Zona e Parë Operative e UÇK-së, në fakt ishte zona ku lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu po i viheshin themelet e forta UÇK-së, prej nga pastaj po shtrihej në tërë Kosovën. Qendra e parë e kësaj zone ishte Prekazi prej nga ishte edhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari. Më pas një kohë do të jetë në Llaushë, në Açarevë e më vonë do të përqendrohej në Likoc. Likoci për një kohë ka qenë qendër e fuqishme e UÇK-së. Një kohë më të shkurtër qendër me ndikim kanë qenë Abria – Lagjja e Demakëve dhe kulla e Daut Halilaj në mes të Tërdecit e Baicës.

Komandant i Zonës Operative të Drenicës ka qenë Sylejman Selimi deri në fund të shkurtit të vitit 1999, kur kjo detyrë i kalohet Sami Lushtakut. Pas kësaj kohe Sylejman Selimi shkon në detyrën e re për Komandant të Përgjithshëm të ShP të UÇK-së. Në komandën e kësaj zone me detyra të larta ushtarake kanë qenë komandantë të dalluar të UÇK-së si: Fehmi Lladrofci, Mujë Krasniqi, Iliaz Kodra, Abedin Rexha, Rasim Kiçina etj. Në këtë zonë janë zhvilluar luftimet e para, luftime të rrepta e të pandërprera për gati dy javë. Këtu Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka ruajtur vazhdimësinë e saj të pandërprerë. Në luftime është dalluar sidomos Brigada 111 – “Adem Jashari”. Ky ishte formacioni më i profesionalizuar i UÇK-së, bazat e të cilit i vuri komandanti – Adem Jashari, që e vazhdoi më vonë Bekim Berisha, i njohur me emrin e luftës Abeja. Kontribut të çmuar në ngritjen profesionale të këtij formacioni dhanë edhe: Rasim Kiçina, Besim Mala, Jahir Demaku etj.

Në këtë zonë UÇK-ja e kishte të organizuar mirë shërbimin shëndetësor: aty ishte spitali ushtarak ku kryheshin shumë shërbime kirurgjike. Nga shumë mjekë të kësaj ane, por nuk mungoi ndihma as nga Fakulteti i Mjekësisë prej të cilit u bënë shërbime me devotshmëri. Ne këtë rast vlen të theksohet kontributi dhe puna e palodhshme e kirurgut, Fadil Beka. Në krye të detyrës do të bie në Gradicë, ku edhe kishte lindur, mjeku Lec Uka. Ndërsa është humbur pa gjurmë veprimtari politikë dhe mjeku humanitar, Hafir Shala nga Krojkova e Drenasit.

Në qendrat e kësaj zone janë mbajtur takime të rëndësishme politike dhe diplomatike, që kanë qenë e kanë mbetur tepër të rëndësishme për historinë tonë moderne. Këtu do të veçoja takimin e ambasadorit K. Hill me Rexhep Selimin, Bislim Zyrapin, Sylejman Selimin e Shaban Shalën dhe takimin e janarit 1999, ndërmjet ShP të UÇK-së (Jakup Krasniqi, Sokol Bashota, Ramp Buja, etj.), dhe delegacionit të MVK-së, i cili kryesohej nga W. Walkeri, K. Hilli, V. Petriçi etj. Zona Operative e Drenicës, mund të themi se të veçantë ka pasur kohëzgjatjen e operacioneve luftarake, masivizimin e ushtrisë dhe përfaqësimin e luftës çlirimtare nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Karakteristike për këtë zonë është edhe rënia në barrikadat e luftës çlirimtare të katër komandantëve të brigadave, si: Abedin Rexha-Sandokani – komandant i Brigadës 112, Fehmi Lladrofci – komandant i Brigadës 113 dhe Ilaz Kodra komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”. Këto rënie tregojnë më së miri karakterin luftarak të komandantëve të UÇK-së.