Jump to content

Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Plazhi i Tales

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumë kënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet dendur nga pushues edhe përtej Shqipërisë. Ndërtimet janë fare të rralla,po edhe ndonjë që ngre krye në këtë zonë pak të njohur është realizuar larg bregut, pa e cenuar hapësirën e rërës. Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 3 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100-në 150 metër. Ai ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Laç - Lezhë është një plazh mjaft i frekuentuar nga pushuesit Kosovarë dhe ata të zonës. Zhvillimi duket se po merr hov falë rrugës së re, ndërtimi i së cilës ka vetëm pak ditë që ka përfunduar. Nga ana tjetër institucionet rajonale, prefektura, drejtoria e shëndetësisë, spitali, policia e rendit dhe ajo rrugore kanë hartuar planet e tyre të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik , për të garantuar shëndetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhë, Shëngjin dhe Tale Cdo fundjavë plazhi i Tales frekuentohet nga të paktën 20 mijë pushues, ndërsa pritet që ky numër të shkojë drejt rritjes. Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. Ndërsa një tjetër thotë “Sot për sot më duket plazhi më i pastër. Për fundjavë është mjaft i mirë. Vijmë këtu me fëmijë të vegjë, është mjaf qetë”.


Plazhi tale


Si te shkoni ne Tale

Si te shkoni