Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/SculpFest

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sculp Fest është festival ndërkombëtar i skulptures që mbahet në Prizren, dhe ka tri departamente: ''Sculp’ice'', ''Sculp’edu'' dhe ''Sculp’biennale''. Përderisa dy të parat ("Sculp’Ice" dhe "Sculp’Edu") zhvillohen çdo vit, "Sculp’Biennale" mbahet cdo dy vjet. Ideja kryesore e këtij festivali është që të krijojë hapësirë për artistët e rinjë vendas dhe një mundësi të shprehjes nëpërmjet gjuhës, të cilën ata më së miri e njohin.Sculp Fest është i pari dhe i vetmi i tillë, jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Ballkanin. SculpFest si festival i skulpturës (por pa skulpturë në të), përgjatë organizimeve ne kater edicionet, kishte për qëllim të trajtonte tema aktuale me aktivitete të ndryshme artistike vetëdijesuese, ku skulptura shihej dhe trajtohej në dimension më të gjerë përmabjtësor. Deri me tani SculpFest eshte organizuar ne kuader te misionit te Leo’s Art Organisation, ndersa qe nga viti 2015 do të organizohen në kuadër të Autostrada Biennale.Organizata dhe emri ndryshojne si rrjedhoje e një nevoje për ta krijuar një “Biennale të Artit Bashkohor” me një bord të ri dhe me një panel kuratoral që përbehet nga artistët vendas dhe ndërkombëtar. Me identitetin e ri organizata merr emrin “Autostrada Biennale” I.C.A.B. (International Contemporary Art Biennale). Autostrada Biennale është një ngjarje Internacionale e Arteve Multidiciplinare e cila ne vete do të ngerthej festivale të fushave të ndryshme në kuadër të artit bashkohor ku do të shtjellohen tema aktuale socio-kulturore.


Sculp'Ice 2015 eshte vazhdimi I edicionit te katert te Sculp Fest-it , I planifikuar te organizohet nga 1-3 Maj 2015 ne Prizren , duke I dhene nje permbyllje ten je cikli te suksesshem te ngjarjeve artistike te perfshira por jo te kufizuar në: prezantimin e krijimeve të ndryshme nga artiste te ndryshem , seminare, shfaqje muzikore, etj të gjitha këto ngjarje kanë frymëzuar rrugën për organizimin e Bienales së Artit Bashkëkohor "Autostrada Bienales" 2016/2017. Në veçanti, Sculp'Ice është një lëvizje drejt promovimit të shtetit të Kosovës në nivel global dhe në paralel një thirrje për të promovuar artistë në rajon. Arti bashkëkohor është parë që të jetë një nga dirigjentët më të mirë të mesazheve të paqes. Këto janë mesazhet më efektive të cilat i ndihmojn synimet e Kosovës për njohjen dhe afirmimin ndërkombëtar.

Sculp'Edu 2014 filloi më 3 shtator 2014 edicionin e tij të tretë, me fokus të veçantë në mbrojtjen e mjedisit, promovimin e kulturës dhe të arkitekturës në qytetin e Prizrenit dhe inkurajimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e kulturës, sidomos atë të skulpturës.Me pjesëmarrjen e nxënësve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, Sculp'Edu zhvilloi aktivitete të ndryshme në Mullin-Marash në Prizren. Me këto aktivitete Sculp'Edu synon të krijojë hapësirë për shprehjen e talentit nga të rinjtë në artin e skulpturës, duke adresuar çështjet sociale, për të zhvilluar krijimtarinë e fëmijëve të shkollave fillore përmes aktiviteteve të ndryshme, për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet përdorimit të materialeve të riciklueshme, etj Ceremonia e hapjes Sculp'Edu do ta ndjek debatin "Kaosi i Mjedisit në Kosovë" me një panel drejtues nderuar.

http://sculpfest.com/

http://www.norway-kosovo.no/News_and_events/Policy/International-Sculpture-Festival-SCULPFEST/#.VXbe9NKqqko

http://gazetajnk.com/?cid=1,964,4682

http://www.sot.com.al/kultura/festivali-i-skulptur%C3%ABs-n%C3%AB-akull-drejt-%E2%80%9Csculp%E2%80%99biennale%E2%80%9D-s%C3%AB-par%C3%AB