Wikipedia diskutim:Fillimi (Më shumë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Fillimi (Më shumë). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Mahalla E Sheqerave[Redakto nëpërmjet kodit]

‘’’Mahalla e sheqerave’’’ eshte nje pjesë e qytetit te vushtrrise ku mund te themi qe eshte pjesa(mahalla) me e populluar e qytetit dhe me e njohura ku mahalla e sheqerave fillon qe nga banesat e bardha tek shkolla e policise ne vushtrri e vazhdon deri tek udhkryqi tek kosova petrol(ina). ‘’ mahalla e sheqerave’’ ndryshe njihet edhe si sugga hood ne gjuhen angleze Feriz Ferizi (diskutimet) 12 janar 2020 03:02 (CET)[reply]

Mali I zi[Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbajtja� Kufizimi me shtete dhe harta e Malit të Zi Gjuhët dhe etnitë Kushtetuta Pushteti ekzekutiv Pushteti legjislativ Disa nga partitë politike në Mal të Zi Statistika nga zgjedhjet në vitin 2016

Mali i Zi ndodhet në pjesën juglindore të Ballkanit Perëndimor.
Sipërfaqja e vendit është 13.812 km², popullësia është 635.000   banorë dhe dendësia 45 banorë km2.
Kryeqyteti i Malit të Zi është Podgorica me 139 mijë banorë.
Në referendumin e 21 majit 2006 Mali i Zi u pavarësua. 	


Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, statusi i shtetit nuk mund të ndryshohet pa një referendum, i propozuar nga presidenti në parlament. Faktorët që sollën shpërbërjen e Unionit Serbi- Mal i Zi u thelluan sepse nuk mund t i zgjidhnin të gjitha sfidat në marrëdhëniet midis republikave dhe dallimet strukturore midis dy republikave. Ndaj u iniciua referendumi nga Presidenti Filip Vujanoviq, dhe pjesëmarrja në referendum ishte 86.5%. Me 3 qershor 2006 u shpall pavarësia e Malit të Zi, ndërsa me 28 qershor të po këtij viti u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Legjislativi Autoriteti legjislativ pasqyrohet në parlamentin unikameral të Malit të Zi i cili përbëhet nga 81 deputetë të parlamentit. Përfaqësuesit zgjidhen më zgjedhje të rregullta shumëpartiake, pas çdo katër vjetëve. Mali i Zi ka një zonë zgjedhore. Parlamenti i Malit të Zi ka mbajtur mandatin e tij 4 vjeçar vetëm dy herë.

Pushteti ekzekutiv Qeveria ka monopolin e pushtetit ekzekutiv. Kryeministri përfaqëson Qeverinë dhe kryeson punën e saj. Kryeministri vjen nga shumica, por këtu procesi kryhet në një hapësirë kohore më të madhe.

Kompetencat e presidentit : Përfaqëson Malin e Zi brenda dhe jashtë vendit; Komandon Ushtrinë në bazë të vendimeve të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë; Ndan dekoratat dhe mirënjohjet e Malit të Zi;

Jep amnisti;

Shpall zgjedhjet për Kuvendin; I propozon Kuvendit: mandatarin për formimin e Qeverisë Shpall ligjet me urdhëresë

Gjyqesori Gjykata është autonome dhe e pavarur. Ajo gjykon në bazë të Kushtetutës, Ligjit dhe Kontratave Ndërkombëtare të ratifikuara dhe të publikuara. Funksioni i gjyqtarit është i përhershëm.


Gjykata Supreme është gjykata më e lartë në Mal të Zi, ajo siguron zbatimin e njëjtë të ligjeve nga ana e gjyqeve. Këshillit Gjyqësor përbëhet nga kryetari, katër gjyqtarë që i zgjedh dhe i shkarkon Konferenca e Gjyqtarëve; dy deputetë që i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi nga radhët e shumicës parlamentare dhe opozitës, dy juristë me famë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Presidenti i Malit të Zi dhe Ministri i drejtësisë. Përbërjen e Këshillit Gjyqësor e shpall Presidenti i Malit të Zi. Në Mal të Zi, partitë politike shqiptare të cilat u formuan pas sistemit monist dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ishin: Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e cila u themelua në vitin 1990 dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i formuar në vitin 1993. Të dyja këto parti politike u formuan në Tuz dhe Ulqin, si qytete me shumicë shqiptare.. E diela e 3 marsit 2019 do të mbetet në historinë e shqiptarëve në komunën Tuz të Malit të Zi. Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare. Me kryetar Nik Gjeloshaj.�







.